Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

DIABETI GJATE SHTATZANISE

Diabeti gestacional eshte diabeti i diagnostikuar(zbuluar) per here te pare gjate shtatzanise.

 Ashtu si edhe llojet e tjera te diabetit, diabeti i shtatzanise ndikon ne menyren se si qelizat perdorin sheqerin (glukozen). Kjo patologji(semundje) shkakton rritjen e nivelit te sheqerit gjak qe mund te ndikoje ne shendetin tuaj dhe shendetin e foshnjes tuaj.

Megjithese ne shumicen e rasteve diabeti i shtatzanise i normalizon vlerat pas saj, egziston gjithmone nje mundesi per diabet tip 2 ne te ardhmen(qe mjekohet me ilace shpesh jo te tipit te insulines).

Ne te gjithe kete situate ka nje lajm te mire qe ky lloj i diabetit mund te kotrrollohet. Kontrolli i sheqerit ne gjak mund t’ju mbaje ju dhe femijen tuaj te shendetshem dhe te parandaloje nje lindje te veshtire.

SIMPTOMAT

Ne shumicen e rasteve, diabeti I shtatzanise nuk shkakton shenja ose simptoma te dukshme. Etja(deshira per te pire uje) e shtuar dhe urinimi me i shpeshte jane simptomat me te mundshme.

Kur duhet te shkoni tek mjeku?

Nese eshte e mundur duhet te realizoni kontrrolle mjeksore qe ne 3 muajt e pare te shtatzanis, ne menyre qe te mund te kontrolloni rrezikun e diabetit se bashku me mireqenien tuaj te pergjithshme. Keto kontrrolle duhet te jene te perfshira ne punen e mjekut gjate gjithe ndjekies tuaj gjate shtatzanise.

Nese diagnostikoheni me diabet gestacional, mund te keni nevoje per kontrolle me shpesh. Keto situata kane me shume gjasa te ndodhin gjate tre muajve te fundit te shtatzanise.

Pra sic e kam permendur edhe e siper rreziku per diabet gjate shtatzanise rritet gjate tremujorit te dyte dhe te trete te barres.Por kontrrollet e rregullta duhet te nisin qe ne fillimet e barres.

SHKAQET E DIABETIT GESTACIONAL

Ushqimi qe ne marrim treten ne organizem per te prodhuar sheqerna(glukoz) qe kalon ne qarkullmmin e gjakut me pas per tu shprendar ne te gjithe trupin.

Pankreasi, nje gjender e vendosur pas stomakut, prodhon insulin, si pergjigje ndaj hedhjes se sheqerit ne gjak. Insulina ndihmon ne kalimin e glukozes nga gjaku ne qeliza ku perdoret si burim energjitik.

Gjate shtatazanise, placenta e cila ben te mundur kalimin e gjaku dhe te lendeve ushqyese nga nena tek femija, prodhon vlera te larte te hormoneve qe bllokojne qelizat te perdorin insulinen ne trup.

Pothuaj te gjitha keto supbstanca demtojne veprimin e insulines ne nivelin qelizor duke sjell keshtu rritjen e vleres se sheqerit ne gjak.

Rrijta e lehte e sheqerit pas ushimit eshte normale gjate shtatzanise.Sa me shume perparon shtatzania aq me teper placenta prodhon hormone bllokuese te insulines. Diabeti i shtatzanise zhvillohet zakonisht ne gjysmen e dyte por ndonjehere mund te nisi qe ne javen 20 te saj.

Pra dalim ne konkluzionin qe edhe pse nje grua mund te jete e predispozuar per kete semundje, duhet te kete nje balance shume te mire te ushqimeve qe konsumon gjate kesaj shtatzanise.

FAKTORET E RISKUT PER SHFAQJEN E DIABETIT GESTACIONAL

  1. Mosha e madhe e nenes.

Me rritjen e moshes se nenes, rritet risku per te bere diabet ne shtatzani.

2. Histori familjare apo personale.

 Rreziku rritet nese:

  • Nese gruaja ka demtim te tolerances se sheqerit me nje rritje te lehte te vlerave te saj ne gjak
  • Nese ne familje ( prindrit apo moter/vella) ka nje pjestar me diabet te tipit te 2
  • Nese po ashtu gjate shtatzanise se meparshme eshte zhvilluar diabetit i shtatzanise
  • Ka lindur femije me peshe me te madhe se 4.1 kg
  • Lindje te nje femije e vdekur pa arsye te shpjegueshme.


3. Peshe trupore e madhe.

Nese BMI eshte me i madh se 30 atehere gruaja ka me shume mundesi te zhvilloj diabet gjate shtatzanise.


4. Rraca.

Per arsye qe nuk jane shume te qarta, grata e zeza, Hispanike, indiane apo asiatike kane me shume gjasa te vuajne nga diabeti gjate shtatzanise.

PASOJAT QE MUND TE VIJNE NGA KY TIP I DIABETIT

  1. Pesha e madhe e bebit ne lindje. Sasia e larte e sheqerit ne gjak e kalon  placenten, cka nxit pankreasin e bebit per te prodhuar me teper insulin.Kur bebi eshte ne peshe shume te madhe, rrezikone te mbeten ne kanalin e lindjes, cka rrit numrin e lindjeve me operacion.


2. Lindje parakohe dhe sindromi i destresit respirator(veshtiresise se frymemarrjes).

Per shkak te peshes se madhe se femijes mundet qe aktiviteti te nis me heret se dita e duhur, ndaj dhe bebi do te kete risk me te larte per te bere detres respirator ( veshtiresi per te marre frymemarrje )


3. Ulje te sheqerit pas lindjes (hypoglycemia).

Kjo ndodh per arsye sepse bebi ishte mesuar me nivele shume te larta te sheqerit gjate shtatzanise.

4. Zverdhja

Ndodh per shkak te papjekuris se heparit(melcise).

5. Diabet tip 2 me vone gjate jetes,kryesisht gjate adoleshences.

Diabeti gestacional mund te komplikoj nenen me:
• Presion i larte i gjakut(hypertension), preeklampi dhe eklampsi.
• Perseritje te diabetit me vone. ne shtatzanine tjeter, ose me vone gjate jetes.

DIAGNOSTIKIMI

  1. Duhet te realizohen kontrrolle te rregullta shendetesore qe ne zbulimin e shtatzanise.Ketu perfshihet edhe marrja me kujdes e historise mjeksore ,matje te peshes trupore,BMI,etj.
  2. Testi me I rendesishem eshte ai I tolerances se glukozes: duke pire nje shurup glukoze (50 gr ) esell, dhe me pas matja e vleres se sheqerit ne gjak pas nje ore. Konsiderohet normal vlera 130 deri 140 milligrams per deciliter (mg/dL),.nese vlera eshte me e madhe, do te thote qe ka nje risk me te larte per te zhviluar diabet gjate shtatezanise.
  3. Profili biofizik fetal.
  4. Nonstress test.
  5. Numri I levizjeve fetale.
  6. Matja e vleres se sheqerit pas lindjes, pas 6 dhe 12 muaj, dhe cdo 3 vjet.

TRAJTIMI I KETIJ LLOJ CRREGULLIMI!

E rendesishme eshte te monitorohet dhe te kontrollohet niveli i sheqerit ne gjak.

 Monitorimi i glukozes per te pare me mire nivelet gjate dites duhet te matet fillmisht sheqeri te pakten 5 here ne dite, ne mengjes esell e me pas pas cdo vakti.

Po ashtu gjate lindjes dhe pas lindjes behet matja e nivelit te sheqerit te nenes dhe te femijes se porsalindur ( pasi bebi rrezikon te kete ulje te vleres se sheqerit pas lindjes).

  • Diete e kujdesshme.
  • Ushtrimet fizike, aktiviteti i rregullt fizik luan nje rol shume te rendesishem ne mireqenien e cdo gruaje.
  • Medikamentet, nese dieta dhe aktiviteti nuk mjaftojne per te rregulluar vlerat e sheqerit ateher mund te perdoret insulina dhe me rralle tableta orale .
  • Monitorimi I rritjes se femijes,per te kapur cdo ndryshim sado te vogen dhe ta trajtosh ate.
  • Ushqimi me gji e femijes ndihmon ne shmangien e diabetiti te mevonshem tek gruaja, rregullon peshen e gruas pas lindjes, dhe ul shancet qe femija te vuaj nga obeziteti apo diabeti tip 2 ne adoleshence.

PARANDALIMI

Konsiston ne ngrenien e produkteve te shendeteshme, kontrollin e peshes trupore, si dhe aktivitetin fizitk te vazhdueshem.

REFERENCAT

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/gestational-diabetes/symptoms-causes/syc-20355339

https://www.nhs.uk/conditions/gestational-diabetes/

https://www.cdc.gov/diabetes/basics/gestational.html

https://diabetes.org/diabetes/gestational-diabetes

https://my.clevelandclinic.org/health/diseases/9012-gestational-diabetes

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?