Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

Artriti urik ose “Gouta”

Cfare eshte artriti urik?

Artriti urik ose Gouta eshte nje nga format me te dhimbshme te artritit dhe mund te preki kedo.
Kjo semundje shkakton dhimbje, enjtje ne kyçe dhe sulme te dhimbshme qe shkojne dhe vine.
Artriti urik ndodh kur kemi nje grumbullim te acidit urik ne trup dhe me karakteristikja e kesaj semundje eshte prekja e nyjes/artikulacionit te gishtit te madh te kembes.
E megjithate jo vetem artikulacioni i gishtit te madh te kembes, por edhe artikulacione te tjera si ato te:

  • gjunjeve
  • kycet e kembeve
  • kyçet e duarve dhe gishterinjt
  • berrylat, etj.

Simptomat e artriti urik, qe mund te njihet ne gjuhen popullore edhe si perdhesi, vijne dhe ikin (perseriten) ne episode te quajtura shperthime ose sulme te artritit urik.
Nje mjek do te sugjeroje ilace dhe ndryshime ne dieten tuaj qe do te ulin nivelet e acidit urik dhe do te minimizojne shpeshtesine e sulmit nga semundja ne te ardhmen.

Kush jane shenjat qe shfaq artriti urik ne trup?

Shenjat dhe simptomat e artriti urik pothuajse gjithmone shfaqen papritur, dhe me shpesh gjate nates.
Nder simptomat me karakteristike te artritit urik jane:

  1. Dhimbje te forta kyçesh.
    Kjo forme e artritit zakonisht prek gishtin e madh te kembes, por mund te preki edhe kyce te tjera ne trup.
    Ashtu si edhe e kemi permendur me siper kycet, gjunjet, berrylat, kyçet e duarve dhe gishtat e duarve.
    Dhimbja eshte shume e forte 4-12 oret e para dhe fillon zvogelohet ne fortesi pas 12 oreve te para.
  2. Dhimbje dhe shqetesime qe zgjasin.
    Pas dhimbjeve te forta ne fillimet e semundjes, disa shqetesime ne kyçe mund te zgjasin nga disa dite ne disa jave. Nese keto episode sulmi nuk zgjidhen me trajtimin e duhur eshte e mundur qe semundja te perparoje dhe te preki kyce te tjera.
  3. Inflamacion dhe skuqje te kyceve.
    Artikulacioni ose nyjet e prekura behen me te fryra, te dhimbshme, te ngrohta dhe te kuqe.
  4. Ulja e aftesise per te levizur lirshem kycet.

Kujdes nese artriti urik nuk trajtohet mund te çoje ne perkeqesim te dhimbjes dhe demtimit te kyçeve.

Sulmet e dhimbshme te artritit urik ne kyce zgjasin 1 deri ne 2 jave, por mundet qe edhe pas kesaj kohe te mbesin disa simptoma, megjithse jo me te njejten fortesi dhimbjeje sa ne fillim.

Kush e shkakton artritin urik?

Artriti urik shkaktohet nga grumbullimi i tepert i acidit urik ne trup. Po cfare eshte acidi urik? Acidi urike eshte nje lend kimike qe prodhohet nga zberthimi purinave, te cilat merren nga disa lloje ushqimesh.
Largimi i ketyre produkteve te demshme nga trupi realizohet nga veshkat, te cilat bejne filtrimin e gjakut dhe i largon keto produkte nepermjet urines.
Ne momentin qe trupi juaj fillon dhe prodhon nivele shume te larta te acidit urik (hiperuricemi), kristalet e acidit urik fillojne dhe formohen ne kyce e trupit. Pikerisht keto kristale te acidit urik behen shkak per dhimbje, enjtje dhe shqetesime te tjera.

Kush jane faktoret e rrezikut?
Meshkujt jane me te prekur nga kjo semundje rreth 3 here me shume se femrat. Femrat kane me shume gjasa te preken nga kjo semundje pas menopauzes.
Te tjere persona qe mund te preken nga kjo semundje jane:

  • Personat mbipeshe ose obez.
  • Personat qe kane deshtim te punes se zemres.
  • Diabetiket.
  • Personat qe vuajne nga tensioni i larte.
  • Personat qe kane semundje te veshkave.
  • Personat qe kane semundje te gjakut.

Faktore te tjere qe rrisin rrezikun per kete semundje jane:

  • Faktori gjenetik.
  • Hani shume proteina shtazore si: mish apo nenproduktet e tij.
  • Pini alkool rregullisht.
  • Merrni shkarkues ose sic njihen ndryshe diuretik.
  • Rritni konsumimin e disa ushqimeve si: pijet dhe embelsirat me shume sheqer, alkooli, lloje te ndryshme te mishit, ushqime deti, etj.

Cilat jane ato teste diagnostikuese qe bejne te mundur depistimin e acidit urik?

Si fillim, ashtu edhe si ne cdo vizite tjeter, hapi i pare eshte vizita ku mjeku ju pyet per ankesat qe keni dhe me pas bene nje egzaminim fizik ku do te preki kycet tuaja dhe do te kontrrolloj ato per enjtje, ngrohtesi, etj.

Po ashtu mjeku mund te perdore disa teste imazherike per te pare me qarte nyjet e prekura. Keto teste mund te tregojne edhe nese kristalet e acidit urik kane shkaktuar ndonje ndryshim ne kyçet tuaja.
Egzaminimet me te perdorura jane:
-Radiografia
-Eko
-Rezonanca magnetike
-Skaneri
-Analizat e gjakut qe matin acidin urik
-Aspirimi i lengut sinovial dhe vleresimi per prani te acidit urik

Si trajtohet artriti urik?

Trajtimi i artriti urik eshte zakonisht nje kombinim i menaxhimit te simptomave dhe zvogelimit te konsumimit te ushqimeve dhe pijeve me permbajtje te larte te purinave.

Disa lloje medikamentesh shume te rendesishme per trajtimin e artritit urik jane:

  • Anti-inflamatoret josteroid si ibuprofeni dhe naprokseni, mund te zvogelojne dhimbjen dhe enjtjen gjate nje ataku te semundjes. Disa njerez me semundje te veshkave, ulçera ne stomak dhe probleme te tjera shendetesore nuk duhet te marrin NSAID.
  • Kolkicina eshte nje ilaç me recete qe mund te zvogeloje inflamacionin dhe dhimbjen nese e merrni ate brenda 24 oreve nga sulmi i artritit.
  • Kortikosteroidet jane medikamente me recete qe reduktojne inflamacionin.
  • Medikamentet me te zakonshme qe ulin acidin urik jane:
    Allopurinol.
    Febuxostat.
    Pegloticaza
    .
    Probenecid.

REFERENCAT

https://my.clevelandclinic.org/health/diseases/4755-gout

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/gout/symptoms-causes/syc-20372897

https://www.arthritis.org/diseases/gout

https://www.niams.nih.gov/health-topics/gout