Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

DIABETI INSIPID

Diabeti insipid eshte nje gjendje e rralle por e trajtueshme ne te cilen trupi prodhon shume urine dhe nuk eshte ne gjendje te mbaje nivelet e duhura te ujit ne organizem. Diabeti insipid mund te jete kronik (gjate gjithe jetes) ose akut(qe sherohet) qe varion nga i lehte ne te rende ne varesi te shkakut.

Diabeti insipid shkaktohet kryesisht nga nje problem me nje hormon te quajtur hormoni antidiuretik (ADH ose vazopresina). Problemi mund te qendroje se trupi juaj nuk prodhon mjaftueshem nga hormoni ne fjale ose veshka nuk e perdorin ate siç duhet.

Njerezit me diabet insipid urinojne sasi te medha urine disa here ne dite dhe pine sasi te medha uji sepse ndjejne etje te vazhdueshme. Nese keni diabet insipid dhe nuk pini mjaftueshem lengje per te zevendesuar humbjen e ujit permes urines, mund te dehidratoheni, gje qe eshte e rrezikshme per shëndetin tuaj.
Per shkak te kesaj, diabeti insipid eshte nje gjendje serioze qe kerkon trajtim mjekesor.

CFARE ESHTE HORMONI ANTIDIURETIK?

ADH apo Hormoni Anti-Diuretik ndihmon ne rregullimin e ekuilibrit te ujit ne trup duke kontrolluar sasine e ujit qe veshkat largojne nga organizmi dhe sasine e ujit qe rithithin ndersa bejne filtrimin e gjakut. Trupi juaj normalisht prodhon dhe çliron me shume ADH kur jeni te dehidratuar ose kur keni tension te ulur te gjakut. Rritja e ADH u thote veshkave te mbajne me shume uje ne vend qe ta leshojne ate me ane te urines.

Ne shumicen e rasteve me diabetit insipid problemi mund te jete qe : hipotalamusi nuk prodhon mjaftueshem ADH, gjendra e hipofizes nuk leshon mjaftueshem ADH ose veshkat nuk po perdorin siç duhet ADH.
Kjo semundje shkakton humbje te shpejta dhe te tepruar te ujit permes urines .

Per shembull, nese nje person pa diabet insipid do te ishte ne shkretetire pa nje burim uji me vete, trupi i tij do te prodhonte me shume ADH dhe do te mbante sa me shume uje qe te ishte e mundur. Ndersa nje person me diabet insipid do te vazhdonte te urinonte uje dhe do te dehidratohej shume shpejt.

SI TE BENI DALLIMIN NDERMJET DIABETIT INSIPID DHE DIABETIT MELITUS?

Diabeti insipid dhe diabeti mellitus jane dy semundje qartesisht te dallueshme me shkaqe dhe trajtime te ndryshme. Ata ndajne emrin “diabet” sepse te dy shkaktojne etje te madhe dhe urinim te shpeshte.

Diabeti mellitus, i njohur me se shumti si diabeti i tipit 1, diabeti i tipit 2 ose diabeti gestacional, ndodh kur pankreasi nuk prodhon fare apo mjaftueshem insuline ose trupi juaj nuk e perdor insulinen qe prodhon siç duhet. Trupi juaj ka nevoje per insuline per te transformuar ushqimin qe hani ne energji.
Nese trupi nuk ka insuline per te transformuar glukozen ne energji, ai fillon te shperbeje yndyren dhe muskujt per energji, gje qe mund te coje ne nje acidoze metabolike.

Diabeti insipid ndodh kur trupi nuk prodhon mjaftueshem hormon antidiuretik (ADH) ose veshkat tuaja nuk e perdorin ate siç duhet. Trupi juaj ka nevoje per ADH per te mbajtur sasine e duhur te ujit. Pa ADH, trupi juaj humbet shume uje permes urines.

Diabeti mellitus eshte shume me i zakonshem se diabeti insipid.

KUSH JANE SHENJAT QE SHFAQ DIABETI INSIPID NE TRUP?

Simptomat kryesore te diabetit insipid perfshijne:

  1. Keni nevoje te urinoni shpesh, madje edhe gjate nates.
  2. Humbisni sasi te madhe te urines me ngjyre te hapur dhe te paster çdo here qe urinoni.
  3. Ndjenja e etjes dhe pirja e lengjeve shume shpesh.

Ndersa shumica e njerezve prodhojne 1 deri ne 3 litra urine ne dite, njerezit me diabet insipid mund te prodhojne deri ne 20 litra urine ne dite.

Simptomat e gjendjes se dehidrimit qe vjen nga diabeti insipid jane:

  1. Ndjenja e marramendjes ose dhimbje koke.
  2. Ndjenja e lodhjes.
  3. Keni goje, buze dhe sy te thate.
  4. Veshtiresi ne kryerjen e detyrave te thjeshta mendore.
  5. Nauze.
  6. Te fiket.

Nese jeni duke perjetuar etje ekstreme dhe urinim te shpeshte dhe/ose dehidrim, eshte e rendesishme te shkoni ne spital sa me shpejt te jete e mundur.

KUSH JANE SHKAKTARET E DIABETIT INSIPID?

1. Shkaktaret e diabetit insipid qendror.

Diabeti insipid qendror ndodh kur ka nje problem me hipotalamusin ose gjendren e hipofizes.

Shkaqet mund te jene:

  1. Demtimi i hipotalamusit ose i gjendres se hipofizes.
  2. Demtime te kokes, veçanerisht frakturat e kafkes.
  3. Inflamacion nga sarkoidoza ose tuberkulozi.
  4. Tumoret qe prekin hipotalamusin ose gjendren e hipofizes.
  5. Nje reaksion autoimun qe shkakton sistemin imunitar te demtoje qelizat e shendetshme qe prodhojne nje hormon antidiuretik (ADH).
  6. Nje mutacion gjenetik i trashëguar ne kromozomin 20.

2. Shkakateret e diabetit insipid nefrogjen

Diabeti insipid nefrogjenik ndodh kur veshkat tuaja nuk perdorin siç duhet hormonin antidiuretik (ADH/vazopresinen).

Shkaqet mund te jene:

  1. Disa ilaçe, te tilla si litiumi dhe tetraciklina.
  2. Nivelet e uleta te kaliumit ne gjak (hipokalemia).
  3. Nivelet e larta te kalciumit ne gjak (hiperkalcemia).
  4. Nje trakt urinar i bllokuar.
  5. Nje mutacion gjenetik i trasheguar.
  6. Semundje kronike te veshkave.

3. Shkaktaret e diabetit insipid dipsogjenik.

Diabeti insipid dipsogjenik (i njohur gjithashtu si polidipsia primare) ndodh kur ka nje problem me hipotalamusin qe nuk lidhet me prodhimin e ADH qe ju ben te ndiheni te etur dhe te pini me shume lengje.

Shkaqet mund te jene:

  1. Demtimi i hipotalamusit nga operacionet, infeksionet, inflamacionet, nje tumor ose nje demtim i kokes.
  2. Disa semundje te shendetit mendor, duke perfshire skizofrenine dhe çrregullimin obsesiv-kompulsiv.

4. Shkaktaret e diabetit insipid gestacional.

Diabeti insipid gestacional eshte një gjendje e rralle qe prek femrat qe jane shtatzana. Ndodh kur placenta prodhon nje enzime qe zberthen hormonin antidiuretik (ADH/vazopresinen). Nese jeni shtatzane me binjake apo trinjake, keni me shume gjasa te zhvilloni diabetin insipid gestacional sepse keni me shume ind placentare.

KUSH JANE ANALIZAT QE NA NDIHMOJNE TE ZBULOJME DIABETIN INSIPID?

Analizat e pergjithshme:

  • Analiza e gjakut per te kontrolluar nivelet e hormonit antidiuretik (ADH/vazopresines).
  • Analiza e gjakut per te kontrolluar nivelet e glukozes per te perjashtuar diabetin mellitus.
  • Analiza e urines per te kontrolluar osmolalitetin (perqendrimin e ujit ne urine ) dhe/ose per te kontrolluar per ketone, te cilat mund te tregojne diabetin mellitus.
  • Testet imazherike, te tilla si rezonanca magnetike.

Analiza specifike per diabetin insipid jane:

  • Testi i etjes: pacientit i ndalohet te pije lengje per 6-8 ore, nen mbikqyrjen mjeksore (per shkak te rrezikut te dehidrimit). Tek personat e shendetshem, sasia e urines behet me e perqendruar, duke perjashtuar ne kete menyre mundesine e diabetit insipid.
    Nese ai/ajo vazhdon te urinoje sasi te medha urine dhe me ngjyre te celet atehere vuan nga diabeti insipid.
  • Testi i HAD-it: bazohet ne administrimin e nje sasie te vogel te HAD-it nepermjet nje  injeksioni ose nen lekure. Ne rastin e diabetit insipid qendror (mungesa e HAD-it), sasia e urines pakesohet menjehere pas injektimit te HAD-it. Kjo nuk ndodh ne rastin e diabetit insipid te veshkes(nefrogjenik), pasi veshkat nuk reagojne ndaj HAD-it te injektuar.

CILI ESHTE TRAJTIMI PER DIABETIN INSIPID?

Trajtimi i diabetit insipid varet nga forma e semundjes (qendore ose nga veshkat). Sipas rastit, duhet te trajtohet semundja qe eshte ne origjine te tij: tumor, inflamacion ose semundje e veshkave.

Ne rastin e diabetit insipid qendror, hormoni HAD qe mungon, zevendesohet ne formen e tabletave ose me ane te sprait ne hunde. Me ane te trajtimit, pacienti mund te kryeje nje jete normale. Personat e diagnostikuar me diabet insipid gjithmone duhet te mbajne me vete nje karte mjekësore te urgjences.

Diabeti insipid i veshkave trajtohet me medikamente diuretike (shkarkuese). Ne pergjithesi, ato shtojne sasine e urines, por ne rastet e kesaj forme te diabetit insipid shkarkuesit kane nje efekt paradoksal: urina behet me e perqendruar dhe eleminimi i natriumit rritet. Njekohesisht me mjekimin, pacientet duhet te respektojne edhe nje diete te varfer ne kripe dhe ne proteina.

REFERENCAT

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?