Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

Cilat jane shkaqet e lodhjes? shtim te peshtymes, rrjedhje hundesh

Pershendetje,
Ankesat e mia jane :
– lodhje e shtuar
– shtim te peshtymes
– rrjedhje te hundes
– marrje fryme (doktori me tha qe kam SPOK)
– fece te shpeshta te qulleta
– djersitje here pas here naten.
Jam 73 vjec, mashkull, dhe kam disa vite me radhe qe marr te njejtat mjekime; por keto shenja me filluan vec kete dimer.
Kam bere kirurgji te zemres, bej cdo vit checkup, dhe doktori me ka thene qe zemra ime eshte mire.
Marre pompa per SPOK. Tani doktori im me ka dhene antibiotike duke menduar nje sinuzit bakterial. Por prape nuk ka zgjidhur gje.
Ndonje sugjerim tjeter?
Faleminderit.

About Dr.Albana GrecaNiveli 5

Dr. Albana Greca Sejdini , M.B.B.S., MMedSc Mjek Familje Detaje te Edukimit 2006 , Mjek i Pergjithshem, Fakulteti i Mjekesise Tirane 2011, Master i Shkencave Mjesore, Fakulteti i Mjekesise, University of Malaya, Malaysia Pjesmarres ne shume Aktivitete Akademike e Trajnime Mjekesore Brenda dhe Jashte vendit. 2007 - deri tani Urdheri i Mjekut te Shqiperise Mars 2010 - deri tani Anetar i Shoqates Malejziane te Parazitologjise dhe Mjekesise Tropikale. Korrik 2024 - tani Anetar i European General Practice Research Network

Follow Me

Comment ( 1 )

  1. Pershendetje,

    Edhe une mendoj qe simptomat e tua jane prej sinuzitit bakterial. Per te percaktuar diagnozen e sakte do te rekomandoja:

    • Grafi te sinuzeve
    • Kulture te sekrecioneve nazale  e tampon

    Duhet nje ekzaminim i mire klinik plus grafi e pulmoneve per te percakuar shkallen e demtimit te tyre.

    Nje ankese tjeter eshte shtim i peshtymes. Nje suspekt eshte reflux acid apo gastriti. Duhet nje fibrogastroskopi per diagnoze te sakte e mjekim adekuat.

    Per momentin, merr antaci per te rregulluar pH e stomakut. Por kujdesuni qe ta merrni 1 ose 2 ore larg medikamenteve te tjera.

    Perdorimi perdite i pompave per SPOK, mund te demtoje floren normale te gojes duke shkaktuar myk te gojes. Perdorni xhel mikonazol per 7 dite plus glycerin of borax rregullisht.

    Lodhja e shtuar ka te beje me diagnozen primare te lidhur me zemren; ilacet qe merrni pas kirurgjise dhe crregullim te balances te elektroliteve. Ju rekomandoj te matni elektrolitet ne gjak per diagnoze te sakte dhe trajtim adekuat.

    Fece te qullta te shpeshta qe keni hasur kohet e fundit mund te jene prej antibiotikeve qe keni perdoru per te mjekuar sinuzitin bakterial. Filloni te perdorni probiotic. Plus perdorimi i xhelit mikonazol oral per 7 dite do t’ju ndihmoje. Merrni shume lengje sidomos uje me tresol.

    Te gjitha sugjerimet e mia mund ti diskutoni me mjekun tuaj kurues.

    Gjithe te mirat.

    Dr.Albana