Daflon per Trajtimin e Hemorrhoideve?
Pershendetje,
Ne 4 muajt e fundit kam vuajtur nga hemorrhoide. Doktori me dha Daflon dhe antibiotik. Pasi i mora per disa jave, mu shfaq fistula anale. Kam 4 muaj qe vuaj nga fistula anale dhe hemorrhoidet.
Gjate ketyre muajve, kam patur problem me ejakulimin deri ne fund te muajit te 4-rt pas mjekimit. Tani arrij te ejakuloj por semeni eshte ne sasi te paket dhe sikur ka pus ne te.
Si te veproj? Ndonje keshille?
Faleminderit.
Comment ( 1 )
Pershendetje,
E lexova pyetjen tuaj me vemendje dhe me vjen keq per problemet shendetsore qe po hasni. Me poshte eshte pergjigja ime.
Hemorrhoidet jane nje problem shqetesues per te gjithe pacientet sidomos kur nderlikohen me fistule anale. Daflon eshte nje preparat qe permban flavonoidet diosmin dhe hesperidin. Keto do te ndihmojne ne uljen e inflamacionit lokal, dhe ne shtrydhjen e hemorrhoideve deri ne zvogelimin minimal te tyre.
Megjithate mjekimi me daflon nuk mjafton. Ka shume rendesi ushqimet qe konsumoni ne menyre qe te rrisni marrjen e fibrave.
Plus, ju nevojitet te merrni sa me shume lengje dhe uje qe te lehtesoni jashteqitjen.
Per sa i perket problemeve me ejakulimin, ato nuk kane te bejne direkt me hemorrhoidet apo fistulen anale. Ajo cka mund te kete ndodhur eshte ngacmimi lokal nervor dhe inflamacioni.
Per mendimin tim, duhet te beni disa analiza si:
Ne kete menyre do te percaktojme diagnozen e sakte dhe trajtimin sa me efikas. Do t’ju rekomandoje te kryenit dhe nje ECHO abdominale ne menyre qe te vleresohen organet abdominale dhe trakti uro-genital.
Shpresoj t’ju jem pergjigjur pyetjes suaj. Mos hezitoni te me shkruani serish per ndonje problem tjeter tuaj.
Dr.Albana