DIABETI TIP 2 TEK FEMIJET
Diabeti i tipit 2 tek femijet eshte nje semundje kronike qe ndikon ne menyren se si trupi i femijes perpunon sheqerin (glukozen) e marre nga ushqimet per energji. Pa trajtim, crregullimi shkakton akumulim te sheqerit ne gjak, gje qe mund te coje ne pasoja serioze dhe afatgjata.
Diabeti i tipit 2 dikur shfaqej me shpesh tek te rriturit.
Por rritja e numrit te femijeve me obezitet(me peshe shume te madhe) ka cuar ne me shume raste te diabetit te tipit 2 tek te rinjte.
Ju keni shume per te bere per femijet qe vuajne nga diabeti tip 2,si psh:
- Inkurajoni femijen tuaj te haje ushqime te shendetshme
- Nxiteni ate te kryej sa me shume aktivitet fizik
- Inkurajoni te mbaje nje peshe te shendetshme.
Nese ushqimi i shendetshem dhe stervitja nuk mjaftojne per te kontrolluar diabetin e tipit 2, mund te nevojiten mjekim me ilace qe merren nga goja ose trajtim me insuline.
SIMPTOMAT
Diabeti i tipit 2 tek femijet mund te zhvillohet aq gradualisht sa ne pjesen me te madhe te rasteve nuk ka simptoma te dukshme. Ndonjehere, crregullimi diagnostikohet gjate nje kontrolli rutine.
Disa femije mund te perjetojne keto shenja dhe simptoma si rezultat i sasise se madhe te sheqerit ne gjak:
- Etje e shtuar
- Urinim i shpeshte
- Uria e shtuar
- Lodhja
- Pamje e turbullt
- Zonat te erreta ne lekure me shpesh ne qafe dhe ne ije.
- Humbja e pashpjegueshme e peshes (kjo eshte me pak e zakonshme tek femijet me diabet te tipit 2 dhe me e shpeshte tek femijet me diabet te tipit 1)
- Infeksionet e shpeshta
Kur duhet te konsultoheni me mjekun tuaj?
Konsultohuni me mjekun e femijes tuaj nese vereni ndonje nga shenjat ose simptomat e diabetit te tipit 2.
Nese kjo semundje lihet pa trajtuar mund te shkaktoje deme serioze.
Ekzaminimi i diabetit rekomandohet per femijet qe kane filluar pubertetin ose jane te pakten 10 vjec, te cilet jane mbipeshe ose obeze dhe qe kane te pakten nje faktor tjeter rreziku per diabetin e tipit 2.
SHKAKTARET E DIABETIT TIP 2
Shkaktaret e diabetit tip 2 nuk jane ende te njohur,por mendohet qe historia familjare dhe gjenetika luajne nje rol shume te madh ne semundje.
Shumica e sheqerit ne trup prodhohet nga ushqimi. Kur ushqimi tretet, sheqeri hyn ne qarkullimin e gjakut. Insulina lejon sheqerin te hyje ne qeliza duke ulur sasine e sheqerit ne gjak.
Pankreasi (eshte gjendra qe prodhon hormonin insulin) hedh insulinen ne gjak kur hahet ushqimi. Kur niveli i sheqerit ne gjak fillon te bjere, pankreasi ngadaleson sekretimin e insulines ne gjak.
Kur femija juaj ka diabet te tipit 2, ky proces nuk funksionon aq mire. Si rezultat, ne vend qe te ushqeje qelizat, sheqeri grumbullohet ne qarkullimin e gjakut te femijes suaj.
Kjo mund te ndodhe sepse:
- Pankreasi mund te mos prodhoje mjaftueshem insuline
- Qelizat behen rezistente ndaj insulines dhe nuk lejojne te hyje aq shume sheqer
FAKTORET E RRISKUT PER SHFAQJEN E DIABETIT TIP 2
Ka disa faktore qe ndikojne ne shfaqjen e kesaj semundje dhe ketu do te permendim :
- Pesha
Te qenit mbipeshe eshte nje faktore shume i rrezikshem per shfaqjen e semundje,per me teper eshte shume i rrezikshem kur indi dhjamor perqendrohet ne abdomen.
- Mungesa e aktivitetit fizik
- Dieta
Mishi i kuq,pijet me gaz dhe konsumi i tepert i brumerave dhe sheqernave mund te jete faktor rrisku.
- Historia familjare
- Rraca
Zezaket,hispaniket,amerikanet dhe afroamerikanet jane me teper te rriskuar per te zhvilluar semundjen.
- Mosha dhe gjinia
Te gjithe te rinjet mbipesh jane te rriskuar per te zhvilluar kete semundje,por femrat ne adoleshence kane me teper gjasa te zhvillojne diabet sesa te tjeret.
- Diabeti i shtatzanise
Femijet e lindur nga nena qe kane zhvilluar diabet gjate shtatzanise jane me te zhvilluar per semundjen.
- Pesha e ulet ne linje dhe te lindurit parakohe jane me te rriskuar per te zhvilluar kete semundje.
Diabeti tip 2 eshte i lidhur me shfaqjen e ketyre dy gjendjeve:
1.Sindromin metabolik
Kombinimi i disa prej faktoreve te meposhtem eshte quajtur si sindromi metabolik:
1.Presioni i larte i gjakut
2.Ulja e nivelit te LDL ose sic njihet ndryshe kolesterolit te mire
3.Rritja e nivelit te triglicerideve ne gjak
4.Nivelet e larta te sheqerit ne gjak
5.Masa e madhe e indit dhjamor
2.Sindromi i ovareve polikistike
Kjo eshte nje gjendje ne te cilen vezoret kane te pranishme kiste ne brendesi te tyre.
KOMPLIKACIONET
Diabeti i tipit 2 mund te preke pothuajse cdo organ ne trupin e femijes suaj, duke perfshire enet e gjakut, nervat, syte dhe veshkat.
Komplikacionet e diabetit te tipit 2 lidhen me sheqerin e larte ne gjak dhe perfshijne:
Kolesterol i larte
Semundjet te zemres dhe eneve te gjakut
Goditje ne tru
Demtimi te nervave
Semundja te veshkave
Ulje te pamjes deri edhe ne verberi
PARANDALIMI
Hani ushqime te shendetshme.
Ofrojini femijes tuaj ushqime me pak yndyrna dhe kalori. Perqendrohuni te frutat, perimet dhe dritherat.
Merruni me shume aktivitete fizike. Inkurajoni femijen tuaj te behet aktiv. Regjistrojeni femijen tuaj ne nje ekip sportiv ose mesime kercimi.
REFERENCAT
https://www.webmd.com/diabetes/type-2-diabetes-in-children
https://www.healthline.com/health/type-2-diabetes-children
https://www.diabetes.org.uk/guide-to-diabetes/your-child-and-diabetes/type-2
https://www.childrenshospital.org/conditions/type-2-diabetes