Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

ANALIZA TESTI I FERRITINES

ANALIZA TESTI I FERRITINES

Cfare eshte ferritina dhe ku qendron rendesia e kryerjes se ketij testi ?


Testi i ferritines eshte nje analize gjaku , e cila mat vlerat e kesaj te fundit ne organizem .
Ferritina eshte nje proteine , qe ka nje funksion mjaft te rendesishem ne organizem ” te ruaj hekurin brenda qelizave te trupit “.
Pra ky test tregon gjendjen e depove te hekurit ne organizem .
Ne duhet ta mendojme organizmin ne menyre me komplekse , qe dmth jo cdo vlere ushqyese qe marrim ne e “djegim “ ne organizmin tone , nje pjese te mire edhe e ruajme . Nje forme e tille jane rezervat ( depot ) e hekurit ne organizem .
Dhe pikerisht ne kete menyre , hekuri ruhet ne formen e nje proteine te
quajtur ferritine .
Hekuri eshte nje element mjaft I rendesishem per funksionimin e qelizave te kuqe te gjakut . Ato bejne lidhjen e oksigjenit me qelizat e kuqe te gjakut ne nivel alveolar ( ne pulmon ) ,qe me pas e transportojne ate ne pjese te tjera te organizmit . Duhet permendur fakti qe ne kthim , hekuri eshte mjet lidhes per
transportimin e dioksidit te karbonit qe clirohet me pas serisht ne alveola ( pulmon ).
Hekuri eshte gjithashtu i rendesishem per muskujt e shendetshem,per funksionimin e palces se kockave dhe organeve , duke perfshire edhe zhvillimin e trurit tek femijet.


Cfare tregojne vlerat e larta te ferritines ne organizem po vlerat e ulta te saj ?


Kemi dy gjendje kryesore ne organizem qe lidhen me nivelin e kesaj proteine :
Vlerat e ulura te ferritines ,qe jane diktuese te nje anemie te mundshme .
Vlerat e larta te ferritines ne organizem , qe jane supozuese te nje semundje te heparit , hemokromatoz , artrit reumatoid , hipertiroidizem , etj .


Cfare eshte hemokromatoza ?
Eshte nje gjendje mbingarkese me hekur ne organizem .
Cfare eshte anemia ?
Ne fakt nje situate e tille mund te pershkruhet si :
• Anemia nga ulja e prodhimit te eritrociteve / prodhimi difektoz I tyre .
• Anemi nga ulja e nivelit te Hb ( hemoglobines ) .
• Anemia nga mungesa e hekurit .


!!! Sasia me e madhe e depove te hekurit te depozituara ne organizemgjendet ne hepar ( melci ) .

Ulja e sasise se ferritines ne organizem mund te japi keto simptoma :
• Shenja dobesie , lodhje te pashpjegueshme dhe marramendje .
• Dhimbje koke frekuente .
• Frymemarrje te shkurter .
• Takikardi ( rritje te frekuences kardiake ).
Funksionit kardiak duhet ti kushtohet nje vemendje akoma me te madhe sepse lenia pa trajtuar e niveleve te ulura te depove te hekurit mund te coj ne deshtimin e funksionit pompe te zemres .
Dhe automatikisht ne kete rast shfaqen keto simptoma :
• Dhimbje ose shtrengim ne gjoks .
• Dhimbje te kembeve .
• Zhurma ne vesh .


Pra vec rasteve me vlera te ulura te niveleve te ferritines kemi edhe mjaft raste me vlerat te larta te saj , por cfare do te thote kjo ?

Kjo mund te jete pasoje e disa situatave , te tilla si :
• abuzimi me alkolin .
• Infeksione .
• Hepatopati .
• Hipertiroidizem .
• Artrit Reumatoid .
• Disa lloje te kancerit si LIMFOMA HODKING . Etj .


Simptoma te niveleve te larta te ferritines permendim :
• Dhimbje stomaku
• Dhimbje barku
• Humbje peshe
• Mungese energjie
• Lodhje
• Probleme me zemren
• Ulje te kenaqesis se mardhenieve ne cift
• Alopeci ( humbje te qimeve ne trup ) etj .


Si realizohet ky test ?


Nuk ka ndonje pergatitje te madhe nga ana e pacientit per kryerjen e ketij testi . Ofruesit e kujdesit shendetsor per realizimin e kesaj analize duhet te marrin nje moster gjaku nga nje vene , qe zakonisht zgjidhet nje vene e parakrahut .
Ku pas marrjes se sasis se krkuar , ajo transportohet per ne laborator ku kryhet e gjith procedura e nevojshme .
Ajo qe kerkohet nga pacienti eshte qe te mos konsumoj asgje nga goja per te pakten 12 ore para kryerjes se testit .
Ne pergjithsi testi I ferritines behet ne mengjes .


Cilat jane vlerat normale te ferritines ne organizem ?


Vlerat normale te ferritines ne gjak jane :
● Per meshkujt : 24-336 ng/ml
● Per femrat :11-307 ng/ml
● Per atletet : 60-300 ng/ml
● Per femijet : 7-140 ng/ml

Referencat :
https://medlineplus.gov/lab-tests/ferritin-blood-test/
https://www.webmd.com/a-to-z-guides/ferritin-blood-test
https://www.lencolab.com/publications/2021/10/avoiding-iron-deficiencyhow-to-raise.html#:~:text=Optimal%20ferritin%20levels%20for
%20males,7%20to%20140%20ng%2FmL