Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

DHIMBJET E GJURIT

Dhimbja e gjurit eshte nje ankese e zakonshme qe prek njerezit e te gjitha moshave. Dhimbja e gjurit mund te jete rezultat i nje demtimi, si psh keputja e ligamentit ose kercitja e gjurit. Semundjet gjithashtu mund te shkaktojne dhimbje ne gjunje, si psh artriti, perdhesi dhe infeksionet .

Shume lloje te dhimbjeve te vogla te gjurit reagojne mire ndaj masave te vetë-kujdesit. Terapia fizike(ushtrimet) dhe mbajteset e gjurit gjithashtu mund te ndihmojne ne lehtesimin e dhimbjes. Ne disa raste, megjithate,per dhimbjen e gjurit mund te kerkohet kujdes kirurgjikal.

SIMPTOMAT E DHIMBJES SE GJURIT?

Vendndodhja dhe ashpersia e dhimbjes se gjurit mund te ndryshojne, ne varesi te shkakut te problemit.
Shenjat dhe simptomat qe ndonjehere shoqerojne dhimbjen e gjurit perfshijne:

  • Enjtje dhe ngurtesi te gjurit.
  • Skuqje dhe ngrohtesi ne prekje te tij.
  • Dobesi ose paqendrueshmeri kur jeni ne kembe.
  • Zhurma kercitese ndersa ecen.
  • Pamundesia per te drejtuar plotesisht gjurin.

CILAT JANE SHKAQET QE BEHEN SHKAK PER DHIMBJE TE GJURIT?

  1. DEMTIMET FIZIKE TE GJURIT.
    Nje demtim i gjurit mund te preke cilindo nga ligamentet, tendinat ose siperfaqet artikulare (bursa) qe rrethojne nyjen e gjurit .

Lendimi i ligamentit te kryqezuar anterior ACL.
Ky ligamente eshte shume i rendesishem per lidhjen e pjeses se kofshes me gjurin. Jane me te rriskuar njerezit qe luajne basketboll, futboll ose sporte te tjera qe kerkojne levizje te papritura ne drejtim.
-Frakturat.
Kockat e gjurit, duke perfshire edhe kapakun e gjurit (patela), mund te thyhen gjate renies ose aksidenteve automobilistike.
-Menisku i krisur.
Menisku eshte kerci i forte, si gome qe vepron si nje amortizues te forcave midis dy siperfaqeve artikulare.
-Bursiti i gjurit.
Disa lendime te gjurit shkaktojne inflamacion ne bursa, qeset e vogla te lengut qe mbulojnë pjesen e jashtme te nyjes se gjurit, ne menyre qe tendinat dhe ligamentet te rreshqasin pa probleme mbi nyje.
-Tendiniti patelar.
Tendiniti shkakton acarim dhe inflamacion te nje ose me shume tendinave, indeve te trasha fibroze qe lidhin muskujt me kockat. Ky inflamacion mund te ndodhe kur ka nje demtim te kupes se gjurit, i cili shkakton dhimbje nga kupa e gjurit (patela) deri te kocka e kembes dhe nuk ju lejon te vraponi apo edhe te kerceni.

  1. PROBLEMET MEKANIKE TE GJURIT.
    Disa shembuj te problemeve mekanike qe mund te shkaktojne dhimbje ne gjunje jane:

-Demtimi i ligamenteve mbajtese te gjurit.
Ndonjehere lendimi ose degjenerimi i kockave ose kercit mund te shkaktoje qe nje pjese e kockes ose kercit te shkeputet dhe te dale jashte hapesires se kyçit. Kjo mund te mos krijoje asnje problem nese trupi nuk kryen levizjen e kyçit te gjurit, por nese levizni kjo jep dhimbje shume te medha.
-Kapaku i gjurit i dislokuar.
Kjo ndodh kur kocka trekendore qe mbulon pjesen e perparme te gjurit (kupa e gjurit) rreshqet nga vendi saj normal, zakonisht ne pjesen e jashtme te gjurit. Ne disa raste, kapaku i gjurit mund te mbetet i zhvendosur dhe ju do te jeni ne gjendje te shihni dislokimin.
-Dhimbje ne ije ose ne kembe.
Nese keni dhimbje ne ije ose ne kembe, mund te ndryshoni menyren se si ecni per te lehtesuar dhimbjen e kyceve(nyjeve) tuaja . Por kjo ecje e ndryshuar mund te vendose me shume stres ne kycin e gjurit dhe te shkaktoje dhimbje ne te.

  1. ARTRITI
    Ekzistojne me shume se 100 lloje te ndryshme te artritit. Llojet qe kane me shume gjasa te prekin gjurin perfshijne:

-Osteoartriti.
Ndonjehere i quajtur artriti degjenerativ, osteoartriti eshte lloji me i zakonshem i artritit. Eshte nje gjendje konsumimi qe ndodh kur kerci ne gjurin tuaj perkeqesohet me keqperdorimin dhe moshen.
-Artrit rheumatoid.
Artriti reumatoid eshte nje semundje autoimune qe mund te preke pothuajse çdo kyc ne trupin tuaj, duke perfshire edhe gjunjet. Megjithese artriti reumatoid eshte nje semundje kronike, ai ka tendence te ndryshoje ne ashpersi dhe madje mund te vije dhe te shkoje(dhimbje levizese).
-Perdhesi.
Ky lloj artriti ndodh kur kristalet e acidit urik grumbullohen ne nyje(kyce). Ndersa perdhesi me se shpeshti prek gishtin e madh te kembes, mund te ndodhe te preki edhe gjunjte.
-Pseudogouta.
Shpesh ngaterrohet me perdhes, pseudoguta shkaktohet nga kristalet qe permbajne kalcium qe zhvillohen ne lengun e kyçeve. Gjunjet jane artikulacioni me i zakonshem i prekur nga pseudoguti.
-Artriti septik.
Ndonjehere kycet e gjurit mund te infektohet, duke çuar ne enjtje, dhimbje dhe skuqje. Artriti septik shpesh ndodh me ethe dhe zakonisht nuk ka traume perpara fillimit te dhimbjes. Artriti septik mund te shkaktoje shpejt demtime te medha ne kercin e gjurit. Nese keni dhimbje gjuri me ndonje nga simptomat e artritit septik, shkoni menjehere te mjeku.

CILET JANE ATO FAKTORE RRISKU PER ZHVILLIMIN E DHIMBJES SE GJURIT?

Nje sere faktoresh mund te rrisin rrezikun per te pasur probleme ne gju, duke perfshire:

-Pesha e tepert.
Te qenit mbipeshe ose obez rrit stresin ne nyjet e gjurit, madje edhe gjate aktiviteteve te zakonshme si ecja ose ngjitja dhe zbritja e shkalleve. Gjithashtu ju ve ne rrezik te shtuar te osteoartritit duke pershpejtuar demtimin e kercit te kyçeve.
-Mungesa e fleksibilitetit ose forces se muskujve.
Mungesa e forces dhe fleksibilitetit mund te rrise rrezikun e lendimeve te gjurit. Muskujt e forte ndihmojne ne stabilizimin dhe mbrojtjen e nyjeve dhe fleksibiliteti i muskujve mund t’ju ndihmoje te arrini gamen e plote te levizjes.
-Disa sporte ose profesione.
Disa sporte krijojne me shume stres ne gjunje sesa te tjeret. Kercimet dhe rrotullimet e basketbollit dhe goditjet e perseritura te gjunjeve kur vraponi, te gjitha rrisin rrezikun e lendimit te gjurit. Punet qe kane stres te perseritur ne gjunje si ndertimi ose bujqesia gjithashtu mund te rrisin rrezikun.
-Lendimi i meparshem.
Duke pasur nje demtim te meparshem te gjurit, ka me shume gjasa qe ju te lendoni perseri gjurin tuaj.

SI ZBULOHET KJO SEMUNDJE?

Në disa raste, mjeku juaj mund te sugjeroje teste te tilla si:

  1. Testet imazherike.

Mjeku mund te rekomandoje fillimisht nje radiografi, e cila mund te ndihmoje ne zbulimin e frakturave te kockave dhe semundjeve degjenerative te kyçeve.
Skaneri (CT). Skaneri marr pamje nga shume kende te ndryshme per te krijuar imazhe terthore te pjeses se brendshme te trupit. CT mund te ndihmoje ne diagnostikimin e problemeve te kockave dhe frakturave delikate. Nje lloj i veçante skaneri mund te identifikoje me saktesi perdhesin edhe kur kyçi nuk eshte i perflakur(nxehte dhe i hiperemik/skuqur).
EKO. Kjo prodhon imazhe ne kohe reale te strukturave te indeve te buta brenda dhe rreth gjurit tuaj. Mjeku mund te kerkoje te levizni gjurin ne pozicione te ndryshme gjate eko-s per te kontrolluar per probleme specifike.
Rezonanca magnetike (MRI). Nje MRI perdoret per te krijuar imazhe 3D te pjeses se brendshme te gjurit tuaj. Ky test eshte veçanerisht i dobishem ne zbulimin e lendimeve te indeve te buta si ligamentet, tendinat, kercet dhe muskujt.

  1. Testet laboratorike.
    Nese mjeku dyshon per nje infeksion ose inflamacion, ka te ngjare te keni analiza gjaku dhe ndonjehere nje procedure te quajtur artrocenteze, ne te cilen nje sasi e vogel lengu hiqet nga nyja e gjurit me nje gjilpere dhe dergohet ne nje laborator per analize.

SI MUND TE TRAJTOHET DHIMBJA E GJURIT?

  1. Medikamentet.
    Mjeku mund tju jape ilace per te ndihmuar ne lehtesimin e dhimbjes dhe per te trajtuar shkaktaret qe japin dhimbjen e gjurit, te tilla si artriti reumatoid ose perdhes.
  2. Fizioterapia.
    Forcimi i muskujve rreth gjurit do ta beje ate me te qendrueshem. Mjeku mund te rekomandoje terapi fizike ose lloje te ndryshme ushtrimesh forcuese bazuar ne gjendjen specifike qe po shkakton dhimbjen tuaj. Nese jeni fizikisht aktiv ose praktikoni nje sport, mund t’ju nevojiten keshilla per te korrigjuar modelet e levizjes qe mund te ndikojne ne dhimbjen e gjunjeve dhe per te vendosur nje teknike te mire gjate sportit ose aktivitetit tuaj.
  1. Injeksionet.
    Ne disa raste, mjeku mund te sugjeroje injektimin e medikamenteve ose substancave te tjera direkt ne kyçin tuaj. Shembujt perfshijne:

-Kortikosteroidet. Injeksionet e nje ilaçi kortikosteroid ne nyjen e gjurit mund te ndihmojne ne reduktimin e simptomave te nje shperthimi te artritit dhe te ofrojne lehtesimin e dhimbjes qe mund te zgjase disa muaj. E megjithate keto injeksione nuk jane efektive ne te gjitha rastet.
-Acidi hialuronik. Nje leng i trashe, i ngjashem me lengun qe lubrifikon natyrshem kycet, acidi hialuronik mund te injektohet ne gjurin tuaj per te permiresuar levizshmerine dhe per te lehtesuar dhimbjen. Megjithese rezultatet e studimit kane qene te perziera ne lidhje me efektivitetin e ketij trajtimi, lehtesimi nga nje ose nje seri injeksionesh mund te zgjase deri ne gjashte muaj.
-Plazma e pasur me trombocite (PRP). PRP permban nje perqendrim te shume faktoreve te ndryshem te rritjes qe duket se reduktojne inflamacionin dhe nxisin sherimin. Disa studime kane zbuluar se PRP mund te perfitoje disa njerez me osteoartrit, por nevojiten me shume studime.

  1. Kirurgjia.
    Zakonisht problemet e gjurit zgjidhen ne rruge jokirurgjikale (me fizioterapi, ilace, etj),por ndonjehere mund te jete e nevojshme nje nderhyrje kirurgjikale. Disa nderhyrje qe mund te realizohen jane:

-Kirurgjia artroskopike.
Ne varesi te demtimit , mjeku mund te jete ne gjendje te ekzaminoje dhe riparoje demtimin e kyçeve duke perdorur nje kamere me fiber optike te futura permes vetem disa prerjeve te vogla rreth gjurit . Artroskopia mund te perdoret per te hequr ose riparuar kercin e demtuar (veçanerisht nese kjo shkakton bllokimin e gjurit) dhe per te rindertuar ligamentet e demtuara.
Kirurgjia per zevendesimin e pjesshem te gjurit.
Ne ketë procedure, kirurgu zevendeson vetem pjesen me te demtuar te gjurit me pjese te bera prej metali dhe plastike. Kirurgjia zakonisht mund te kryhet permes prerjeve te vogla, keshtu qe ka te ngjare te sheroheni me shpejt sesa me operacionin per te zevendesuar te gjithe gjurin tuaj.
-Zevendësimi total i gjurit.
Ne kete procedure, kirurgu heq kocken dhe kercin e demtuar nga kofsha, kocka e kembes dhe kapaku i gjurit, dhe e zevendeson ate me nje nyje artificiale te bere nga lidhje metalike, plastike te cilesise se larte dhe polimere.
Osteotomia.
Kjo procedure perfshin heqjen e kockes nga kofsha ose kocka e kembes per te shtrire me mire gjurin dhe per te lehtesuar dhimbjen e artritit. Ky operacion mund t’ju ndihmoje te vononi ose shmangni operacionin e zevendesimit total te gjurit.

REFERENCAT

https://my.clevelandclinic.org

https://medlineplus.gov

https://www.mayoclinic.org

https://www.medicalnewstoday.com

https://www.webmd.com

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?