Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

Djegia nga Dielli

Pershendetje te nderuar lexues,

Ne kete shkrim te sotem kemi menduar t’ju tregojme per Djegien nga Dielli edhe pse vera kaloi. Ndoshta, veren tjeter do ju nevojiten keto keshilla te vogla e praktike qe ju ofrojme me artikullin e sotem.

Te gjitheve na pelqen te shfrytezojme diellin ne maksimum kur marrim pushimet e veres, sidomos femijet. Loja ne det, qendrimi ne rere, pse jo dhe gjumi i shkujdesur, te gjitha “na e marrin mendjen” dhe ne harrojme te ruhemi sepse duam ti shijojme ne maksimum. Perfundimi “lekure e djegur nga dielli i tepert”, dhe me mijra qortime nga familjaret.

Ne te vertete, djegia nga dielli eshte nje tip djegie e origjines rrezatimi, si rezultat i ekspozimit te tepruar ndaj rrezeve ultravjollce (ultraviolet-UV) me origjine nga dielli.

Cilet jane shkaqet qe cojne ne djegien e lekures?

Jane 2 tipe te rrezatimeve diellore UVA dhe UVB qe shkaktojne demtime te lekures, sidomos kur ekspozimi ndaj diellit eshte i tepruar dhe i zgjatur ne kohe.

Pervec djegieve te zakonshme, ne disa raste, ato mund te demtojne strukturen e ADN-se se qelizave te lekures, duke dhene ndryshime te vazhdueshme te cilat ne rastin fatal mund te cojne ne melanoma vdekjeprurese.

Jane disa faktore qe do te ndikojne ne shfaqjen e shenjave te djegies nga dielli:

  • Tipi i lekures suaj (sa me e bardhe aq me e predispozuar per tu djegur)
  • Intensiteti i rrezatimit diellor (sidomos ne oret e pikut te vapes)
  • Kohezgjatja e ekspozimit diellor (nese qendroni gjate gjithe dites ne diell te forte)

Shenjat e djegies nga dielli

Normalisht shenjat jane nga me te lehtat ne me te rendat ne varesi te shkalles se demtimit te lekures dhe shtresave nen te.

Ne djegiet e lehta, vihet re skuqja dhe ndjesia e djegies apo dhembjes se lekures.

Ne djegiet me te renda, lekura enjtet, behet me flluska. Ne te dyja rastet, pas disa ditesh, kur ajo skuqja largohet, lekura fillon te rripet e cila eshte nje menyre qe perdor lekura per te pastruar indin e vdekur (lekuren e djegur).

Nuk jane te pakta rastet kur personi me djegie te lekures nga dielli, mund te ndjeje shenjat e nje viroze te lehte:

  • pak rritje te lehte te temperatures,
  • ndjen ethe,
  • i dhemb koka,
  • i vjen si per te vjelle po nuk vjell,
  • ndjehet i dobet e kerkon te rrije shtrire apo qetesi me shume se heret e tjera.

Ne djegiet e renda dhe kur ka siperfaqe te madhe te lekures, pacienti humbet shume lengje, dhe ka dhe shenjat e dehidrimit: goja shume e thare, etje e theksuar, pakesim te urinimit, marrje mendsh, lodhje e tepruar.

Mjekimi ne shtepi i djegieve nga dielli

Gjeja e pare qe na shkon nder mend te gjitheve eshte ai Kosi i famshem qe mamaja apo gjyshet na i vinin ne kurriz ose na lyenin fytyren kur digjeshim ne plazh. Ne ate kohe, shume nga ne nuk e dinin akullin vecse nga Obodini i famshem qe s’dinte c’te mbante Brenda.

Kosi i pergatitur ne shtepi (apo Greek yoghurt qe shpeshhere perdoret ne zhargonin e sotem), ishte me ideali si mjekim per djegien e lekures nga dielli kur mungonte uji i ftohte apo akulli.

Me te vertete, mjekim behet ne 2 linja:

  • ulim skuqjen e lekures
  • lehtesojme dhimbjen

Kjo arrihet nepermjet:

  • perdorimit te kompresave te ftohta (jo akull). Apo dusheve te ftohta
  • dhe natyrisht Aloe vera eshte me i duhuri per ta vendosur per uljen e skuqjes. Pacientet e mi e kane perdorur si bime, duke e ftohur pak, dhe vendosin ate qullin Brenda aloe veres mbi lekuren e djegur.
  • Ngandonjehere edhe perdorimi i kremit Sulfadiazine mbi lekuren pa flluska mund te ndihmoje ne lehtesimin e djegies
  • Paracetamoli dhe/ose Ibuprofeni do ndihmojne ne lehtesimin e dhimbjes dhe ne uljen e asaj temperatures subfebrile qe vihet re

Nderkohe duhet te evitoni ne maksimum ekspozimin ne diell kur jeni djegur, sidomos te femijet e vegjel. Duhet te konsumoni sa me shume lengje sidomos uje, dhalle, lengje frutash te fresketa per te zevendesuar lengjet e humbura gjate djegies se lekures.

Parandalimi i djegies nga dielli

Gjeja me e mire eshte parandalimi i problemeve sesa menaxhimi i tyre, qe ndonjehere eshte edhe me i veshtire. Kjo merr shume vlere ne rastin e djegies nga dielli:

  • Evitoni qendrimin ne diell te forte: ora 10.00 paradite – 16.00 mbasdite
  • Perdorni kapele te rrumbullaketa me diameter te madh qe japin mundesine e krijimit te hijes dhe mbrojtjes jo vetem te fytyres por edhe shpatullave rreth e qark
  • Nese do ju duhet te qendroni ne diell ne keto orare, atehere vishni bluza me menge te gjate e pantallona te gjata
  • Perdorni syze mbrojtese ndaj rreze UV
  • Perdorni kremrat mbrojtes ndaj diellit: 30 minuta para ekspozimit ne diell, perdorini ne gjithe lekuren e ekspozuar. Mbani mend qe kremi duhet ta kete SPF (faktorin mbrojtes) > 30.
  • Rivendoseni kremin pas 2 ose 3 oreve ose me shpesh sidomos kur djersitini ose pasi jeni futur ne det.

Na shkruani nese do keni ndonje pyetje specifike rreth kesaj teme apo ndonje problem tjeter shendetsor.

Ju mirepresim!

About Dr.Albana GrecaNiveli 5

Dr. Albana Greca Sejdini , M.B.B.S., MMedSc Mjek Familje Detaje te Edukimit 2006 , Mjek i Pergjithshem, Fakulteti i Mjekesise Tirane 2011, Master i Shkencave Mjesore, Fakulteti i Mjekesise, University of Malaya, Malaysia Pjesmarres ne shume Aktivitete Akademike e Trajnime Mjekesore Brenda dhe Jashte vendit. 2007 - deri tani Urdheri i Mjekut te Shqiperise Mars 2010 - deri tani Anetar i Shoqates Malejziane te Parazitologjise dhe Mjekesise Tropikale. Korrik 2024 - tani Anetar i European General Practice Research Network

Follow Me