Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

CFARE ESHTE ARTRITI ?

ARTRITI

Artriti eshte nje patologji ,se ciles i referohen rreth 120 semundje te ndryshme duke perfshire semundjet qe prekin artikulacionet , muskujt dhe indet e buta. Tre format me te zakonshme te artritit jane : OSTEOARTRITI , ARTRITI REUMATOID dhe FIBROMIALGJIA .

OSTEOARTRITI : eshte nje semundje degjenerative qe prek artikulacionet . Kjo patologji eshte forma me e perhapur e artritit , e cila prek nje numer te konsiderushem personash dhe duhet theksuar qe prek kryesisht moshat e rritura . Osteoartriti eshte nje patologji , e cila shkaterron kapsulen artikulare dhe shpesh kjo eshte quajtur ARTRITI I KONSUMIT .

FIBROMIALGJIA : eshte nje semundje qe shkakton dhimbje dhe ngurtesim te indeve qe mbeshtesin dhe ndihmojne ne levizjen e artikulacionit qe preket. Eshte nje semundje qe prek rreth 2% ose 5 milion njerez ne amerike .
Kjo patologji manifestohet me nje dhimbje te perhapur , por pikat me te dhimbshme gjenden te lokalizuara ne muskujt dhe tendinet e zones se
qafes , shpines dhe shpatullave . Simptomat me te zakonshme qe manifestohet kjo patologji jane :

  • lodhje te konsiderushme
  • veshtiresi ne perqendrim
  • shqetesime te gjumit ARTRITI REUMATOID : eshte nje semundje inflamatore qe prek artikulacionet dhe shkak per kete patologji eshte nje anomali e sistemit imunitar
    , i cili behet shkak per sulmimin e vet indeve te trupi .
    Kjo patologji manifestohet me edema te nyjes artikulare , qe shpesh-here behet shkak per veshtirsi ne levizjen e artikulacioneve deri
    ne humbjen e aftesise per levizjen e kycit .
    Artriti Reumatoid eshte nje patologji e cila prek te gjithe artikulacionet e trupit dhe shfaqet me keto manifestime , si ethe , lodhej ,
    perkeqsim te gjendjes se pergjithshme shendetesore etj . LLOJET E TJERA TE ARTRITI JANE :
  • Lupusi Eritematoz Sistemik
  • Gout / Podagra
  • Artriti Juvenil
  • Sklerodermia
  • Artriti Infektiv
  • Spondiliti Ankilozant
  • Artritin Psoriatik
  • Tendiniti Artriti si nje grup patologjish manifeston nje rritje te madhe ne numerin e prekjes se njerezve ne mbare boten . Kjo me se shumti i
    atribuohet rritjes se jetgjatesis se popullates qe shkon paralel me rritjen e incidenses per semundje degjenerative .
    E gjithe kjo situate e shkaktuar nga artriti pritet te rritet dhe e gjithe kjo ne saj te rritjes se jetgjatesis .

CILAT JANE SIMPTOMAT E ARTRITIT ?

Simtomat kryesore te artritit jane : dhimbje , edema dhe ngurtesim i artikulacionit/eve duke penguar funksionimin normal te tyre .
Artriti Reumatoid eshte ai lloj i artritit , qe manifestohet me artikulacione : edematoze , eritematoze , te ngrohta dhe te dhimbshme
gje qe manifestohet me nje person ne gjendje aspak te mire shendetsore .
Simptoma te tjera jane : lodhje , humbje peshe , ethe te pashpjegushme , edem te gjendrave limfatike etj .
Pergjithesisht simptomat zgjasin me shume se dy jave .

CILA PJESE E POPULLSISE ESHTE ME E RRISKUAR ?

Faktoret rriskuesne i ndajme ne te modifikueshem dhe te pa-modifikueshem .
Faktoret e pa-modifikueshem jane ato faktor te cilet nuk mund te parandalohen . Ketu permendim :

  • burrat dhe grate mbi 45 vjec
  • femrat mbi 15 vjec ( te cilet kane faktor te larte rrisku te trasheguar )
  • ata qe kane persona ne familje me Artrit Reumatois ( trashgimia )
  • afro-amerikanet Faktoret e modifikueshem jane ato faktore , te cilat ne mund te nderhyjme per parandalimin e shfaqjes se semundjes .
    Ketu permendim :
  • obeziteti
  • lendimet e meparshme te kyceve
  • infeksionet
  • perdorimi i tepruar i kyceve ( akrobatet , balerinet ) Eshte shume e rendesishme qe personat me nje incidenc familjare per artrit reumatoid , ta raportojne ate ne qendrat e ofrimit te sherbimit
    shendetsor ne menyre qe te marrin informacionet e duhura per parandalimin e patologjis . SI DIAGNOSTIKOHET ARTRITI ? Diagnostikimi i patologjis behet ne baze te :
  • simptomave
  • historis familjare
  • historia medikale
  • egzaminimi fizik
  • rrezatimi X
  • egzaminimi laboratorik SI TRAJTOHET ARTRITI ? Megjithse nuk ka sherim si patologji , nje trajtim i duhur mund te ndihoje ne krijimin e atyre kushteve qe ta ndihmoje pacientin te
    bej nje jetese te pavarur . Pra vet-menaxhimi eshte nje menyre e suksesshme e te perballurit me semundjen .
    Elemetet qe duhet te kete parasysh nje pacient jane :
  • Ushtrimet . Te ushtruarit eshte nje element i rendesishem per te parandaluar “ngrirjen” e kyceve dhe ruajtur fleksibilitetin e tyre .
    Po ashtu kjo ndihmon ne qetesimin e dhimbjes , por i gjithe plani i trajtimit duhet te programohet nga nje mjek .
  • Pushimi eshte po ashtu shume i rendesishem . Kjo ndihmon ne reduktimin e dobesis se muskujve dhe lodhjes se tepert.
    Por kjo nuk duhet te interferoj me pushimin e darkes , prandaj duhet te kemi kujdes .
  • Perdorimi i paisjeve ndihmese , si perdorimin e bastunit per te reduktuar stresin ne kyce .

Te gjitha keto mund te ndihmojne ne ruajtien e artikulacioneve dhe parandalimin e komplikacioneve .

SI ZBULOHET ARTRITI?

Diagnostikimi i artritit bazohet ne historine e pacientit, ekzaminimin fizik dhe disa analizave te tjera diagnostikuese.
Disa nga testet dhe procedurat qe mund te perdoren per diagnostikimin e artritit jane:

  1. Testet e gjakut
    Per te identifikuar artritin, mjeku mund te kerkoje nje analize gjaku per te vleresuar nivelin e inflamacionit, sic jane CRP (Proteina C-Reaktive) .
  2. Testet reumatologjike
    Mjeku mund te kerkoje teste shtese per te vleresuar pershkallezimin e sistemit imunitar te trupit, sic jane antitrupat reumatoid dhe faktoret reumatoid.
  3. Radiografia
    Perdorimi i rrezatimit x mund te ndihmoje ne vleresimin e niveleve te demtimit te indeve, duke perfshire demtimin e nyjeve, shenjat e artritit dhe gjendjen e kockave.
  4. Skaneri dhe rezonanca magnetike
    Skaneri dhe rezonanca mund te ndihmojne ne identifikimin e ndryshimeve ne inde dhe nyje dhe ne vleresimin e shkalles se inflamacionit.
  5. Biopsia e nyjeve
    Kjo eshte nje procedure ne te cilen mjeku merr nje moster te nje indi ne nyje per analize laboratorike, ne menyre qe te diagnostikoje saktesisht llojin e artritit dhe nivelin e demtimit te nyjeve.

Mjeku mund te beje diagnozen e artritit duke vleresuar simptomat e pacientit dhe duke bere nje vleresim te plote te gjendjes se indeve dhe nyjeve. Eshte e rendesishme te beni nje vizite me mjekun nese keni simptoma te artritit, ne menyre qe te mund diagnostikoheni sakte dhe te filloni trajtimin sa me shpejte per te parandaluar perparimin e demtimit te nyjeve dhe indeve.

TRAJTIMI I ARTRITIT

Trajtimi mjeksor i artritit varion ne varesi te llojit te artritit dhe shkalles se rendeses se tij. Ne rastet me te renda, mjeku mund te perdore nje kombinim te trajtimeve per te kontrolluar simptomat dhe per te parandaluar perparimin e demtimit te nyjeve dhe indeve.
Disa nga trajtimet me te zakonshme per artritin jane:

  • Medikamente kunder inflamacionit
    Anti-inflamatoret, si ibuprofeni dhe aspirina, mund te ndihmojne ne zvogelimin e dhimbjes dhe inflamacionit. Steroidet dhe injeksionet e kortikosteroideve jane nje opsion tjeter per te kontrolluar inflamacionin e rende.
  • Medikamente imunosupresore
    Keto jane medikamente qe ndihmojne ne parandalimin e demtimit te nyjeve dhe indeve ne afersi te tyre. Keto medikamente mund te ndryshojne sistemin imunitar te trupit dhe te ulin nivelin e inflamacionit.
  • Terapia fizike
    Terapia fizike, perfshire ushtrime te forta, mund te ndihmoje ne permiresimin e fleksibilitetit dhe uljes se dhimbjes.
  • Kirurgjia
    Ne raste te renda, kirurgjia mund te jete e nevojshme per te zevendesuar ose riparuar nyjet dhe inde e demtuara.
  • Rregullimi i dietes
    Disa njerez kane gjetur se disa ushqime si alkooli dhe karbohidratet e thjeshta mund te ndikojne ne shtimin e simptomave te artritit. Nje diete e shendetshme dhe ushtrimet e rregullta mund te ndihmojne ne kontrollimin e pergjithshem te simptomave te artritit.

Mjeku do t’ju ndihmoje te zgjidhni trajtimin me te mire per rastin tuaj, duke marre parasysh shkallen e rendesise se artritit dhe nevojat e individit. Gjithashtu eshte e rendesishme te ndiqni keshillat dhe vijoni me rregullisht trajtimin, per te parandaluar perparimin e demtimit te nyjeve dhe indeve.

REFERENCAT :

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list.html

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/arthritis/symptoms-causes/syc-20350772

https://www.cdc.gov/arthritis/basics/types.html

https://my.clevelandclinic.org/health/diseases/12061-arthritis

https://www.nhs.uk/conditions/arthritis/

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?