ASTMA ( PATOLOGJI E RRUGEVE RESPIRATORE )
C’FARE ESHTE ASTMA ?
Astma eshte nje patologji e cila prek rruget e ajrit ( ne Pulmone ) . Kjo eshte nje patologji shume e rrezikshme sepse duke prekur rruget e ajrit ajo ka predispozite te ndikoj ne ngushtimin e rrjedhes se tyre ne dy drejtime , se pari duke shtuar prodhimin e mukusit ne rruget e ajrit dhe se dyti duke tendosur muskulaturen e rrugeve te ajrit . Astma ka nje shkalle rrezikshmerie qe varion nga nje situate lehtesisht e kontrollueshme deri ne nje situate kercenuse per jeten . Ne saj te studimeve te bera ne popullate eshte pare se astma eshte nje patologji me predispozit gjenetike per tu trasheguar te pasardhesit , te cilet kane patur dike me kete semundje me pare . Keshtu qe eshte shume e rendesishme qe ne te dokumentojme tek mjeku historin tone familjare ne rast dyshimi per mbartjen e kesaj patologjie . Astma eshte nje semundje per te cilen nuk ka nje kure , por ajo mund te kontrollohet ne saj te medikamentev duke minimizuar ne maksimum shpeshtesine e atakeve te saj dhe sigurisht duke modifikuar faktoret etiologjik qe predispozojn shperthimin e atakeve astmatike.
CILET JANE FAKTORET PREDISPOZUES PER ZHVILLIMIN E ASTMES ?
Dukeqene se astma eshte nje semundje qe nuk ka nje shkaktare te vetem , shpesh here eshte shume e veshtire te zbulohet shkaku primar i saj tek nje person . Nje person i prekur nga kjo patologji shpesh diagnostikohet qe ne femijeri , por eshte pare qe kjo semundje te kete edhe faktorin gjenetik edhe ate ambiental predispozues per lindjen dhe zhvillimin e semundjes . Faktor te tjere permendim :
1. Alergjite : jane faktor etiologjik per lindjen dhe zhvillimin e astmes .
2. Astma dhe predispozita familjare : kjo predispozite ndikon 3-6 here me shpejt ne shfaqjen e astmes tek nje preson krahasuar me nje person qe nuk e ka nje predispozit te tille .
3. Infeksionet Respiratore ne femijeri
SI DIAGNOSTIKOHET ASTMA ?
Ne saj te simptomave te ngjashme me patologji te tjera respiratore , shpesh here eshte shume e veshtire per mjeket qe te bejne nje diagnoze te sakte te astmes .
Nje diagnoze e saj behet bazuar ne keto elemente :
1. Simptomat e semundjes
2. Predispozita gjenetike
3. Testi per funksionin pulmonar , si psh testi i Spirometris .
CILET JANE SHENJAT PARALAJMERUSE TE NJE ATAKU ASTMATIK ?
Si shenje paralajmeruse e nje ataku astmatik permendim veshtiresin ne frymemarrje .
Simptoma te tjera paralajmeruse te nje ataku astmatik permendim :
1. Frymemarrje e shkurter
2. Kolle
3. Te qenurit i dobet/lodhur tere kohes
4. Sy te perlotur
5. Rrathe te zinje posht syve
6. Dhimbje stomaku
7. Rritja e fortesise se kolles dhe shtrengimi ne gjoks
8. Terapia medikale shpesh nuk ka shume efekt ne qetesimin e simptomave
9. Pamundesi per te kryer aktivitet te renda fizike
CFARE MUND TA PERKEQSOJE ASTMEN ?
Semundja e astmes perkeqsohet nga nje numer i larte faktoresh , qe duhet theksuar se jane te ndryshem per individe te ndryshem .
Nder te tjera do te permendim :
1. Tymi i duhani
2. Poleni
3. Infeksionet virale
4. Ndotja ambientale
5. Ererat e forta
6. Moti i ftohet
7. Gezofi i kafsheve shtepiake
8. Ushtrimet e renda fizike
SI MUND TI KONTROLLOJME ATAKET ASTMATIKE ?
Kjo do te realizohet ne saj te krijimit te nje plani trajtimi nga ana e mjekut , sigyrisht ne bashkpunim me pacientin .
Plani mund te vijoje si me poshte :
1. Njohia e hershme e shenjave dhe simptomave paralajmeruse e nje ataku astmatik
2. Te njohesh faktoret iniciues te nje ataku astmatik dhe te mesosh si ti shmangesh ato
3. Te njohesh medikamentet trajtuese te astmes dhe perdorimin e tyre sipas rekomandimit te mjekut
4. Mbajtia e nje ditari per astmen , duke shkruar aty per cdo element qe te keshillon mjeku per ta mbajtur shenim .
Dhe sigurisht duhet te jeni koherent me cdo plan trajtimi per astmen se bashku me kontrollimin e atakeve astmatik !
REFERENCAT :
https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/asthma.html