Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

APENDESITI

Apendesiti eshte nje inflamacion ose nje apendiks i skuqur dhe i zmadhuar. Ai mund te shkaktoje dhimbje akute (te papritur, intensive) ne pjesen e poshtme te barkut.
Apendiksi eshte nje qese e vogel tubulare, afer madhesise se nje gishti, qe del nga fundi i poshtem, djathtas, i zorres suaj te trashe.
Masa e jashteqitjes qe leviz neper zorren e trashe mund te bllokoje ose infektoje apendiksin, duke çuar ne inflamacion. Inflamacioni ben qe apendiksi te zmadhohet dhe kur arrin maksimumin, mund te cahet dhe te japi peritonit (nje komplikacion shume te rende).

Carja e apendiksit eshte nje urgjence mjekesore. Ai perhap bakteret nga brenda zorreve ne te gjithe zgavren e barkut. Ky infeksion (peritonit) me pas mund te perhapet ne qarkullimin e gjakut, gje qe mund te çoje ne komplikacione kercenuese per jeten (sepsis). Per shkak te ketij rreziku, trajtimi standard per apendicitin eshte heqja e apendiksit (apendektomia).

Apendesiti eshte pothuajse gjithmone nje semundje akute, qe do te thote se fillon papritur dhe perkeqesohet shpejt.
Shumica e asaj qe dime per apendesitin i referohet apendesitit akut, qe eshte shume i zakonshem.
Apendesiti kronik eshte nje semundje e rralle per te cilen nuk ka shume te dhena. Duket se ndodh kur diçka irriton apendiksin ne menyre te vazhdueshme gjate nje periudhe te gjate, por nuk perkeqesohet kurre.

Apendesiti kronik mund te mbetet i panjohur, sepse simptomat nuk pershkallezohen siç bejne tek apendiksit akut. E megjithate jo çdo lloj apendiciti eshte serioz.

KUSH JANE SIMPTOMAT E APENDISITIT?

Simptomat me te zakonshme te apendiksit jane dhimbja e barkut, te perziera dhe humbja e oreksit.
Nese gjenden keto shenja diagnoza eshte shume e lehte te vendoset, ndersa per fat te keq vetem rreth gjysma e njerezve me apendisit kane paraqitjen klasike te simptomave te mesiperme.

Cilat jane shenjat e hershme te apendesitit?
Ne paraqitjen tipike, dhimbja e barkut fillon ne mes te barkut, rreth kerthizes. Mund te jete e vazhdueshme ose mund te vije e te shkoje për disa orë. Perfundimisht, dhimbja intensifikohet dhe shfaqen nauze dhe te vjella. Disa ore me vone, te perzierat kalojne dhe dhimbja zhvendoset ne pjesen e poshtme te barkut djathtas, ku ndodhet apendiksi. Dhimbja behet me e madhe dhe vazhdon te përkeqesohet.

Cilat jane simptomat e tjera te mundshme te apendesitit?

  1. Ethe.
    Deri ne 40% te njerezve zhvillojne ethe. Kjo do te thote se sistemi imunitar eshte aktivizuar dhe se inflamacioni po rritet ose mund po perhapet.
  2. Barku i fryre.
    Barku mund te ndjehet i fryre. Kjo eshte zakonisht nje simptome e avancuar dhe mund te tregoje se apendiksi eshte care.
  3. Simptomat urinare.
    Mund te ndiheni sikur duhet te urinoni me shpesh ose me urgjentisht. Kjo mund te ndodhe nese apendiciti irriton nervat e lidhur me fshikezen urinare.
  4. Paraliza e zorreve.
    Kur trupi ridrejton rrjedhen e gjakut nga zorret ne apendis, zorret mund te ndalojne perkohësisht levizjen. Disa njerez behen kaps dhe mendojne se nuk mund te nxjerrin gazra. Ju mund te keni ndjenjen se nje levizje e zorreve do te lehtesonte simptomat .
  5. Diarreja.
    Disa njerez mund te kene zorre teper aktive dhe jashteqitje me te shpeshta. Kjo mund te jete per shkak se inflamacioni nga apendiksi po irriton pjesen fundore tr zorrrs sr trashr pranr tij.

SI MUND TA KUPTONI SE KENI APENDESIT NE KUSHTE SHTEPIE?

Nese dyshoni per apendesit, gjithmone duhet te shkoni per nje vizite tek nje mjek. Por nese jeni duke kerkuar per nje shenje, ka disa shenja qe mjeket perdorin per te kontrolluar per apendisit. Vendndodhja e dhimbjes mund te jete një e dhene e dobishme, veçanerisht nese fillon rreth kerthizes dhe zhvendoset ne pjesen e poshtme te barkut djathtas ne menyren tipike.

Shenja te tjera jane:

  1. Shenja e McBurney.
    Pika e McBurney eshte vendndodhja me tipike e apendisit dhe butesia eshte gjeja e pare qe mjeket kontrollojne ne nje egzaminim fizik.
  2. Shenja e Blumberg.
    Presioni i aplikuar ne zonen e dhimbshme qe ndihet me keq kur leshohet (i njohur edhe si ndjeshmeri e rikthimit).
  3. Shenja e Dunfit.
    Kollitja e perkeqeson dhimbjen.
  4. Shenja e Rovsingut.
    Presioni ne anen e poshtme te majte shkakton dhimbje ne anen e poshtme te djathte.
  5. Shenja Psoas.
    Nese apendisiti eshte prapa zorres se trashe dhe jo perpara, apendisiti mund te irritoje muskulin psoas. Ju mund ta gjeni veten duke u perkulur ne anen e djathte per te qetesuar muskujt, gje qe lehteson dhimbjen.

KUSH JANE SHKAKTARET E APENDESITIT?

Madhesia dhe vendndodhja e apendiksit e bejne te lehte qe ajo te bllokohet dhe infektohet tek disa njerez ne krahasim me njerzit e tjere. Zorra e trashe eshte shtepia e shume baktereve dhe nese shume prej tyre bllokohen ne apendiks , ato rriten dhe shkaktojne infeksion.
Ndonjehere, apendisiti fillon me nje infeksion dhe ndonjehere, infeksioni eshte dytesor. Enjtja e apendisitit mund te zvogeloje ose mbylle hapjen dhe te bllokoje shume baktere brenda.

Shkaqet e zakonshme te inflamacionit, enjtjes, bllokimit dhe infeksionit te apendisitit jane:

  1. Masa fekale te forta.
    Depozitat e forta fekale te kalcifikuara te njohura si fekaloide mund te ngecin ne hyrjen e apendiksit. Ata bartin baktere dhe gjithashtu mund te bllokojne bakteret qe ishin tashme aty brenda apendiksit .
  2. Hiperplazia limfoide.
    Sistemi limfatik, qe eshte pjese e sistemit imunitar, ndihmon ne luftimin e infeksioneve duke prodhuar dhe leshuar qeliza te bardha te gjakut ne indet tuaja. Kjo mund te shkaktoje qe indi limfoid ne apendisitin te zmadhohet dhe te cahet.
  3. Koliti.
    Inflamacioni ne zorren e trashe nga nje infeksion ose semundje inflamatore e zorreve mund te ndikoje ne apendisit.

Faktore te tjere qe mund te bllokojne hapjen e apendiksit jane:

  • Tumoret.
  • Parazitet.
  • Fibroza cistike.

SI VENDOSET DIAGNOZA E SEMUNDJES SE APENDESITIT?

Nje mjek do t’ju beje pyetje te hollesishme ne lidhje me dhimbjen dhe simptoma te tjera. Ata do te kryejne nje ekzaminim fizik per te kontrolluar per shenja fizike te apendesitit, te tilla si ruajtja, ngurtesimi dhe dhimbja ne pergjigje te presionit te ushtruar mbi organ.

Cilat teste mund te diagnostikojne apendesitin?
Testet e apendisitit zakonisht perfshijne teste gjaku dhe teste imazherie.

  • Testet e gjakut mund te tregojne shenja te inflamacionit, te tilla si nje numer i larte leukocitesh ne gjak.
  • Testet imazherike, te tilla si nje ekografi abdominale ose nje skaner CT, mund te tregojne nese apendiksi eshte i fryre.

SI TRAJTOHET SEMUNDJA E APENDESITIT?

Apendesiti mund te zgjidhet spontanisht nese shkaku crrenjoset. Kjo mund te ndodhe nese nje pengese ne apendiks kalon permes zorrëve ose nese nje infeksion qe po shkaktonte hiperplazi limfoide ne apendiks permiresohet papritmas. Por nuk duhet te supozoni se kjo do te ndodhe apo se ka ndodhur, edhe nese dhimbja eshte zvogeluar.

Apendesiti konsiderohet nje urgjence, keshtu qe trajtohet ne dhomen e urgjences. Trajtimi standard perfshin :

  1. Mjekimin, mund te perfshije ilace per qetesimin e dhimbjes, antibiotike apo anestezike.
  2. Kirurgjine, mund te perdoret metoda e mbyllur apo laparoskopike dhe nderhyrja kirurgjikale tradicionale ose e hapur.

REFERENCAT

  1. American College of Surgeons. (2021). Appendicitis. https://www.facs.org/~/media/files/education/patient%20ed/appendicitis.ashx
  2. National Institute of Diabetes and Digestive and Kidney Diseases. (2021). Appendicitis. https://www.niddk.nih.gov/health-information/digestive-diseases/appendicitis
  3. Mayo Clinic. (2021). Appendicitis. https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/appendicitis/symptoms-causes/syc-20369543
  4. Centers for Disease Control and Prevention. (2021). Appendicitis. https://www.cdc.gov/appendicitis/index.html
  5. MedlinePlus. (2021). Appendicitis. https://medlineplus.gov/appendicitis.html