Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

DIABETI DHE SEMUNDJET E ZEMRES

Diabeti eshte nje semundje ne te cilen nivelet e glukozes/sheqerit ne gjak jane shume te larta.
Glukoza/sheqeri i thjeshte prodhohet nga ushqimet qe konsumoni cdo dite,pas kesaj ajo shfrytezohet nga qelizat e trupit per energji.
Nje hormon i quajtur insuline ndihmon qe glukoza te perdoret si burim energjie nga qelizat.
Ne rastet me diabet tip 1, trupi juaj nuk prodhon insuline.
Ne rastet me diabet tip 2, trupi juaj nuk prodhon mjaftueshem ose perdor mire insulinen.
Pa insuline te mjaftueshme, glukoza grumbullohet ne gjakun tuaj dhe shkakton nivele te larta te sheqerit ne gjak.

Semundja diabetike e zemres eshte nje term qe perdoret per semundjet e zemres tek njerezit qe vuajne nga diabeti.
Diabeti eshte nje semundje,qe behet shkak per shume semundje te tjera si:

  • Semundje te zemres
  • Sulme ne tru
  • Demtim te veshkave,etj.

Keto probleme mund te fillojne ne nje moshe te re dhe te perkeqesohen me kalimin e viteve.
Me kalimin e kohes,mund te shfaqen po ashtu demtime te eneve te gjakut dhe nervave ne zemer.
Ky demtim rrit mundesine e zhvillimit te semundjeve te zemres, duke perfshire:

  1. Semundje te arterieve koronare
    Jane arteriet qe ushqejne zemren me gjak.
  2. Infrakti
    Ne kete gjendje, zemra nuk mund te pompoje mjaftueshem gjak te pasur me oksigjen per te plotesuar nevojat e trupit .
  3. Kardiomiopatit
    Ky eshte nje grup semundjesh ne te cilat muskuli i zemres mund te behet i trashe ose i ngurte.

KUSH JANE ME TE RRISKUARIT PER TE ZHVILLUAR KETE SEMUNDJE?

Diabeti ju vendos perballe nje rreziku serioz per te zhvilluar semundje te zemres.
Megjithate diabeti behet edhe me i rrezikshem kur mbivensdoset me probleme te tjera shendetesore si:

  • Presioni i larte i gjakut
  • Nivele te larta te kolesterolit “te keq” LDL ne gjak
  • Trigliceride te larta (nje lloj yndyre ne gjak) me nivele te uleta te kolesterolit “te mire” HDL ne gjak

Rreziku per semundje te zemres eshte gjithashtu me i larte per:

  • meshkujt
  • duhanpiresit
  • personat mbipeshe ose obez
  • personat me depozita te medha te dhjamit ne bark
  • probleme kronike me veshkat
  • personat qe kane nje histori familjare pozitive per kete semundje,etj.

SIMPTOMAT E KESAJ SEMUNDJE NE ORGANIZEM

Ne fazat e hershme, semundjet e zemres se shkaktuara nga diabeti zakonisht nuk kane asnje simptome.
Ky eshte edhe nje shpjegim se perse diabeti konsiderohet si vrases i heshtur.
Me perkeqesimin e gjendjes se zemres fillojne dhe shfaqen simptomat e para si:

  • Frymemarrje e shkurter
  • Lodhje
  • Marramendje ose te fiket
  • Aritmi (problem me ritmin e zemres)
  • Kembet dhe kycet e enjtura
  • Dhimbje gjoksi

Ju duhet te dini se ne disa raste njerezit me diabet mund te mos ndiejne dhimbje gjoksi dhe e gjithe kjo per shkak se diabeti mund te demtoje nervezimin ne zemer.
Nje gjendje e tille duhet raportuar menjehere tek mjeku per te marre nje mjekim te pershtatshem.

DIAGNOSTIKIMI I SEMUNDJES

Per te zbuluar nese keni semundje te zemres si pasoje e diabetit, mjeku do t’ju kerkoje:

  • Historine tuaj mjekesore, duke perfshire simptomat tuaja dhe semundje te tjera qe mund te keni
  • Historine tuaj familjare, per te zbuluar nese keni te aferm qe kane semundje te zemres
  • Kontroll fizik,me ane te prekjes apo degjimit.

Mundet qe te kryeni disa teste per te ndihmuar te kuptoni rrezikun per te zhvilluar semundje te zemres ne te ardhmen,si:

  • Analiza gjaku per te kontrolluar nivelin e kolesterolit, triglicerideve dhe sheqerit ne gjak
  • Nje kontrroll te presionit te gjakut
  • Analiza te tjera nese eshte e nevojshme,si echo,analiza laboratorike,etj.

Ne varesi te nivelit te rrezikut, mjeku mund t’ju dergoje te nje kardiolog (nje mjek i specializuar ne semundjet e zemres) per kujdes te detajuar.

Trajtimi eshte i gjithi ne dore te mjekut dhe vetem me te mund te konsultoheni.

SI MUND TE SHMANGET SEMUNDJA?

Ju mund te jeni ne gjendje te parandaloni semundjet e zemres ose ta mbroni ate nga perkeqesimi duke u konsultuar me mjekun per planin e trajtimit:

  1. Kontrolloni nivelet e sheqerit ne gjak
  2. Menaxhoni kushtet e tjera qe mund te rrisin rrezikun per semundje te zemres
  3. Merrni cdo ilac te pershkruar nga mjeku
  4. Bejini zakonet e shendetshme per zemren pjese te jetes suaj te perditshme
  5. Ndiqni nje plan ushqimor te shendetshem per diabetin

REFERENCAT

https://medlineplus.gov/diabeticheartdisease.html

https://www.cdc.gov/diabetes/library/features/diabetes-and-heart.html#:~:text=If%20you%20have%20diabetes%2C%20you,are%20to%20have%20heart%20disease.

https://www.diabetes.org.uk/guide-to-diabetes/complications/cardiovascular_disease

https://www.hopkinsmedicine.org/health/conditions-and-diseases/diabetes/diabetes-and-heart-disease

https://www.niddk.nih.gov/health-information/diabetes/overview/preventing-problems/heart-disease-stroke

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?