DISMENOREA(DHIMBJA MENSTRUALE)
Dismenorea ndryshe njihet si dhimbja ne forme pulsuese apo therese ne pjesen e fundit te barkut,qe eshte karakteristike e ciklit menstrual. Keto dhimbje mund te paraprijne ardhjen e ciklit,te vazhdojne per sa kohe do te zgjas cikli apo mund edhe te vazhdojne per disa dite pas tij(edhe pse duhet thene se kjo e fundit ndodh ne raste shume te rralla).
Per disa njerez kjo dhimbje mund te jete thjesht besdisese,ndersa per disa te tjere mund te pengoje aktivitetet e perditshme per disa dite cdo muaj.
Ne disa raste kjo dhimbje mund te jete si pasoje e disa semundjeve te sistemit riprodhues tek femrat, psh: endometrioza,fibromiomat,etj. Ndersa ne disa raste te tjera,qe bejne edhe pjesen me te madhe, kjo dhimbje vjen duke u ulur me kalimin e viteve apo edhe permiresohet pas linjdjes se nje femije.
SIMPTOMAT
Simptomat e dismenores(dhimbjeve menstruale) do te permendim :
- Dhimbje pulsuese/ngerce ne pjesen e poshtme te barkut
- Dhimbja mund te perhapet ne fund te shpines dhe ne pjesen e kofsheve
- Dhimbja fillon 1-3 dite para menstruacioneve, arrin kulmin 24 ore pas fillimit te menstruacioneve dhe largohet pas 2-3 ditesh
- Shoqerohet me te perziera ose/edhe te vjella
- Dalje jashte te shpeshte dhe ne trajt te squllet
- Djersitje te madhe
Ju mund te kontaktoni me mjekun tuaj nese:
- Dhimbjet menstruale prishin cilesine e jetes suaj
- Simptomat tuaja perkeqesohen ne menyre progresive
- Ju keni filluar te keni dhimbje te forta menstruale pas moshes 25 vjecare
CILET JANE FAKTORET E RRISKUT PER TE ZHVILLUAR DISMENORE?
- Mosha me e re se 20 vjec
- Puberteti i hershem(<11 vjec)
- Hemorragji(gjakderdhje) te shumta gjate ciklit menstrual(menorrhagia)
- Hemorragji e crregullt menstruale(qe zgjat me shume apo me pak se 28 dite)
- Nulipariteti(te mos zhvilluarit asnje shtatzani me pare)
- Histroria familjare per dismenore
- Stili i jeteses,duhanpirja,tj.
CILAT JANE DISA NGA PATOLOGJIT TE CILAT MUND TE BEHEN SHKAK PER ZHVILLIMIN E DISMENORES?
Gjate ciklit menstrual uterusi kontraktohet ne menyre qe te nxjerre jashte te gjithe murin/siperfaqen e mitres,qe bie cdo muaj. Dhimbjet menstruale te ketij lloji vijne si rrjedhoje e niveleve te larta te prostaglandinave, prandaj dhe ne keto raste perdoren barna qe frenojne aktivitetin e ketyre hormoneve si psh AIJS(ibuprofen,naproksen,etj).
Disa patologji qe mund te behen shkak per shfaqjen e dismenoreve jane:
- Endometrioza
- Fimbriomat uterine
- Adenomiomat
- Semundjet inflamatore pelvike(SIP)
- Stenoza cervikale
SI REALIZOHET DIAGNOZA E DISMENORES?
Si ne cdo semundje tjeter edhe ne rastin e dismenoreve merret ne konsiderate historia familjare nese personi ka pas dike tjeter ne familje qe ka vuajtur nga dismenorea. Realizohet nje ECHO abdominale per te pare per ndonje parregullsi ne strukturen e mitres, si ne rastin e fibromiomave. Merret nje tampon vaginal per te pare floren normale ne organet genitale,psh per te pare per infeksione vaginale. Histeroskopia eshte nje teknike diagnostike ku me ane te nje tubi te holle me drite, shikohet ne brendesi te mitres per cdo parregullsi te mundshme. Ne rastet kur ka nje patologji te rende qe mund te behet shkak per dismenore dhe jo vetem,mund te kerkohet edhe realizimi i CT(skanerit) dhe MRI(Rezonanca Magnetike).
TRAJTIMI I DISMENORES!
- AIJS/antiinflamatoret josteroid (ibuprofen,naproxen,etj) te merren ne doza te rregullta duke nisur 1 dite para ardhjes se ciklit menstrual deri ne 5 ditet ne vazhdim.
- Kontraceptivet oral, si implantet subdermale apo DIU me clirim hormonal brenda ne vagine.
- Nderhyrejt kirurgjikale kur patologjia nuk mund te trajtohet ne rruge kirurgjikale.
Kujdes per cdo medikament qe do te perdorni duhet me pare te konsultoheni me mjekun tuaj,per rreziqet dhe efektet anesore te mundshme!
Disa ndryshime shume te rendesishme qe duhet te beni ne stilin tuaj te jeteses!
- Ushtrimet fizike dhe banjat e ngrohta
- Akupunktura
- TENS/Stimulimi Elektrik Transkutan
- Dieta ushqimore si: vitamina E,B1,B6, magnez, omega-3, etj.
REFERENCAT
https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/menstrual-cramps/symptoms-causes/syc-20374938#:~:text=Menstrual%20cramps%20(dysmenorrhea)%20are%20throbbing,the%20discomfort%20is%20merely%20annoying.
https://www.hopkinsmedicine.org
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/books/NBK560834/