Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

DEMTIMET E SHPINES

Shpina perbehet nga kocka, muskuj dhe inde te tjera qe shtrihen nga qafa deri ne fund te shpines(legen).
Lendimet e shpines mund te jene rezultat si pasoje e lendimeve sportive, punes neper shtepi ose ne kopsht, ose nga nje goditje e papritur siç eshte nje aksident automobilistik.
Pjesa e poshtme e shpines eshte vendi me i zakonshem i lendimeve te shpines dhe dhimbjeve te shpines.
Lendimet e zakonshme te shpines jane:

  1. Sforcimet gjate puneve fizike
  2. Hernia diskale
  3. Demtim te rruazave te shtylles kurrizore

Keto lendime mund te shkaktojne dhimbje dhe te kufizojne levizjen tuaj.
Trajtimet ndryshojne nga njeri demtim tek tjetri, por mund te perfshijne ilaçe, kremra, pushim ne shtrat,fizioterapi ose trajtim kirurgjikal.
Ajo qe ju mund te beni per te parandaluar disa demtime te shpines eshte duke mbajtur nje peshe te shendetshme, duke ngritur objekte te renda me kujdes dhe duke perdorur mbeshtetje per pjesen e poshtme te shpines kur jeni ulur.

1.LENDIMET E SHPINES QE VIJNE NGA PUNET E RENDA FIZIKE

Lendimet me te shpeshta te shpines si pasoje e aktivitetit te rende fizik jane:

  • Dhimbja si rrjedhoje e demtimit te muskujve ose sic njihet grisja e muskujve.
  • Ndrydhja e shpines, qe vjene si pasoje e ngrirjes se muskujve dhe zgjatjes se tyre jashte hapsires se lejuar.

Shpina eshte nje strukture komplekse kockash dhe muskujsh, te mbeshtetura nga kerce, tendina dhe ligamente. Si dhe nje prej strukturave qe ushqehen nga nje rrjet shume i pasur enesh gjaku dhe nervash.
Pjesa e pasme, veçanerisht pjesa e mesit ose pjesa e poshtme e shpines, mban pjesen me te madhe te peshes se trupit gjate ecjes, vrapimit dhe aktiviteteve te tjera.
Pra, ka kuptim qe lendimet ne pjesen e poshtme te shpines, si sforcimet dhe ndrydhjet jane shume te shpeshta.

SHKAQET ME TE SHPESHTA TE KETIJ LENDIMI?

Perdredhja ose terheqja e nje muskuli ose tendini mund te jete si pasoje edhe e nje rasti te vetem te nje ngritje te gabuar te nje objekti ose nga stresi i tepert i muskujve te shpines.

Nje ndrydhje ndodh shpesh pas nje renje ose perdredhjeje te papritur, ose nje goditje ne trup qe detyron nje nyje te dale nga pozicioni i tij normal. Të gjitha keto kushte shtrijnë një ose me shume ligamente pertej diapazonit te tyre normal te levizjes, duke shkaktuar lendime.

Disa shkaqe te shpeshta qe japin lendime te shpines jane:

  • Lakimi(perkulja) i tepert i pjeses se poshtme te shpines
  • Te qenit mbipeshe
  • Te kesh muskuj te dobet te shpines ose te barkut apo muskuj te ngurte te kofsheve.
  • Sporte te tilla si : peshngritja dhe futbolli, gjithashtu rrisin rrezikun e nje demtimi te shpines.

SIMPTOMAT ME TE SHPESHTA TE KETIJ LLOJ LENDIMI!

Simptomat e nje tendosjeje ose ndrydhjeje te shpines permendim:

  • Dhimbje qe perkeqesohet kur levizni.
  • Ngerçe ose spazma muskulore (kontraktime te papritura te pakontrollueshme te muskujve)
  • Zvogelimi i funksionit te levizjes se kyçit (veshtiresi ne ecje, perkulje perpara, anash ose qendrim drejt)
  • Ne disa raste, personi mund te ndjeje nje kercitje ne momentin e lendimit.

KU REZULTON TRAJTIMI I LENDIMEVE TE TILLA?

Trajtimi per sforcimet dhe ndrydhjet eshte i ngjashem me lendimet e tjera dhe shpesh zhvillohet ne dy faza.

Qellimi i fazes se pare eshte zvogelimi i dhimbjes dhe spazmave. Kjo mund te perfshije pushimin dhe perdorimin e paketave te akullit dhe kompresimin (presionin), veçanerisht per 24 deri ne 48 oret e para pas lendimit. Nje ilaç anti-inflamator josteroid pa recete, si ibuprofeni mund te rekomandohet per te ndihmuar ne uljen e dhimbjes dhe enjtjes.

Pas 24 deri ne 48 oreve te para, keshillohet rikthimi ne aktivitetet normale, deri ne piken qe ato tolerohen. Pushimi i zgjatur ne shtrat ose palevizshmeria (moslevizja) thjesht zgjat simptomat dhe vonon sherimin.

Shumica e njerezve me simptoma te tendosjes/ndrydhjes se mesit permiresohen ne rreth 2 jave. Nese simptomat vazhdojne per me shume se 2 jave, mund te kerkohet trajtim shtese.
Per me shume informacione kontaktoni mjekun tuaj.

2.HERNIA DISKALE.

Hernia diskale eshte nje demtim i shtylles kurrizore . Jane nje sere kockash (rruaza) ne shtyllen kurrizore, qe shtrihen nga baza e kafkës(kocka e kokes) tuaj deri te kocka e bishtit. Midis rruazave tuaja ka jasteke te rrumbullaket te quajtur disqe. Disqet veprojne si tampon midis kockave tuaja, duke ju lejuar te perkuleni dhe te levizni me lehtesi. Kur nje nga keto disqe demtohet kemi te bejme me herni diskale.

Kjo eshte nje semundje qe gjithnje e me shume po prek njerez ne mbare boten. Hernia diskale eshte shkaku kryesor i dhimbjes se qafes, shpines apo te kembeve (shiatikut).
Ato mund te ndodhin kudo pergjate shtylles kurrizore, por semundja ndodh me shpesh ne pjesen e poshtme te shpines ose ne qafe. Eshte e rralle qe nje hernie diskale te ndodhe ne mes te shpines.
Njerezit e moshes 30 deri ne 50 vjeç kane me shume gjasa te kene nje hernie diskale.
Problemi prek burrat dy here me shpesh se grate.

SHKAQET ME TE SHPESHTA TE HERNIES DISKALE?

Ato faktore qe perbejne nje rrezik shume te madh per hernien diskale jane:

  • Qendrimi ulur per nje kohe te gjate ne te njejtin pozicion.
  • Te qenit mbipeshe.
  • Ngritja e objekteve te renda.
  • Levizje te perseritura te perkuljes ose perdredhjes ne pune apo sporte.
  • Pirja e duhanit.

CILAT JANE SIMPTOMAT E HERNIES DISKALE?

Simptomat e hernies diskale ndryshojne ne varesi te vendit te problemit ne shtyllen kurrizore. Simptomat perkeqesohen gjate levizjes dhe permiresohen gjate pushim.

Hernia diskale qe prek mesin:
Eshte e zakonshme qe nje hernie diskale ne pjesen e poshtme te shpines te shkaktoje dhimbjen e njohur si “nervi shiatik”. Ketu do te kemi :

  • Dhimbje shpine.
  • Ndjesim shpimi gjilperash ose mpirje ne kembe.
  • Dobesi muskulore.

Hernie diskale qe prek qafen:
Simptomat e nje hernie diskale ne qafe perfshijne:

  • Dhimbje prane ose midis teheve te shpatullave .
  • Dhimbje qe kalon ne shpatull, krah dhe ndonjehere ne dorë dhe gishta.
  • Dhimbje ne qafe, veçanerisht ne shpine dhe ne anet e qafes.
  • Dhimbje qe shtohet kur perkulni ose ktheni qafen.
  • Mpirje ose ndjesi shpimi gjilperash ne krahe .

SI TRAJTOHET HERNIA DISKALE?

Per te filluar trajtimin e semundjes mund qe mjeku tju kerkoje te beni disa analiza plotesues, vec vizites qe do tju beje ne spital.
Analiza kryesore dhe me e rendesishmja ne zbulimin e kesaj semundje eshte Rezonanca Magnetike.
Vec saj mund te realizohet edhe nje radiografi, skaner apo nje elektromiogram(EMG ndihmon ne percaktimin e nervit qe prek nje disk i hernizuar).
MENAXHIMI DHE TRAJTIMI
Çfare mund te beni ne shtepi per te lehtesuar dhimbjen e hernies diskale?
Ne shumicen e rasteve, dhimbja nga nje hernie diskale mund te largohet me kohen. Per te lehtesuar dhimbjen ndersa semundja permiresohet, mund te:

  • Pushoni per nje deri ne tre dite, nese dhimbja eshte e forte. Kujdes eshte e rendesishme te shmangni periudha te gjata te pushimit ne shtrat per te parandaluar ngurtesimin e muskujve.
  • Merrni nje qetesues dhimbjeje pa recete, te tille si ibuprofen ose acetaminofen/paracetamol.
  • Aplikoni nxehtesi ose akull ne zonen e prekur, e mira eshte te behet kombinimi i te dyjave.

3.DEMTIM TE RRUAZAVE TE SHTYLLES KURRIZORE

Shtylla kurrizore ka 33 unaza edhe nese njera prej tyre demtohet dhimbja ndjehet ne te gjithe shtyllen kurrizore.
Rruazat e demtuara apo te thyera/frakturuara zakonisht shkaktohen nga osteoporoza dhe trauma si rrezimet, lendimet sportive ose aksidentet me makine.

Shumica e demtimeve te shtylles kurrizore nuk kane nevoje per nderhyrje kirurgjikale, por mund t’ju duhet te mbani nje mbajtese(brez per mesin apo qafore per qafen) per disa muaj.
Megjithate, frakturat e renda te shtylles kurrizore do te duhet te riparohen me kirurgji.

Llojet e frakturave të shtylles kurrizore:
Shpina eshte e ndare ne tre pjese kryesore, te cilat mund te demtohen ne kushte te caktuara:

1.Frakturat e shtylles kurrizore ne pjesen e qafes.
2.Frakturat e shtylles kurrizore torakale(kraharor),demtimi i unazave shkon nga fundi i qafes deri ne fund te brinjeve.
3.Frakturat e shtylles kurrizore lumbare(pjesa e legenit).

Llojet me te zakonshme te frakturave te shtylles kurrizore jane:

1.Frakturat shtypese, qe zakonisht formohen si rezultat i osteoporozes(dobesimit te unazave te kurrizit). Nje problem i tille mund tju beje te ecni edhe me kurrizin kerrusur.
2.Frakturat goditese, ndodh papritur kur nje force e forte bene qe rruazat tuaja te thyhen ne shume pjese.
3.Fakturat perkulese, ato mund te ndodhin kur rruazat tuaja shkeputen nga njëra-tjetra. Ata jane pothuajse si e kunderta e nje frakture me shperthim.

SIMPTOMAT E FRAKTURAVE TE SHTYLLES KURRIZORE?

Demtimet e menjehershme te shtylles kurrizore kane me shume shance te zbulohen ne raste traumash, por ka edhe semundje te tjera si osteoporoza qe i konsumon kockat cdo dite dhe ju do te jeni te afte ta zbuloni semundjen ne momentin kur eshte e veshtire te bejme nje nderhyrje.
Nese perjetoni simptoma, ato do te jene si me poshte:

  • Dhimbje shpine: Nje dhimbje e mprehte, e forte ne shpine. Dhimbja mund te perkeqesohet me kalimin e kohes, veçanerisht kur jeni duke ecur ose duke levizur.
  • Enjtje ose ndjeshmeri: Zona rreth rruazave te thyera mund te jete e fryre dhe e dhimbshme ne prekje.
  • Ndryshimet ne qendrimin trupor: Nje renie ose perkulje e shtylles kurrizore qe ju ben te perkuleni perpara gjate ecjes apo qendrimit, gje qe ju nuk e keni bere me pare.
  • Nje ndjesi shpimi gjilperash ose mpirjeje ne shpine qe mund te rrjedhe poshte kraheve ose kembeve.
  • Humbja e gjatësise: Mund te humbisni dukshem gjatesine me kalimin e kohes .
  • Inkontinence: Humbje te aftesise per te kontrolluar mbajtien e urines apo te feceve.

A MUND TE TRAJTOHET KJO SEMUNDJE?

Per zbulimin e frakturave te shtylles kurrizore mjeku do ju beje nje vizite nga afer duke pare cdo shenje te semundjes, po ashtu edhe duke kerkuar analiza imazherike plus.
Analizat me te shpeshta imazherike qe realizohen ne raste te tilla jane:

  • radiografia, ajo eshte shume e rendesishme per zbulimin e frakturave/thyerjeve.
  • rezonanca magnetike, ajo eshte ne gjendje te zbuloje cdo lloj demtimi te shtylles kurrizore dhe eshte nje nder me te rendesishmet ne demtimet e shtylles kurrizore dhe te palces se saj.
  • skaneri(CT)

MENAXHIMI DHE TRAJTIMI
Shumica e frakturave te shtylles kurrizore nuk kerkojne trajtim kirurgjikal. Trajtimet me te zakonshme perfshijne:

1.Nje fiksator te jashtem.
Mund t’ju duhet te vishni nje mbajtese shpine per te mbajtur shtyllen kurrizore te shtrire dhe per te ndihmuar rruazat tuaja te demtuara te sherohen siç duhet. Shumica e njerezve duhet ta mbajne nje mbajtese per disa muaj.
2.Fizioterapia
Forcimi i muskujve te shpines mund te permiresoje forcen e pergjithshme trupore, te ndihmoje ne uljen e humbjes se kockave dhe te zvogeloje rrezikun e frakturave te shtylles kurrizore ne te ardhmen.
3.Trajtimi i osteoporozes
Nese keni osteoporoze, mjeku mund te pershkruaje ilaçe ose suplemente pa recete per te ndihmuar ne forcimin e kockave dhe per te parandaluar frakturat e ardhshme.
4.Nderhyrje kirurgjikale.
Nese fraktura e shtylles kurrizore rrezikon te demtoje palcen kurrizore ose nese dhimbja nuk permiresohet disa muaj pas trajtimeve jokirurgjikale, mund t’ju duhet te beni nje nderhyrje kirurgjikale.
Operacionet me te zakonshme per riparimin e frakturave jane vertebroplastika dhe kifoplastika.

Per cdo paqartesi duhet te pyesni mjekun dhe ai/ajo do tju informoje me teper.

REFERENCAT

https://my.clevelandclinic.org

https://www.mayoclinic.org

https://www.webmd.com

https://medlineplus.gov

https://www.medicalnewstoday.com

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?