ANAFILAKSIA
CFARE ESHTE ANAFILAKSIA?
Anafilaksia eshte nje reaksion alergjik i shkaktuar nga substanca te ndryshme alergjike te tilla si :
- barnat (disa lloje ilacesh)
- ushqimet
- kafshimet e insekteve
Anafilaksia mund te jete kercenuese per jeten nese nuk mjekohet menjehere sepse eshte nje reaksion alergjik me perparim te shpejte dhe me shume komplikacione.
Ndryshe nga reaksionet e tjera alergjike, anafilaksia mund te vrase. Reagimi ndaj alergenit mund te filloje brenda disa minutash ose edhe sekondave pas ekspozimit, duke perparuar me shpejtesi per te shkaktuar bllokime te rrugeve te frymemarrjes, acarim te lekures dhe ritme te ndryshuara te zemres.
KUSH JANE SHKAQET ME TE ZAKONSHME TE NJE REAKSIONI ANAFILAKTIK?
Alergenet kane me shume te ngjare te shkaktojne nje reaksion anafilaktik nese futen drejtperdrejt ne sistemin e qarkullimit te gjakut me injeksion.
Sidoqofte, ekspozimi permes gelltitjes, thithjes ose kontaktit te lekures gjithashtu mund te shkaktoje anafilaksi. Ne disa raste, anafilaksia mund te zhvillohet me kalimin e kohes nga alergjite me pak te renda.
Anafilaksia po ashtu eshte e shpeshte nga disa ushqime, ilaçe dhe helme insektesh.
Shkaqet specifike jane:
- Frutat e detit.
- Arra dhe fara.
- Bleta dhe grerezat .
- Vaksinat, edhe pse jane te rralla mund te shkaktohet nga vaksina e gripit dhe fruthit.
- Penicilina(antibiotik).
- Cefalosporinat(antibiotik).
- Streptomicina(antibiotik).
- Globulin gama.
- Insulina.
- Hormonoterapia (ACTH, hormoni stimulues i tiroides).
- Aspirina dhe NSAID te tjera.
- Latex.
KUSH JANE SHENJAT E NJE REAKSIONI ANAFILAKTIK?
Ne rastet kur kemi nje reaksion alergjik ne trup,te tipit anafilaktik, simptomat zhvillohen shume shpejt, zakonisht brenda sekondave ose minutave.
Disa nga simptomat/shenjat qe shfaqin reaksionet e tipit anafilaktik ne trup jane:
- Dhimbje barku.
- Ankthi .
- Siklet ose dhimbje kraharori.
- Diarre.
- Ngerçet muskulore.
- Fishkellima.
- Veshtiresi ne frymemarrje, kollitje, gulçim ose tinguj te forte ne frymemarrje.
- Veshtiresi per tu gelltitur.
- Marramendje.
- Urtikarie, kruajtje, skuqje te lekures.
- Mbingarkesa e sekrecioneve nga hunda.
- Te perziera dhe te vjella.
- Palpitacione, ndjesia e te rrahurave e shpeshta ne zemer.
- Artikulimi i dobet, veshtiresi ne te folur.
- Enjtje te fytyres dhe syve.
- Enjtje te buzes.
- Enjtje te gjinjve.
- Humbja e vetedijes.
Duhet te dini se keto simptoma nuk duhet te shfaqen te gjitha per te thene se kemi te bejme me nje reaksion anafilaktik, edhe shfaqja e disa prej tyre duhet te jete alarmante per ju.
SI DIAGNOSTIKOHET NJE REAKSION ANAFILAKTIK?
Diagnostikimi i nje reaksioni anafilaktik behet duke u bazuar ne shpejtesine e shfaqjes se simptomave klinike, ne pergjigje te nje alergjeni te dyshuar.
Identifikimi i tij mund te behet me ane te nje analize gjaku qe identifikon reagimet e IgE (imunoglobulines tip E) ndaj alergeneve specifike.
Testet e lekures mund te behen per reaksione anafilaktike me pak te renda.
TRAJTIMI I NJE REAKSIONI ANAFILAKTIK?
Trajtimi urgjent i anafilaksise perfshin berjen e nje injeksioni te adrenalines (epinefrine) qe vepron duke ngushtuar enet e gjakut dhe kundervepron me efektet e histamines, qe clirohen ne nje reaksion te tille. Mund te jepet oksigjen, si dhe lengje intravenoze zevendesuese.
Antihistaminiket mund te perdoren per skuqjen e lekures dhe aminofilina per shtrengimin bronkial.
Nese rruget e siperme te frymemarrjes jane te bllokuara, mund te kete nevoje te vendoset nje tub frymemarrjeje ose tub trakeostomie.
Nese nuk veprohet shpejt, anafilaksia mund te bllokoje rruget e frymemarrjes, te çoje ne arrest kardiak, ndalim te frymemarrjes ose shok anafilaktik fatal(vdekje).