Clostridium Difficile
PIKEPAMJE E PERGJITHSHME
Ne nje studim te bere ne amerike ,saktesisht ne shtetin e Illinois per eleminimin e bakterit te Clostridium Difficile, u ndermor nje iniciative arsimore mbarekombetare. Ne kete iniciative u perfshine spitalet dhe qendrat e kujdesit afatgjate(azilet) per te hartuar strategji me qellim parandalimin apo kontrollimin e perhapjes se C.Dificile. Ne vitin 2011 u ndertua ne saj te bashkpunimit mes 20 spitaleve vendase “Bashkpunimi per parandalimin e C.Difficile “. Ajo synonte te perhapte te gjithe informacionin apo mesimin e marre tek spitalet dhe qendrat e kujdesit shendetesor afatgjat me qellim planifikimin e strategjive per te parandaluar transmetimin e ketij lloj bakteri .
Rastet me C.Difficile manifestohen me nje diarre te formes se rende deri ne vdekjeprurese . Ky lloj bakteri njihet si shkaktari kryesor i diarrese i lidhur me perdorimin e antibiotikeve , kjo ne 15-25 % te rasteve . Infektimi i pacientit me kete lloj bakteri eshte shume i rrezikshem per sigurine shendetesore te tij . Numrat tregojne se rastet u rriten ndermjet viteve 1999-2010 nga 7082 raste ne 16262 raste . Megjithese nuk ka te dhena te perditesuara ne lidhje me numrin e te infektuarve nga C.Difficile ne Instuticionet e Kujdesit Afatgjate(Azilet) ,mendohet qe numri i tyre te jete shqetesues ne nivel kombertar dhe nje barre e rende per spitalet dhe ofruesit e kujdesit shendetesor . Ne krahasim me spitalet qe kane reth156000 te infektuar te rinje cdo vit ,qendrat e kujdesit afatgjate per te moshuarit (azilet) numerojne rreth 263000 raste te reja cdo vit . Po ashtu duhet theksuar se shpenzimet spitalore per kete semundje jane shume te medha ashtu sikurse edhe humbjet nga ana e pacientit .
Infeksioni i shkaktuar nga C.Difficile eshte i parandalueshem . Dy nga njezet spitalet qe morren pjese ne fushaten per kontrrolin dhe parandalimin e perhapjes se C.Difficile,ne amerike, paten nje reduktim te infektimeve te reja nga bakteri nga 26% ne 15 % . Fushata per reduktimin dhe parandalimin e perhapjes se infeksionit te C.Difficile synone :
- permiresimin e cilesis se sherbimit
- parandalimin e infeksionit te shkaktuar nga ky lloj bakteri
- permiresimin e kujdesit infermieror
- permiresimin e sherbimeve mjeksore
- permiresimin e sherbimit laboratorik
Instuticionet qe synojne permiresimin e sherbimit , kane krijuar aktivitete ne fushen e parandalimit te transmetimit te C.Difficile si :-webinare ,-seminare rajonale dhe -zhvillimin e faqeve te internetit te posacme per kete qellim . Keshtu ka nje bashkpunim te madh brenda dhe ndermjet instuticioneve shendetesore dhe organizatave shendetesore ,per parandalimin e transmetimit te C.Difficile .
CFARE ESHTE C.DIFFICILE?
C.difficile eshte nje bakter pergjegjes per simptomen e diarrese apo edhe te situatave te tjera me serioze per sa i perket patologjive intestinale sic eshte edhe koliti . Ky lloj bakteri mund te kete emra te ndryshem si :
- Clostridioides difficile
- Clostridium difficile
- C. difficile.
Ky lloj bakteri eshte shkaktar per afro gjysem milioni semundje cdo vit .
CILI ESHTE SHKAKTARI PER INFEKTIMIN NGA C.DIFFICILE?
C.Difficile eshte nje lloj bakteri i cili zakonisht gjendet ne mjedisin e brendshem te zorres ne nje numer shume te vogel dhe e gjitha kjo e rregulluar ne saj te flores normale te zorres . Njerezit zakonisht infektohen nga C.Difficile pas perfundimit te nje terapie me antibiotike . Kjo ndodh sepse atibiotiket prishin balancen e flores bakteriale normale ne zorre duke u bere shkak per rritjen e numrit te baktereve te demshme aty dhe uljen e numerit te baktereve te mira . Ky efekt i antibiotikeve mund te zgjase per disa muaj . Predispozita me e madhe e prekjes nga C.Difficile eshte ne momentin qe personi perdor trajtim me antibiotike per me shume se nje jave .
Perhapja e infeksionit te C.Difficile ndodh kur ne prekim ushqimin ,siperfaqe te ndryshme apo objekte qe jane te kontaminuar me kete lloj bakteri .
CILI ESHTE ME I PREDISPOZUAR PER TU INFEKTUAR NGA C.DIFFICILE ?
Nje person mund te infektohet me C.Difficile nese :
- Jeni duke perdorur antibiotik
- Jeni mbi 65 vjec
- Personat qe jetojne ne azile apo qe jane te hospitalizuar per shume kohe
- Kane nje sistem imuniitar te dobet
- Nese keni patur nje rast infektimi nga C.Difficile me pare
CILAT JANE SIMPTOMAT E C.DIFFICILE ?
Simptomat e C.Difficile jane :
- Diarre ose jashteqitje te ujshme per disa dite .
- Temperature
- Nje dhimbje stomaku e lehte
- Humbje oreksi
- Nauze
Diarrea manifestohet me nje humbje te madhe te lengjeve nga trupi, e cila mund ta vere personin perball rriskut per dehidrim .
SI DIAGNOSTIKOHET NJE PACIENT I CILI VUAN NGA C.DIFFICILE ?
Nese se fundmi keni perdorur nje trajtim me antibiotik dhe aktualisht keni simptoma te ngjashme me infektimin nga C.Difficile duhet me patjeter te kontaktoni me mjekun tuaj . Mjeku juaj do tju kerkoj te flisni per simptomat tuaja dhe po ashtu do tju kerkoj te realizoni nje analize fecesh apo koprokulture . Ne disa raste situata eshte shume e rende dhe mund te kerkohen teste imazherike per te pare mundesine e komplikacioneve shtese .
SI TRAJTOHET NJE INFEKSION NGA C.DIFFICILE ?
Ka disa kombinime antibiotikesh qe mund te perdoren per trajtimin e nje infeksioni nga C.Difficile . Nese aktualisht ne momentin e diagnostikimit me C.Difficile keni qene duke perdorur nje antibiotik te caktuar atehere mundet qe mjeku mund tju kerkoje ta nderprisni ate .
Nese keni patur disa raste infektimi me C.Difficile mund qe mjeku te kerkoj hospitalizimin tjuaj ,por nese pacienti shfaq simptoma shume te renda shendetesore apo edhe nderlikime mund te nevojitet realizimi i nje nderhyrje kirurgjikale per largimin e bakterit nga koloni juaj. Nje ne pese persona kane predispoziten e madhe qe te preken serisht nga kjo semundje me vone,prandaj ne rast te riperseritjes se semundjes duhet te kontaktoni menjehere mjekun tuaj.
SI MUND TA PARANDALOJME NJE INFEKSION TE MUNDSHEM NGA C.DIFFICILE ?
Disa hapa sesi mund ta parandalojme perhapjen e C.Difficile jane :
- Lani duart me uje dhe sapun pasi dilini nga banja dhe perpara se te konsumoni ushqim.
- Nese keni diarre kujdesuni qe te lani me uje dhe detergjent cdo gje qe keni prekur ne tualet .
- Mjeket duhet qe ti japin antibiotiket me me kujdes ,per te parandaluar krijimin e kushteve per lindjen e ketij lloj bakteri .
REFERENCAT
https://www.nhs.uk/conditions/c-difficile/
https://www.cdc.gov/cdiff/what-is.html
https://medlineplus.gov/cdiffinfections.html
https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/c-difficile/symptoms-causes/syc-20351691