Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

Cfare duhet te dini per “Psoriasis”

Cfare eshte psoriasis?

Psoriasis eshte nje semundje autoimune e lekures, ajo behet shkak per shumimin e pakontrrolluar te qelizave te lekures deri ne 10 here me shume se normalja.
Pikerisht ky shumim i pakontrrolluar i qelizave te lekures behet shkak per krijimin e disa te ngriturave apo zona te trasha dhe me kore ne lekure. Ato mund te rriten kudo, por shumica prej tyre shfaqen ne lekuren e kokes, berryla, gjunje dhe ne pjesen e poshtme te shpines.
Psoriaza nuk mund te transmetohet nga personi ne person, por mund te ndodh qe te shfaqet ne famije (pra ka faktore gjenetik).

Kush jane simptomat e semundjes se psoriasis?

Shenja kryesore e semundjes se psoriasis eshte formimi i pllakave apo atyre zonave te gritura ne lekure dhe te mbuluara me kore. Si duken keto zona:

  1. Nje zone e lekures e cila eshte e kuqe, e trashe dhe dallon nga pjesa tjeter, pra lekura e shendetshme.
  2. Kjo zone e lekures eshte e mbuluar nga kore te bardha.
  3. Kjo zone dallon nga te tjerat sepse duket si pete-pete dhe keto lekura te vdekura mund te bien.
  4. Nje shenje e hershme e psoriasis jane gungat/ te ngritura mbi lekure siper te cilave jane krijuar nga lekura e vdekur disa kore qe duken si pete-pete. Nese e gervishtni zonen, koret mund te shkeputen nga lekura dhe mund te shkaktoje gjakderdhje. Ndersa skuqja vazhdon te rritet, mund te formohen zona me te medha te demtimit te lekures.

Simptomat e psoriasis mund te jene te ndryshme ne varesi te llojit qe keni. Disa simptoma te zakonshme per semundjen e psoriasis jane :

  • Zona me lekure te trashe, te kuqe dhe te mbuluar nga kore.
    Tek njerezit me ngjyre lekure te hapur, kjo duket e kuqe, shpesh e mbuluar me kore me ngjyre te verdhe. Tek njerezit me ngjyre lekure me te erret, pllakat mund te jene gjyre kafe dhe te mbuluara me kore gri. Keto pllaka mund te kruhen dhe te jene te dhimbshme, dhe ndonjehere ato çahen dhe rrjedhin gjak.
    Ne raste te renda, disa pllaka do te rriten dhe bashkohen, duke mbuluar zona te medha.
  • Probleme me thonjte e duarve dhe kembeve.
    Thonjte mund te ndryshojne ngjyre ose te kene gropa te vogla ne to. Ato gjithashtu mund te shkermoqen ose te bien.
  • Lekura e kokes.
    Ne lekuren e kokes shfaqen pllaka, luspa ose kore.

Njerezit me psoriasis mund te vuajne gjithashtu nga nje lloj artriti i quajtur artrit psoriatik. Shkakton dhimbje dhe enjtje ne kyçe.

Sa llojesh eshte psoriasis?

  1. Psoriasis Pustular.
    Kjo eshte ajo forme e psoriasis qe shkakton formimin e disa koreve dhe pustulave(si pucra te vogla dhe te bardha) ne lekuren e shputave te duarve dhe te kembeve.
  2. Psoriasis Guttate.
    Kjo eshte ajo forme e psoriasis qe shpesh fillon ne femijeri ose ne moshe te re, shkakton njolla te vogla me ngjyre roze, te kuqe, kafe ose lejla, kryesisht ne bust dhe gjymtyre. Shkaktaret e kesaj gjendje mund te jene infeksionet e frymemarrjes, streptokoku, bajamet e inflamuara, stresi, lendimi i lekures ose marrja e medikamenteve antimalariale ose beta-bllokuesve.
  3. Psoriasis Invers.
    Kjo eshte ajo forme e psoriasis qe shkakton plage te zbardhura, me shkelqim qe shfaqen ne palosjet e lekures, si sqetullat, ijet dhe poshte gjinjve. Ndersa ne pjeset e tjera te lekures, keto plage do te jene ngjyre te kuqe te ndezur.
  4. Psoriasis Eritrodermike.
    Kjo eshte ajo forme e psoriasis qe shkakton njolla te medha ne lekure dhe renie te shumte te koreve ne carcafe. Kjo mund te shkaktohet nga djegia e rende nga dielli, infeksionet, disa ilace dhe ndalimi i ilaceve per trajtimin e psoriasis.
    Kjo situate duhet te trajtohet menjehere sepse mund te çoje ne semundje te renda.

A jane psoriasis dhe ekzema te njejtat semundje?

Psoriasis dhe ekzema jane dy semundje te ndryshme te lekures. Te dyja semundjet shkaktojne simptoma te ngjashme si lekure e zbardhur, skuqje dhe kruajtje. Psoriasis shkaktone formimin e zonave me lekure te trashe, te skuqur dhe me kore.
Ekzema shkakton nje skuqje te lekures, nje lekure te thate dhe kruajtje me intensive sesa psoriasis.

Si vendoset diagnoza e psoriasis?

Mjeku specialist per semundjet e lekures eshte dermatologu, ai do t’ju beje nje ekzaminim te plote dhe do t’ju pyese nese njerezit ne familjen tuaj kane psoriasis.

1.Egzaminimi fizik.

Zakonisht eshte e lehte per dermatologun te diagnostikoje psoriasis, veçanerisht nese keni shenjat karakteristike ne zona te tilla si:

  • Lekura e kokes
  • Veshe
  • Berryla
  • Gjunje
  • Ne zonen e barkut
  • Thonjne

2.Testet laboratorike.
Mjeku mund te beje nje biopsi, te heqe nje pjese te vogel te lekures dhe ta egzaminoje ate per t’u siguruar qe nuk keni nje infeksion te lekures.

Si behet trajtimi i psoriasis?

.Trajtimet e zakonshme per semundjen e psoriasis.

Medikamente per format e lehta te psoriasis

  • Kremrat me baze steroidesh
  • Krem qe vendoset ne lekure, si roflumilast (Zoryve)
  • Hidratues per lekure te thate
  • Acidi salicilik
  • Krem ose pomade me baze vitamine D (vitamina D ne ushqime dhe kokrra nuk ka efekt)
  • Kremrat me retinoid
  • Frenuesit e kalcineurines
  • Antralina

Trajtimet per psoriasis te moderuar deri ne te rende perfshijne:

  1. Metotreksat
    Ky medikament mund te shkaktoje semundje te palces se kockave dhe melçise, si dhe probleme te mushkerive, keshtu qe jepet vetem ne raste serioze, dhe mjekët vezhgojne nga afer pacientet qe e marrin kete ilaç.
  2. Retinoidet
    Mund te jene ne formen e korrave qe merren nga goja, kremra, shkume dhe xhel, ato jane pjese e klases se barnave qe lidhen me vitaminen A. Retinoidet qe merren ne formen e pilulave nga goja nuk mund te perdoren absoluisht te grate shtatzana sepse japin defekte tek femija.
  3. Ciklosporina
    Ky medikament eshte frenues i sistemit imunitar, mund te merret per raste serioze qe nuk i pergjigjen trajtimeve te tjera. Mund te demtoje veshkat dhe te rrise tensionin e gjakut, keshtu qe mjeku do te monitoroje nga afer gjendjen tuaj gjate trajtimit.
  4. Trajtimet biologjike.
    Keto barna funksionojne duke bllokuar pjesen e sistemit imunitar te trupit qe eshte teper aktiv ne semundjen e psoriasis.
  5. Frenuesit e enzimatik. Ilaçet apremilast (Otezla) dhe deukravacitinib (Sotyktu) jane lloje te reja te barnave per semundjet inflamatore afatgjata si psoriasis dhe artriti psoriatik. Ato jane ilace qe bllokojne nje enzime specifike, e cila ndihmon ne ngadalesimin e reaksioneve te tjera qe çojne ne inflamacion.

REFERENCAT

https://www.webmd.com/skin-problems-and-treatments/psoriasis/understanding-psoriasis-basics

https://my.clevelandclinic.org/health/diseases/6866-psoriasis

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/psoriasis/symptoms-causes/syc-20355840

https://www.nhs.uk/conditions/psoriasis/#:~:text=Psoriasis%20is%20a%20skin%20condition,the%20scales%20may%20look%20grey.