Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

ANGIOEDEMA

Alergjia eshte vetem nje nga shkaqet e shumta te zhvillimit te angioedemave.

Angioedema eshte enjtja e shtreses se mukozes. Enjtja me se shumti prek fytyren, gjuhen, buzet, qafen, krahet dhe kembet, por mund te behet serioz dhe madje kercenues per jeten nese preket fyti apo traktin gastrointestinal.
Angioedema shpesh shkaktohet nga nje alergji, por gjithashtu mund te shkaktohet nga nje reaksion jo-alergjik si nje infeksion, kancer dhe madje edhe stres.

Trajtimi varet nga shkaku themelor, por mund te perfshije antihistaminiket, steroidet dhe shmangien e shkakut te njohur.

KUSH JANE SIMPTOMAT QE SHFAQ ANGIOEDEMA?

Angioedema ndodh ne indet nenlekure, por mund te prek edhe shtresat e jashtme te lekures. Si e tille, angioedema shkakton nje enjtje te thelle, te pergjithesuar, qe tenton te zgjase me shume se nje reaksion alergjik i tjeshte.
Ndersa urtikaria(reaksion alergjik i thjesht) perfshine epidermen dhe dermen dhe karakterizohet nga te ngritura mbi lekure me kufij te percaktuar qarte, si e djegura nga hithrat.

Me angioedeme, enjtja mund te filloje brenda disa minutave ose te zhvillohet gjate oreve pasuese. Siperfaqja e fryre e lekures zakonisht nuk eshte qe mund te kruhet (perveç nese shoqerohet me urtikari), por shpesh mund te kete nje ndjesi djegieje, ndjesi shpimi ose mpirjeje. Enjtja mund te zgjase per disa ore ose dite. Kur enjtja perfundimisht zgjidhet, lekura zakonisht shfaqet normale jo e skuqur dhe pa shenja te tjera.

Disa lloje te angioedemes mund te jene shume me serioze, veçanerisht nese ato shtrihen pertej ekstremiteteve, fytyres ose trungut.
Nder komplikimet:

  1. Angioedema e traktit gastrointestinal mund te shkaktoje te vjella te shumta, dhimbje te forta ne pjesen e mesit dhe dehidratim (per shkak te pamundesise per te mbajtur lengjet poshte).
  2. Angioedema e mushkerive mund te shkaktoje gulçima dhe pengim te rrugeve te frymemarrjes.
  3. Angioedema e laringut (vendi ku prodhohet zeri) mund te çoje ne asfiksim dhe vdekje.

KUSH JANE SHKAQET E ZHVILLIMIT TE ANGIOEDEMES?

Angioedema zakonisht klasifikohet ne dy grupet:

  1. Angioedema e fituar.

Angioedema e fituar mund te shkaktohet nga reaksionet imune (e lidhur me sistemin imunitar) dhe shkaqet joimmunologjike.
Ato perfshijne:

  • Nje reaksion alergjik ndaj medikamenteve , ushqimeve , pickimit nga insektet, etj.
  • Reaksionet jo-alergjike siç jane ato qe perfshijne opijat (sidomos kodeine dhe morfine) dhe medikamentet anti-inflamatore jo-steroide, AIJS (sidomos aspirina apo ibuprofeni).
  • Fizike si nxehtesia, stervitja e rende, ekspozimi ne diell dhe madje edhe stresi emocional.
  • Semundje autoimune si lupusi dhe tiroiditi Hashimoto.
  • Infeksione virale te tilla si hepatiti, HIV, citomegalovirusi dhe virusi Epstein-Barr.

Por mund te kete edhe raste qe nuk kane ndonje shkak te njohur. Keto jane referuar si angioedema idiopatike.

  1. Angioedema e trashegueshme.

Angioedema e trasheguar eshte nje çrregullim autosomal dominuese , qe do te thote qe ju mund te trashegoni genin problematik nga vetem nje prind. Mutacionet e gjeneve zakonisht rezultojne ne mbiprodhimin e bradikininave dhe mund te ndikojne ne te gjitha sistemet e organeve, duke perfshire lekuren, mushkerite, zemren dhe traktin gastrointestinal.

Angioedema e trasheguar mund te shkaktohet nga stresi ose lendimet, shumica e sulmeve nuk kane ndonje shkak te njohur. Perseritja e situates eshte e zakonshme dhe mund te zgjase diku nga dy deri ne pese dite. Frenuesit e ACE dhe kontracepsioni me baze estrogeni , te cilat mund te ndikojne ne nivelet e bradikinines, njihen per te rritur frekuencen dhe ashpersinë e sulmeve.

SI VENDOSET DIAGNOZA E ANGIOEDEMES?

Nese dyshohet per nje alergji, mjeku mund te sugjeroje qe t’i nenshtroheni testeve alergjike per te identifikuar shkaktarin kryesor qe eshte pergjegjes per situaten. Kjo mund te perfshije nje test te lekures(ne te cilen nje sasi e vogel e nje alergeni te dyshuar eshte injektuar nen lekure) ose nje analize gjaku per te kontrolluar nese antitrupa alergjike jane ne gjak .

Testet e gjakut mund te perdoren gjithashtu per te diagnostikuar angioedemen e trasheguar. Nese te gjitha shkaqet e tjera te angioedemes jane perjashtuar, mjeku mund te vendose te kontrolloje nivelin e nje substance te quajtur inhibitor C1 esterase , i cili rregullon bradikininat , ne gjak. Ata me angioedeme te trasheguar jane me pak te afte per te prodhuar kete proteine, keshtu qe nje nivel i ulet i inhibitorit C1 esterase konsiderohet nje tregues i forte i ketij lloji te angioedemes.

SI MUND TE TRAJTOHET NGA ANA MJEKSORE ANGIOEDEMA?

  1. Antihistaminat orale zakonisht pershkruhen per trajtimin e angioedemes alergjike. Zyrtec (cetirizine) eshte veçanerisht efektiv per sulmet akute, por gjithashtu mund te merret si nje doze me e ulet naten per lehtesim e qendrueshem.
  2. Nese analiza e alergjise konfirmon se jeni teper te ndjeshem ndaj disa alergeneve te caktuara, mund te jepen medikamente per te frenuar sistemin imunitar.
  3. Rastet kronike mund t’i pergjigjen mire kortikosteroideve sistemike nga injeksioni intramuskular apo intravenoze. Prednisolone eshte nje nga opsionet me te zakonshme te pershkruara, por perdoret vetem per lehtesim afatshkurter per shkak te rrezikut te efekteve anesore .
  4. Njerezit me angioedeme te trasheguar mund te gjejne lehtesim duke marre androgjenet (hormonet mashkullore) si metiltestosteroni dhe danazoli. Keto punojne duke shtypur nivelet e bradikinines qe qarkullojne ne gjak.
  5. Angioedema e rende e laringut duhet te trajtohet me nje injeksion emergjent te epinefrines (adrenalin). Njerezit me nje alergji te njohur te rende shpesh duhet te mbajne nje injeksion te adrenalines, ne rast te nje sulmi.

REFERENCAT

  1. American Academy of Allergy, Asthma & Immunology (AAAAI): “Angioedema”
  2. National Organization for Rare Disorders (NORD): “Angioedema”
  3. World Allergy Organization (WAO): “Angioedema”
  4. Medscape: “Angioedema”
  5. UpToDate: “Angioedema: Pathogenesis, Clinical Features, and Diagnosis”