Register Now

Login


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login


Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

DIABETI

DIABETI

Cfare eshte diabeti ?

Diabeti eshte nje semundje kronike shume serioze , e cila perben nje problem shendetesor madhor ne mbare boten . Ne nje studim te bere ne SHBA eshte dale ne perfundimin se 9.4 % e popullsise atje vuante nga diabeti . Por me e rendesishmja ishte se rreth 1/3 e ketyre njerezve nuk ishin ne dijeni te faktit se vuanin nga kjo semundje . Cdo vit ne SHBA diagnostikohen rreth 1.5 milionraste te reja me diabet dhe rreth 84 milion amerikan eshte pare se vuanin nga nje situate e quajtur prediabet . Ne SHBA ne saj edhe te kerkimeve te shumta eshte pare se diabeti perben shkakun e shtate kryesor per numrin e larte te vdekshmeris .

Per cfare rrezikohen me shume personat e prekur nga diabeti ?

Personat e prekur nga semundja e diabetit rrezikohen nga : – semundje te zemres , – goditje ne tru , – verberi , – deshtim te funksionit renal , – semundje dentare , – amputim te ekstremiteteve te poshtme , etj . Duhet ti meshojme faktit se rreziku qe vjen nga kjo semundje mund te preki te gjitha grupmoshat , rracat dhe etnite .

Cfare jane prediabetiket dhe diabetiket ?

Prediabetiket . Nje person do te quhet prediabetik ne momentin qe vlerat e sheqerit ne gjak jane te larta , por jo ne ate nivel sa per tu diagnostikuar me diabet tip 2 . *Diabeti tip 2 ndryshe quhet diabeti melitus ose diabeti jo-insulinovartes dhe prek moshat e treta me se shumti . Ky lloj diabeti ka nje tendence te trashegohet ne brezat pasardhes . Bazuar ne studimet e bera deri ne ditet e sotme eshte arritur ne konkluzionin se ndryshimi i stilit te jeteses duke : – ulur peshen , – rritur aktivitetin fizik , – ndryshuar menyren e te ushqyerit ,etj , mund te vonoje ose edhe te parandaloje qe nje person prediabetike te kthehet ne diabetik .

Diabetiket . Diabeti eshte nje semundje ne te cilen sasia e sheqerit ne gjak eshte e nje niveli shume te lartense mesatarja . Ne saj te ushqimit qe konsumojme ne marrim sasite e duhura te sheqerit si burim energjie . Pankreasi eshte nje organ , i cili eshte shume i rendesishem per rregullimin e nivelit te glukozes ( sheqerit ) ne gjak dhe kjo realizohet ne saj te clirimit te nje hormoni te quajtur Insuline . . Insulina eshte ai hormon qe ndihmon ne kapjen e molekulave te glukozes nga qelizat e trupit . Dhe pikerisht kjo semundje kete problem manifeston , pra ose te prodhimit te sasive te insulines te pamjaftueshem ne organizem ose receptoret per kapjen e saj nuk funksionojne si duhet . E si rrjedhoje krijohet nje situate ku kemi grumbullimin e sasive te medha te glukozes ne gjak

Diabeti ka dy tipe :

Diabeti tip 1 . Ky lloj i diabetit ndryshe quhet diabeti insulinovartes ( kjo per shkak te mungeses se prodhimit te insulines nga qelizat B te Pankreasit ) , ai prek cdo grupmoshe por me se shumti shfaqet ne femijeri ose ne adoleshence . Trajtimi i ketij tipi te diabetit realizohet vetem ne saj te injektimit subkutan te insulines . Pra injektimi i insulines eshte primare , por ajo duhet te shoqerohet edhe me nje diete te rregullt ushqimore , aktivitet fizik , marrja e aspirines cdo dite , kontrollin e presionit te gjaku dhe kontrollin e kolesterolit .

Diabeti tip 2 .Ky lloj diabeti quhet ndryshe diabeti jo-insulinovartes dhe ai prek kryesisht moshat e rritura ,por nuk perjashtohet fakti qe mund te preki edhe femijet . Ne kete rast kemi nje rritje te rezistences se qelizave te trupit ndaj perdorimit te insulines , ku kryesisht muskujt dhe hepari nuk mund ta perdorin ashtu si duhet insulinen . Ne baze te stilit tone te jeteses dhe menyres se ushqyerit kemi prodhimin e insuline ne organizem , por me kalimin e viteve dhe kerkesave te larta te saj trupi nuk eshte me ne gjendje te prodhoj sasite e duhura te insulines . Mbi-pesha dhe pasiviteti ndaj aktiviteteve rrit rrezikun e shfaqjes se kesaj semundje . Trajtimi ne kete rast perfshin perdorimin e medikamenteve diabetike , aspirine , aktivitetet fizike , zgjedhjet e duhura ushqimore , etj .

Cilat jane simptomat e diabetit ?

Simptomat e diabetit tip 2 perfshijne :

Etje e shtuar
Rritje e debitit urinar
Uria e shtuar
Humbje peshe, pavaresisht se hani me shume se zakonisht
Lodhja
Shikim i turbullt
Plage qe sherohen ngadale ose infeksione te shpeshta .

Cilet jane me te rriskuarit per te zhvilluar diabet tip 2 ?

Disa faktore rreziku per te zhvilluar diabetin tip2 jane :

Pacientet e diagnostikuar me prediabet .
Mosha plus 45 vjec .
Te qenurit mbipeshe.
Te paturit te nje historie familjare me diabet tip 2 .
Prejardhja racore ose etnike afrikano-amerikane, hispanike/latino-amerikane, indiane amerikane ose vendase nga Alaska.
Nje aktivitet fizik me pak se 3 here ne jave .
Kalimi i diabetit gestacional (gjate shtatzenise) ose te lindurit nje femije qe peshonte me shume se 4 kilograme.
Presioni i larte i gjakut .

A mund te parandalohet shfaqja e diabeti ?

Personat te cilet jane mbipeshe , pasiv apo edhe me nje histori familjare per diabet tip 2 , jane me te rriskuarit per zhvillimin e ketij tipi te diabetit . Por kjo nuk do te thote se diabeti tip 2 nuk eshte i pashmangshem . Ne saj te studimeve te shumta eshte pare se modifikimi i stilit te jeteses e ul rrezikun e zhvillimit te diabetit tip 2 me pothuajse 60% . Ketu perfshihet :

Humbja e peshes – nese jeni mbipeshe , duhet te humbni 5% – 7% te peshes suaj .
Aktiviteti fizik duhet te jete minimumi 3 here ne jave –150 minuta aktivitet fizik ne jave. Kjo eshte vetem 30 minuta ne dite , pese dite ne jave.
Kontrolli i vazhdueshem mjeksor – kontrolloni me mjekun tuaj presionin e gjakut dhe kolesterolin.

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diabetes.html

× Si mund tu vij ne ndihme?