BABESIOZA ( SEMUNDJA E RRIQRAVE )
C’fare eshte Babesioza ?
Babesioza eshte nje semundje , e cila shkaktohet nga nje parazit mikroskopik qe prek rruazat e kuqe te gjakut ( Eritrocitet ) .
BABESIA MICROTI eshte shkaktari i vetem i kesaj semundje i zbuluar ne nje studim te bere ne nje popullate te gjere ne Amerike .
Si mund te infektohet nje njeri me Babesioz ?
Kjo semundje mund te transmetohet tek njerezit me ane te nje pickimi ( kafshimit ) nga nje parazit i infektuar , i quajtur rriqer .
Babesia Microti perhapet nga rriqerat te quajtura Lxodes Scapularis , te cilat zakonisht kane pamjen e nje merimange ( me kemb te zeza ).
Njerezit e infektuar madje shpesh nuk arrij ta ndiejne ose ta kujtojne kafshimin nga rriqerat e infektuara sepse ato kane permasa shume te vogla ( thuhet se permasat e saj ngjasojne me ate te nje fare lulkuqe ) .
Rruge te tjera infektimi nga Babesia perfshijne edhe transfuzionet e gjakut te infektuara , kjo sepse sot nuk praktikohen testet e screening per gjurmimin e ktij paraziti tek gjaku i dhuruar per transfuzion .
Nje tjeter rruge infektimi nga Babesioza eshte kalimi nga nena tek femija gjate shtatzanis ose gjate aktit te lindjes .
Cilat jane simptomat qe shfaqen tek personat e infektuar nga Babesioza ?
Shume njerez qe infektohen nga Babesia ndihen ne te shumten e rasteve mjaft mire dhe shpesh nuk kane simptoma .
Ndersa disa te tjere zhvillojne simptoma te ngjashme me ate te gripit, te tilla si : ethe , te dridhura , dhimbje koke , dhimbje te gjithe trupit , djersitje , humbje te oreksit , nauze dhe te vjella .
Dukeqene se Babesioza prek rruazat e kuqe te gjakut , kjo e fundit mund te behet shkak per shfaqjene anemis hemolitike .
Si pasoj e kesaj gjendje qe krijohet , per disa njerz mund te jete kercenuse per jeten zhvillimi i anemis hemolitike , po ashtu eshte shume e rrezikshme per personat me sistem imunitar te dobet apo per semundjet e lienit ( shpretkes ).
Sa kohe i duhet Babesiozes te shfaqe simptomat pas infektimit nga semundja ?
Zakonisht pas infektimit nga kjo semundje do te duhet te pakten nje jave , por ndonjehere edhe me shume per shfaqjen e simptomave .
Ndersa per pjesen tjeter shfaqja e simptomave mund te kerkoj deri ne nje muaj .
Si duhet te veproni nese mendoni se mund te jeni i infektuar nga Babesioza ?
Patjeter duhet te kontaktoni me mjekun nese mendoni se mund te jeni i infektuar nga Babesioza .
Ne ato persona qe jane vertet te infektuar , nje analize gjaku e egzaminuar nen mikroskpo do te vendoste diagnozen .
Shumica e trajtimeve per kete patologji kane rezultuar te suksesshme , ndersa personat te cilat nuk kane simptoma te shprehura te semundjes nuk kane nevoje per trajtim me medikamente .
REFERENCAT :
https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/babesiosis.html