Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

ANALIZA E VITAMINES D

CFARE ESHTE ANALIZA E VITAMINES D?

Analiza e vitamines D mat nivelin e vitamines D ne gjak per te pare nese keni mjaftueshem sasi nga kjo vitamine ne menyre qe trupi te punoje si duhet. Vitamina D eshte thelbesore per ndertimin e kockave dhe dhembeve te shendetshem. Gjithashtu ajo ndihmon ne mbajtjen dhe funksionimin normal te muskujve, nervave dhe sistemit imunitar.

Nivelet e uleta te vitamines D perbejne nje problem te zakonshem qe mund te çoje ne çrregullime te kockave dhe probleme te tjera mjekesore. Analiza e vitamines D mund t’ju njoftoje nese keni nevoje te rrisni nivelet e vitamines D ne trup.

Ju merrni vitaminen D ne tre rruge:

  1. Trupi prodhon vitamine D kur lekura ekspozohet ndaj rrezeve te diellit.
  2. Ju mund ta merrni vitaminen D nga disa ushqime. Keshtu per shembull e verdha e vezes dhe peshku, permbajne natyrshem vitamine D. Kjo eshte arsyeja pse vitamina D u shtohet ushqimeve, duke perfshire dritherat, qumeshtin dhe produkte te tjera te qumeshtit.
  3. Ju mund ta merrni ate ne formen e suplementeve te vitamines D.

Vitamina D, qofte ajo D2 apo D3, duhet te metabolizohen ne trup ne formen e vitamines D aktive te quajtur 1,25-dihidrokalciferoli. Kjo behet nepermjet 2 hapave :

  • Brenda ne melci.
    Perpara se trupi te mund te perdore vitaminen D, melçia duhet ta ndryshoje ate ne nje forme tjeter te quajtur 25-hidroksivitamin D ose 25(OH)D. Shumica e analizave te gjakut te vitamines D matin nivelin e 25(OH)D ne gjak .
  • Brenda ne veshka.
    Veshkat perdorin 25(OH)D per te bere “vitamine D aktive”qe quhet ndryshe 1,25-dihidrokalciferolit. Vitamina D aktive e lejon trupin te perdore kalciumin per te ndertuar kockat dhe ndihmon qelizat e tjera te funksionojne siç duhet. Nese keni probleme me veshkat ose nivele jonormale te kalciumit ne gjakun , mjeku mund te keshilloj te beni nje test te vitamines D aktive. Por ky test zakonisht nuk perdoret per te kontrolluar nese keni mjaft vitamine D.

Testimi i 25(OH)D eshte menyra me e sakte per te matur sasine e vitamines D ne gjak .

PER CFARE ESHTE E RENDESISHME VITAMINA D NE TRUP?

Analiza e vitamines D perdoret per te kontrolluar nivelet e uleta apo te larta te vitamines D ne gjak, per rrjedhoje edhe ne marrjen e masave per korrigjimin e mungesave.

Nese keni nje problem te njohur te kockave ose nje problem ne perthithjen e kalciumit, mund te beni nje analize te vitamines D per te pare nese mungesa e vitamines D po e shkakton kete problem.
Mjeku mund tju kerkoj te beni nje analize te vitamines D nese keni:

  1. Osteomalacia, kocka te buta, shpesh me dobesi te muskujve.
  2. Dendesia e ulet e kockave, e cila mund te çoje ne osteoporoze.
  3. Rakit, nje problem me rritjen e kockave tek femijet.

Per shkak se vitamina D mund te ndikoje ne shume pjese te trupit, ju mund te kontrolloni nivelet e vitamines D nese keni semundje te tjera kronike (afatgjata). Pyesni mjekun tuaj per analiza te tjera.

PERSE DUHET TE BENI NJE ANALIZE TE VITAMINES D?

Mjeku mund tju kerkoje te beni nje analize te vitamines D nese keni shenja ose simptoma te nje problemi kockor qe mund te lidhet me nje mungese te vitamines D (nivele shume te uleta te vitamines D), si p.sh.

  • Dhimbje kockash
  • Dobesi ose dhimbje muskulore
  • Kocka te buta
  • Kocka te deformuara
  • Kocka te dobeta dhe fraktura (kocka te thyera)
  • Dendesi e ulet kockore (osteoporoze ose osteopeni)

Nje pamjaftueshmeri e vitamines D (nivele te uleta te vitamines D) zakonisht nuk shkaktone simptoma. Pra, mjeku mund te urdheroje nje analize nese keni nje rrezik te larte per te zhvilluar nje mungese te vitamines D nese ju:

  • Jeni me te vjeter se 65 vjeç. Pas kesaj moshe, lekura eshte me pak ne gjendje te prodhoje vitamine D nga rrezet e diellit.
  • Kujdes ndaj ekspozimit te lekures ndaj rrezeve te diellit. Mbrojeni gjithmone lekuren me krem mbrojtes (spf) per te parandaluar demtimet e saj.
  • Nese keni nje lekure me pigment te erret, prodhohet me pak vitamine D nga rrezet e diellit.
  • Nese keni bere nje operacion per te ulur peshen.
  • Te jeni obeze.
  • Keni nje semundje qe e bene te veshtire thithjen e lendeve ushqyese, te tilla si semundja e Crohn, koliti ulceroz dhe semundja celiac.
  • Nese keni nje semundje te veshkave ose melçise qe ndikon ne aftesine per te bere metabolizmin e vitamines D ne nje forme qe trupi mund ta perdore.
  • Merrni disa ilace qe ndikojne ne uljen e perthithjes se vitamines D.
  • Mungesa e vitamines D mund te shkaktoje probleme serioze per foshnjat dhe femijet.

Nje mjek mund te kerkoj nje analize te vitamines D kur:

  • Foshnjat ushqehen kryesisht me qumesht gjiri. Qumeshti i gjirit eshte i ulet ne vitamine D (Te gjitha foshnjat kane nevoje per suplemente te vitamines D menjehere pas lindjes, perveç nese ushqehen vetem me formula, e cila permban vitamine D.)
  • Femijet me lekure me te erret qe jetojne ne zona me pak drite dielli.
  • Femijet me diete te ulet ne vitamine D.

Nese jeni duke marre suplemente te vitamines D per te rritur nivelin te vitamines D, mjeku mund te urdheroje nje analize per te pare nese vlerat e vitamines D po permiresohen.

CFARE DUHET TE DINI PER REALIZIMIN E ANALIZES SE VITAMINES D?

Berja e analizes se vitamines D eshte e lehte, ajo realizohet me anen te nje kampioni (sasie) gjaku te marre nga nje vene e parakrahut. Pas marrjes se gjakut ne laborator, atehere ju mund largoheni dhe te vini perseri per te marre pergjigjet e analizave.

VLERAT NORMALE DHE JONORMALE TE VITAMINES D?

SHKALLA E 25-HIDROKSIVITAMIN D3VLERAT E ANALIZAVE
ULJA E KONSIDERUESHME E VITAMINES D3Me pak se 25 nmol/L
ULJE E MODERUAR E VITAMINES D3Vlerat e 25-80 nmol/L
VLERAT OPTIMALEVlerat e 80-200 nmol/L
SASITE E LARTA TE VITAMINES D3Vlerat e 200-250 nmol/L
SASITE TOKSIKE TE VITAMINES D3Vlerat me te medha se
250 nmol/L

REFERENCAT

https://medlineplus.gov

https://www.mountsinai.org

https://www.healthline.com

https://www.ncbi.nlm.nih.gov

https://ar.iiarjournals.org