Analizat qe kerkohen nga mjeku ne rastin e nje pacienti alergjik
Cfare jane alergenet dhe alergjia?
Alergjite ndodhin kur sistemi juaj imunitar reagon ndaj nje lende te huaj qe hyne ne organizem, te tille si poleni, helmi i bletes ose gezofi i kafsheve shtepiake ose nje ushqimi qe mund ta keni konsumuar.
Sistemi imunitar prodhon substanca te njohura si antitrupa. Kur keni alergji, sistemi imunitar prodhon antitrupa qe identifikojne nje alergjen te caktuar si te dëmshem, edhe pse nuk eshte i tille tek pjesa tjeter e njerezve.
Kur bini ne kontakt me alergenin, reagimi i sistemit tuaj imunitar mund te ngacmoje/irritoje lekuren, sinuset, rruget e frymemarrjes ose sistemin tretes.
Ashpersia e alergjive ndryshon nga personi ne person dhe mund te varioje nga nje acarim i vogel deri ne anafilaksi, qe eshte nje urgjence kercenuese per jeten.
Ndersa shumica e alergjive nuk mund te kurohen, trajtimet mund te ndihmojne ne lehtesimin e simptomave tuaja te alergjise.
Kush jane simptomat qe shfaqin alergenet ne trupin e nje njeriu alergjik?
Simptomat e alergjise, te cilat varen nga lloji i alergenit shkaktare, mund te ndikojne ne rruget e frymemarrjes, sinuset dhe kanalet e hundes, lekure dhe sistemin tretes. Reaksionet alergjike mund te variojne nga te lehta ne te renda.
- Riniti alergjik, qe eshte edhe nje nga format me te shpeshta te alergjise qe prek rruget e siperme te ajrit.
-Teshtitje
-Kruarje te hundes ose syve
-Rrjedhje te hundeve, hunde e skuqur
-Sy te perlotur, te skuqur ose te enjtur (konjuktiviti) - Nje alergji ushqimore mund te shkaktoje:
-Mpirje ne goje
-Enjtje te buzeve, gjuhes, fytyres ose fytit
-Urtikarie(si e djegura nga hithrat)
-Anafilaksi, alergjia me kercenuese per jeten - Nje alergji nga pickimi i insekteve mund te shkaktoje:
-Nje zone e madhe e enjtur ne vendin e pickimit
-Kruarje ose urtikarie ne te gjithe trupin
-Kolle, shtrengim ne gjoks ose gulçim
-Anafilaksia - Nje alergji ndaj barnave(medikamenteve) mund te shkaktoje:
-Te kruara ose urtikarie ne lekure
-Skuqje
-Enjtie te fytyres
-Zhurme ne frymemarrje
-Anafilaksia - Dermatiti atopik, nje gjendje alergjike e lekures e quajtur edhe ekzem:
-Kruarje te lekures
-Skuqje te lekures
-Rjepje te lekures - Anafilaksia
Kjo eshte forma me e rende e nje reaksioni alergjik, per me teper kercenues per jeten.
-Humbje te vetedijes
-Nje renie te tensionit te gjakut
-Frymemarrje te rende
-Skuqje e lekures
-Marramendje
-Nje puls i shpejte, i dobet
-Nauze dhe te vjella
Cilat jane llojet e analizave qe kerkohen nga mjeku per vendosjen e diagnozes se alergjise?
1. Testi i shpimit te lekures.
Ky eshte lloji me i zakonshem i testit te alergjise qe mjeket perdorin per te diagnostikuar alergjite. Testi i alergjise i aplikuar ne lekure mund te jete menyra me e sakte dhe me pak e shtrenjte per te konfirmuar alergenet. Ky eshte nje test i thjeshte, i sigurt dhe i shpejte, qe jep rezultate brenda 15-20 minutave.
Zakonisht, mjeket ose infermieret e kryejne kete lloj testi alergjie ne pjesen e brendshme te parakrahut, por ne disa raste mund ta kryejne ate edhe ne nje pjese tjeter te trupit, si p.sh. ne shpine (psh tek femijet e vegjel).
Nje pacient mund te testohen vetem 3 ose 4 ose deri ne rreth 25 alergene.
Se pari, nje mjek ose infermiere vendos nje pike te vogel te alergenit te mundshem ne lekure. Pastaj ata do te shpojne lekuren me nje age ne ate zone ku kemi vendosur alergenin. Nese jeni te ndjeshem ndaj substances, do te zhvilloni nje pergjigje alergjike te lokalizuar, ne formen e skuqjes, enjtjes dhe kruajtjes ne vendin e testimit brenda 15 minutave.
Zakonisht, sa me i madh te jete zona ku kane ndodhur kto ndryshime, aq me shume ka gjasa qe te jeni alergjik ndaj alergenit.
Ky test alergjie qe aplikohet ne lekure mund te kryhet ne te gjitha grupmoshat, perfshire edhe foshnjat.
Si ti kuptojme pergjigjet e analizave?
Eshte e rendesishme te dini se:
- Nje rezultat pozitiv i testit te alergjise ne lekure nuk diagnostikon ne vetvete nje alergji.
- Nje test pozitiv i testit te alergjise ne lekure nuk parashikon ashpersine e nje reaksioni alergjik nese ndodh ne te vertete.
- Nje test negativ i testit te alergjise ne lekure zakonisht do te thote se nuk jeni alergjik.
Pergjigjet negative mund te ndodhin edhe per arsye te tjera, per shembull nese pacienti po merr antihistaminike ose medikamente qe bllokojne efektin e histamines.
Ne menyre qe mjeket te jene ne gjendje te diagnostikojne alergjite, pacienti duhet te nderprese marrjen e antihistamines dhe disa ilaçeve te tjera perpara testit.
Shume medikamente kunder kolles permbajne nje antihistaminike, prandaj ju lutemi tregoni mjekut tuaj çdo medikament qe keni marre.
2. Testi intradermal i alergjise
Nje tjeter lloj testi qe mjeket perdorin shpesh per te diagnostikuar alergjite eshte i ashtuquajturi test intradermal i alergjise. Testi konsiston ne injektimit me ane te nje gjilpere, te substances alergjike ne lekure. Leximi i rezultatit kryhet pas 10-15 minutash duke vleresuar gervishtjen dhe skuqjen qe jep ajo. Mjeket mund ta perdorin kete test nese rezultatet e testit te shpimit te lekures jane negative, por ata ende dyshojne se keni alergji.
Testet e lekures nuk jane 100% te sakta. Disa paciente kane rezultate pozitive me substanca qe i tolerojne pa simptoma apo shenja. Ne kete rast themi se jane thjesht te sensibilizuar por jo alergjike.
3. Analiza e gjakut
- IgE totale ne serum
Ky test mat te gjithe IgE ne gjak. Testi nuk eshte shume i dobishem per te diagnostikuar alergjite sepse nje sere kushtesh te tjera shkaktojne nivele te larta te IgE si disa infeksione parazitare(krimbat), infeksione bakteriale ose virusale, semundje te lekures, semundje malinje, etj. Disa njerez me IgE totale te larte nuk do te zhvillojne alergji, disa njerez me nivele normale madje mund te zhvillojne nje alergji. Nivelet e IgE nuk lidhen domosdoshmerisht me alergjite ushqimore. IgE totale ne serum nuk do te thote qe nje pacient eshte alergjik ndaj nje substance specifike. Eshte e nevojshme te matet IgE specifike. - IgE specifike
Ne nje analize gjaku, mjeku mund te mase IgE totale ne serum, por gjithashtu mund te mase IgE specifike. IgE specifike eshte IgE e drejtuar kunder nje alergeni individual (p.sh. poleni i barit, marimangat e pluhurat e shtepise ose ushqimi si kikiriku ose penicilina). Nese keni nje semundje te lekures ose jeni duke marre ilaçe qe nderhyjne ne testimin e lekures, mund te perdoren testet e gjakut per alergen.
Pasi merret mostra e gjakut laboratori shton alergenin ne te dhe me pas mat sasine e antitrupave qe prodhon gjaku juaj per te sulmuar alergenet.
Disa njerez kane IgE specifike te larta, por mund ta tolerojne substancen alergene pa asnje shqetesim, per shembull, ata kane IgE specifike kunder kikirikut, por jane ne gjendje te hane kikirike pa asnje reagim. Pra jane te sensibilizuar, por jo alergjike. Ndersa disa njerez te tjere kane IgE specifike dhe reagojne ndaj substances. Ata jane alergjike, dhe jo vetem te sensibilizuar. Normalisht, sa me te larta te jene nivelet e IgE specifike, aq me te forta jane simptomat e alergjise.