Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

DHIMBJET E QAFES

CFARE ESHTE KJO LLOJ DHIMBJE?

Dhimbja e qafes eshte e zakonshme. Ndertimi i qafes perfshine disa elemente kryesore si muskujt, nervat, vertebrat e shtylles kurrizore ose rruazat e shtylles kurrizore dhe disqet qe ndodhen ndermjet rruazave te shtylles kurrizore.
Nese demtohet nje prej ketyre elementeve atehere mund te shfaqet dhimbja, enjtja dhe zvogelimi i numrit te levizjeve te saj.
Qendrimi i dobet, qofte nga perkulja mbi kompjuter apo nga nje pune qe kerkon perkuljen para, tendos muskujt e qafes. Osteoartriti eshte gjithashtu nje shkak i zakonshem i dhimbjes se qafes.
Rrallehere, dhimbja e qafes mund te jete simptome e nje problemi me serioz. Shkoni tek mjeku juaj menjehere nese keni dhimbje te qafes me mpirje ose humbje te forces ne krahe ose duar ose per dhimbje goditese ne shpatull ose poshte krahut.

CILAT JANE SHKAQET ME TE SHPESHTA TE DHIMBJES SE QAFES?

Per shkak se qafa mban peshen e kokes, ajo mund te jete ne rrezik ndaj lendimeve dhe kushteve qe shkaktojne dhimbje dhe kufizojne levizjen.

Shkaqet e dhimbjeve te qafes ndryshojne ne varesi te problemit aktual.

  1. Dhimbja e qafes eshte shpesh rezultat i tendosjes se muskujve ose demtimit te pjeses se siperme te shpines.
  2. Trauma, si nga thyerja e rruazave te qafes, ndrydhja e qafes ose goditja e papritura eshte shkaku me i zakonshem i demtimit te qafes.
    Aksidentet automobilistike, rrezimet dhe nderlikimet sportive jane shembuj te traumes. Ato mund te shkaktojne lendime te muskujve te qafes ose fraktura te shtylles kurrizore.
  3. Semundjet qe prekin qafen, duke perfshire artritin, demtimi i nervave dhe spondiloartritopatine, jane rezultat i semundjeve degjenerative ne shtyllen kurrizore ose plakjes.
  4. Rrallehere, semundjet si kanceri i fytit dhe kanceri i tiroides gjithashtu mund te shkaktojne dhimbje ne qafe.

Llojet me te shpeshta te dhimbjes se qafes :

  • Frakturat e qafes (thyerjet e rruazave te qafes) Traumat automobilistike nga ana e pasme shpesh rezultojne ne demtime te sverkut. Kjo ndodh kur koka hidhet prapa dhe me pas perpara, duke tendosur indet e buta te qafes.
  • Shtrengimet ne qafe, ngrirja e muskujve. Perdorimi i tepert, si per shembull shume ore te perkulura mbi nje kompjuter ose nje smartfone, shpesh shkakton tendosje te muskujve. Edhe gjerat e vogla, si leximi ne shtrat, mund te behen shkak per dhimbje te qafes.
  • Semundjet degjenerative te nyjeve artikulare, si artritet apo spondiloza. Ashtu si ne nyjet e tjera ne trup, rruazat e qafes priren te konsumohen me kalimin e moshes. Ne pergjigje te ketij konsumimi, trupi mund te ndikohet ne ndryshime ne levizjen e kyceve dhe te shkaktoje dhimbje.
  • Shtypja e nervave. Hernia diskale mund te shtypi nervat qe degezohen nga palca kurrizore dhe japin dhimbje.
  • Semundje te tjera. Disa semundje, si artriti reumatoid, meningiti ose kanceri, mund te shkaktoje dhimbje ne qafe.

CILAT JANE SHENJAT E DHIMBJEVE TE QAFES?

Shenjat dhe simptomat e dhimbjeve te qafes ndryshojne ne varesi te problemit dhe te pjese se qafes qe eshte prekur. Megjithate, dhimbja e qafes eshte nje simptome e zakonshme e çdo semundje te qafes.
Semundjet e qafes gjithashtu bejne qe dhimbjet te perhapen ne koke, shpatull, nofulla apo edhe ne pjesen e siperme te kraheve.

Simptoma te tjera mund te permendim :

  • Shtrengim te muskujve.
  • Spazma muskulore.
  • Ulja e aftesise per te levizur koken.
  • Mpirje, ndjesi shpimi gjilperash, dobesi.
  • Humbje e ndjeshmerise ne krahe ose duar.

KUSH JANE ME TE RRISKUAR PER TE ZHVILLUAR DHIMBJE TE QAFES?

Personat me te rrezikuar per dhimbje te qafes jane:

  • Aksidente automobilistike.
  • Sportet me rrezik te larte si skijimi, gjimnastika, mundja, çiklizmi dhe kalerimi.
  • Historia e hernies diskale.
  • Mosha e madhe.
  • Perdorimi i tepert nga levizjet e perseritura.
  • Duke fjetur ne nje pozicion te veshtire.
  • Qendrimi i dobet, veçanerisht kur jeni ulur ose punoni ne nje tavoline te parehatshme.
  • Mundohuni te reduktoni uljen ne nje tavoline zyre per ore te gjata .
  • Angazhimi ne aktivitete fizike per te lehtesuar tensionin ne muskuj.

CILAT JANE DISA NGA NDERHYRJET QE NE MUND TE BEJME PER TE REDUKTUAR DHIMBJEN E QAFES?

Shumica e dhimbjeve te qafes shfaqen si rrjedhoje e qendrimit te dobet te kombinuar edhe me rritjen e moshes.
Per te ndihmuar ne parandalimin e dhimbjes se qafes duhet te keni kujdes ne disa element te rendesishem :

  • Qendrimi korrekt i trupit.
    Kur qendroni ne kembe dhe ulur, sigurohuni qe shpatullat te jene ne nje vije te drejte me shpatullat dhe fundshpinen. Kur perdorni telefona, tablete dhe ekrane te vegjel, mbani koken lart dhe mbajeni pajisjen drejt me pozicionin e syve duke shmangur perkuljen e qafes.
  • Beni pushime te shpeshta.
    Nese udhetoni ne rruge te gjata ose punoni me ore te gjata ne kompjuter atehere ngrihuni, levizni dhe levizni qafen dhe shpatullat.
  • Qendroni ne nje pozicion te pershtatshem. Rregulloni tavolinen, karrigen dhe kompjuterin tuaj ne menyre qe ekrani te jete ne nivelin e syve. Gjunjet duhet te jene pak me te ulet se ijet. Perdorni mbeshtetese ne karrigen tuaj.
  • Nese jeni duhanpires, lereni.
    Pirja e duhanit mund te rrise rrezikun e zhvillimit te dhimbjes se qafes.
  • Shmangni mbajtjen e çantave te renda ne shpine, si per shembull cantat e shkolles sidomos per femijet nen 18 vjec.
  • Flini ne nje pozicion te shendetshem.
    Koka dhe qafa duhet te jene ne nje linje me trupin . Perdorni nje jastek te vogel nen qafe. Provoni te flini ne shpine me kembet e ngritura mbi jasteke, gje qe do te drejtoje shtyllen kurrizore.
  • Qendroni aktiv.
    Nese nuk levizni shume, rrisni nivelin tuaj te aktivitetit.

KUSH JANE ANALIZAT DHE TRAJTIMET QE NDERMERREN PER DHIMBJET E QAFES?

Analizat qe mund te kerkohen nga mjeku per te zbuluar shkakun e dhimbjes se qafes:

  1. Radiografia
  2. Skaneri (CT)
  3. Rezonanca magnetike (MRI)
    Eshte e mundur qe tju kerkohet te beni nje radiografi (grafi) ose rezonanc magnetike per problemet strukturore te qafes edhe pa pasur simptoma apo ankesa.
  4. Elektromiografia (EMG), nese dhimbja e qafes lidhet me nje nerv te shtypur.
  5. Analizat e gjakut.

TRAJTIMI I DHIMBJES SE QAFES.

  1. Ilacet per qetesimin e dhimbjeve mund te perfshijne barna anti-inflamatore josteroidale (AIJS), te tilla si ibuprofen, naproksen natriumi (Aleve), acetaminophen (Tylenol) ose voltaren.
    Merrni keto ilaçe vetem sipas udhezimeve sepse perdorimi i tepert mund te shkaktoje efekte anesore serioze.
  2. Nje fizioterapist mund tju mesoje ushtrime te duhura per qendrimin, shtrirjen dhe forcimin e qafes. Ushtrimet mund te perfshije gjithashtu perdorimin e nxehtesise, akullit dhe masave te tjera per te ndihmuar ne lehtesimin e dhimbjes.
  3. Stimulimi nervor elektrik transkutan (TENS).
    Elektrodat e vendosura ne lekure prane zonave te dhimbshme japin impulse te vogla elektrike qe mund te lehtesojne dhimbjen.
  4. Qafore e bute ne qafe.
    Nje qafore e bute qe mbeshtet qafen mund te ndihmoje ne lehtesimin e dhimbjes duke hequr presionin nga qafa. Megjithate, nese perdoret per me shume se 3 ore ne te njejten kohe ose per me shume se 1-2 jave, nje qafore mund te beje me shume dem sesa dobi.
  5. Procedure kirurgjikale
    Aplikimi i lendeve steroide prane rrenjeve nervore ne nyjet e shtylles kurrizore apo ne muskujt e qafes.

REFERENCAT

https://my.clevelandclinic.org

https://www.mayoclinic.org

https://www.webmd.com

https://medlineplus.gov

https://www.medicalnewstoday.com