Cfare jane lythat dhe cila eshte metoda me e mire per heqjen e tyre?
Cfare jane lythat?
Lythat jane gunga te ashpra jo kanceroze (beninje) qe formohen ne lekure.
Ato krijohen kur ne trup hyne nje mikrob i quajtur human papillomavirusi ose HPV, ai hyn nga nje demtim i shtreses se lekures dhe eshte ne gjendje te jap nje infeksion.
Femijet jane me te rriskuar ndaj lythave sepse jane ato qe kane demtime me te shpeshta te lekures.
Megjithate, çdokush mund te preket nga lythat. Njerezit me demtim te sistemit mbrojtes(imunitet te dobesuar) si edhe te moshuarit, jane me te ndjeshem ndaj virusit qe shkakton lythat.
Si perhapen lythat tek te tjeret?
Lythat jane shume ngjitese dhe kalohen kryesisht nga kontakti/prekja e drejtperdrejte me lekuren, si per shembull kur kapni lythat dhe me pas prekni nje pjese tjeter te trupit tuaj.
Ato gjithashtu mund te perhapen edhe nga mjetet personale, kur perdoren me shume se nga nje person, si peshqiret, mardheniet seksuale, kafshimi i thonjve apo perdorimi i brisqeve nga te tjeret.
Jane te gabuara idete se:
Te prekurit bretkosat nga femijet mund te behet shkak per krijimin e lythave, nuk eshte aspak e vertete.
Cilat jane vendet ku mund te shfaqen lythat ne trup?
Llojet e lythave ndryshojne ne varesi te pjeses se prekur te trupit.
- Duar: Keto lytha quhen lytha te zakonshme dhe jane lloji me i perhapur ndermjet te tjerave.
- Fytyre: Lythat e sheshta prekin fytyren dhe ballin.
- Kembe: Lythat qe shfaqen ne shputat e kembeve. Keto lytha duken si kallo me pika te vogla te zeza ne qender. Ato shpesh jane te dhimbshme dhe formohen ne grupe.
- Organet genitale: Lythat qe formohen ne penis(organi seksual mashkullor), vagine(organi seksual femeror) ose rektum(pjesa e fundit e zorres se trashe) quhen lytha genitale. Keto lytha perbejne jane nje lloj infeksioni seksualisht i transmetueshem.
- Periungual dhe subungual: Keto lytha formohen nen ose rreth thonjve te duarve dhe kembeve.
Si duken lythat ne pamje?
Lythat ndryshojne ne pamje. Ata mund te duken:
- Ne forme kupole.
- Te sheshta.
- Te ashper.
- Ne ngjyren e lekures, kafe, gri ose te zeze.
Vendosja e diagnozes se lythave behet vetem me biopsi.
Si behet mjekimi i lythave, a eshte metode e mire mjekimi heqja e tyre?
Me kalimin e kohes, trupi shpesh krijone nje rezistence dhe eshte i afte ti luftoje lythat. Por mund te duhen muaj ose deri ne 2 vjet qe ato te zhduken, megjithese disa lloje te tyre nuk do te zhduken kurre. Tek te rriturit, lythat shpesh qendrojne edhe me gjate, ndoshta disa vite ose me shume.
Shumica e lythave jane te pademshme dhe nuk keni nevoje ti hiqni, pervec nese ato jane te dhimbshem ose te sikletshem. Megjithate, pritja qe lythat te zhduken mund te kete pasoja te renda: Nje lyth mund te behet me i madh, mund te shfaqen lytha te rinj ose mund t’ia ngjisni dikujt tjeter.
Nuk ka sherim per HPV-ne, keshtu qe nje pjese e virusit mund te qendroje ne lekuren tuaj pasi lytha te largohen dhe te rishfaqen perseri me vone.
Produktet Peeling
Xhel lares, solucionet e lengeta apo ngjiteset pa recete me acid salicilik veprojne duke hequr qelizat e vdekura te lekures se lythit per ta tretur gradualisht ate. Per rezultate me te mira, lageni lythin ne uje te ngrohte, me pas lemojeni butesisht me nje lime perpara se te aplikoni produktin. Sigurohuni qe te perdorni nje lime te re cdo here, ne te kundert lythat mund te perhapen ne pjese te tjera te trupit. Jini te durueshem per rezultatet sepse mund te duhen disa muaj deri ne zhdukjen e tyre.
Kriokirurgjia
Per te rriturit dhe adoleshentet me prani te lythave, mjeku ne shumicen e rasteve mund te perdore per heqjen e tyre azot te lengshem. (Per shkak se azoti eshte shume i ftohte, mund te shkaktoje nje dhimbje therese per pak kohe, prandaj nuk perdoret per femijet e vegjel.) Per heqjen e lythave me azot te lengshem mund t’ju duhet me shume se nje seance. Funksionon me mire si trajtim kur vazhdoni me perdorimin e acidit salicilik pas sherimit te zones.
Kriokirurgjia mund te shkaktoje njolla te lehta te njerezit qe kane lekure te erret.
Kantaridina
“Lyerja” e lythit me kete leng krijon nje hapsire si gropez e vogel poshte saj, duke e hequr lythin nga lekura pas rreth nje jave kur te jete thare.
Cantharidin eshte shpesh menyra me e mire per te trajtuar femijet e vegjel, sepse ne fillim nuk dhemb, megjithese mund te ndjeni si shpime gjilperash, kruarje, diegje ose fryreje disa ore me vone.
Djegia dhe Prerja
Mjeket mund te perdorin njeren ose te dyja keto metoda per heqjen e lythave, vetem pasi te kene mpire zonen me pare.
Elektrokirurgjia djeg lythin me nje ngarkese elektrike nepermjet majes se nje gjilpere. Kjo eshte nje metode shume e mire per lythat e zakonshme, lythat filiforme dhe lythat e kembeve apo te duarve. Mjeku mund te perdore gjithashtu edhe nje lazer.
Prerja eshte heqja e lythit me nje teh te mprehte.
Kremrat me recete
Per lythat kokeforte, kremrat pilling me acid glikolik, acid salicilik me te forte ose tretinoid mund te jene shume te efektshem. Difencyprone dhe imiquimod irritojne lekuren per te inkurajuar sistemin imunitar qe te veproje kunder lythave.
5-Fluorouracil eshte nje ilaç kunder kancerit qe mund te ndaloje trupin tuaj te krijoje qeliza shtese te lekures ne te njejten menyre qe ndalon rritjen e tumoreve.
Injeksione
Mjeku mund te perdore nje gjilpere per te vendosur ilaçin ne lyth per te ndihmuar ne heqjen e tij. Bleomycin, nje ilaç kunder kancerit, mund te ndaloje qelizat e infektuara te shumohen. Interferoni nxit sistemin imunitar per te luftuar me mire HPV-ne, zakonisht per lythat genitale.
Si mund te mbroni veten dhe te parandaloni perhapjen e lythave?
Parandalimi i perhapjes se lythave arrihet duke:
- Mos prekni, kruani ose gervishtni lythat tuaj, dhe sigurisht mos prekni absolutisht ato te dikujt tjeter.
- Lani duart pas trajtimit te lythave.
- Mbani lythat e kembeve te thata.
- Vishni sandale te papershkueshme nga uji ne dushe publike, dhoma zhveshjeje dhe rreth pishinave publike.
- Perdorni masa mbrojtese ne mardheniet seksuale te rastesishme.
REFERENCAT
https://my.clevelandclinic.org/health/diseases/15045-warts
https://www.webmd.com/skin-problems-and-treatments/ss/slideshow-warts
https://www.nhsinform.scot/illnesses-and-conditions/skin-hair-and-nails/warts-and-verrucas
https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/common-warts/symptoms-causes/syc-20371125