DEPRESIONI
CFARE ESHTE DEPRESIONI?
Cdokush mund te bej nje dallim,sado i vogel qofte ai , mes gjendjes emocionale te nje personi ne periudha kohore te caktuara . Keshtu per shembull kur nje person nuk ndien asnje kenaqesi pas nje aktiviteti me miqte me te afert , atehere duhet te mendojme se ka dicka qe nuk shkon . Nje humor depresiv eshte ai lloj humori qe qendron gjate tek nje person dhe madje mund te ndikoje ne menyren se si ai mendon apo vepron . Doktoret e quajne kete nje depresion klinik.
Depresioni eshte nje patologji e zakonshme , shume serioze dhe jo vetem nje dobesi e momentit . Depresioni nuk eshte kurre nje nje pjese “normale” e jetes suaj . Megjithate ai eshte fare mire i trajtueshem dhe i sherueshem . Kushtet qe mundesojne zhvillimin e kesaj patologjie mund te jene : nje cekuliber i substancave kimike ne tru ,ndryshimeve hormonale ,medikamenteve apo situatave jo te lehta te kaluar ne jete .
CILAT JANE SIMPTOMAT E DEPRESIONIT?
Nese ju perjetoni pese apo me shume simptoma nga ato te listuara me poshte , te cilat zgjasin per me shume se dy jave dhe ndikojne ne menyren tuaj te te vepruarit ,atehere duhet patjeter qe te kontaktoni nje mjek specialit per problemet e shendetit psikik . Nje vizite mjeksore eshte shume e rendesishme per te perjashtuar cdo problem tjeter te mundshem .
Simptomat qe duhet te kemi kujdes .
- Te qenurit vazhdimisht i trishtuar,i shqetesuar apo bosh.
- Mungesa e nje gjumi te rehatshem apo pagjumesia e vazhdueshme.
- Ulje e oreksit si rrjedhoje edhe humbje peshe/rritje e oreksit e si rrjedhoje edhe shtim ne peshe .
- Humbje te interesit ndaj aktiviteteve te ndryshme qe dikur mund te kene qene interesante.
- Shqetesime te vazhdueshme dhe nervozizem .
- Dhimbje koke, dhimbje kronike te tjera, ndryshime te tretjes te cilat jane te vazhdueshme dhe nuk i pergjigjen asnje trajtimi.
- Veshtiresi per tu perqendruar,per tu kujtuar apo per te marre nje vendim .
- Te qenurit i lodhur gjate gjithe kohes .
- Ndjenia te shemtuara si te qenit fajtor , i pashpres apo i pavlere shume shpesh .
- Mendime per te lenduar veten.
CILET JANE FAKTORET QE NDIKOJNE NE SHFAQJEN E DEPRESIONIT?
Jane disa faktore qe kontribuojne ne lindjen dhe zhvillimin e kesaj semundje.
- Biologjike.
Personat qe vuajne nga depresioni mund te kene disa substanca kimike prezente ne tru qe ne kushte normale nuk perbejn problem , por ne nje crregullim te tyre mund te shkaktojne zhvillimin e depresionit klinik. - Aftesit njohese.
Personat me mendime negative dhe vetbesim te ulet kane me shume gjasa te zhvillojne depresion klinik. - Gjinia.
Femrat sipas statistikave e perjetojne stresin dy here me shume se meshkujt . Ende nuk ka nje mendim te qarte per menyren e zhvillimit te depresionit ,por mendohet te jete nje ndikim hormonal ,menstruacionet, shtatzania,lindja e femijeve apo menopauza . - Semundje te tjera bashkshoqeruese.
Depresioni ka shume gjasa te ndodh tek ato persona qe vuajne nga : semundjet e zemres ,kanceri , semundja Parkinson, diabeti , semundja e Alzhaimerit apo crregullime te tjera hormonale. - Gjenetike. Nje histori familjare pozitive per depresion eshte nje element plus per zhvillimin e depresionit.
- Situata te veshtira te kaluara ne jete . Ngjarje te veshtira ne jete mund te behen shkak per lindjen e depresionit si psh divorci ,problemet financiare etj.
SI TRAJTOHET DEPRESIONI?
Megjithese nje semundje serioze per shendetin ne teresi dhe vecanerisht ate mendor , sot depresioni eshte nje semundje qe mund te sherohet. Pavaresisht nga lloji i rastit , ka nje llojshmeri te madhe terapish qe mund te ndihmojne ne sherimin prej saj . Trajtime te tilla perfshijne terapit mbeshtetese apo seancat psikoterapeutike . Terapia e te folurit i ndihmone pacientet te kuptojne mendimet negative dhe situata qe kane ndryshuar menyren e tyre te te jetuarit .Nje pike tjeter shume e forte eshte edhe ti ndihmojme keto paciente te krijojne lidhje pozitive me njerezit .
Po ashtu ka edhe medikamente qe ndihmojne per sherimin nga depresioni . Ato permirsojne : gjumin,oreksin,perqendrimin,etj. Medikamentet rekomandohen te jepen qe ne momentin qe fillojne te shfaqen simptomat e verteta te semundjes dhe nuk duhet absolutisht te nderpriten pa rekomandimin e mjekut. Pas zhdukjes se simptomave rekomandohet qe medikamentet te vazhdoje edhe per 4-9 muaj me pas . Si cdo medikamente edhe antidepresivet kane efekte anesore , por qe jane te perkoheshme .
SI MUND TA NDIHMOJME NE VETEN NE PERBALLJEN ME DEPRESIONIN?
- Vendosini vetes synime per ti realizuar dhe merrni persiper sa me shume detyra .
- Mundohuni te jeni i shoqerueshem me njerezit .
- Merrni pjese ne aktivitete te ndryshme.
- Mos ndermerrni asnje vendim te rendesishme derisa depresioni te kete kaluar .
- Lereni familjen dhe miqte tju ndihmojne .
REFERENCAT
https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/depression.html
http://www.nimh.nih.gov/healthinformation/depressionmenu.cfm
https://medlineplus.gov/spanish/ency/article/003213.htm
https://www.who.int/es/news-room/fact-sheets/detail/depression
https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/depression/symptoms-causes/syc-20356007