Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

AMBLIOPIA

Ambliopia ndryshe quhet edhe “Syri Dembel”, eshte nje problem i syrit qe fillon ne femijerine e hershme dhe perkeqesohet nese nuk trajtohet. Ambliopia eshte shkaku me i zakonshem i problemeve te shikimit tek femijet.
Problemi ne kete semundjes eshte se syri dhe truri nuk punojne se bashku sic duhet.

Ambliopia zakonisht prek vetem njerin nga syte. Ndonjehere kjo semundje mund edhe te ndikoje ne te dy syte. Per kete problem eshte e rendesishme te zbulohet ambliopia sa me shpejte te jete e mundur dhe te trajtojtohet menjehere. Nese veproni shpejt, femija juaj nuk ka gjasa qe te kete probleme afatgjata te shikimit. Nese ambliopia lihet e pa trajtuar, femija mund te pesoje probleme te renda te shikimi, duke perfshire ketu edhe verberine.

KUSH JANE SHENJAT E AMBLIOPISE?

Ambliopia zakonisht fillon ndermjet lindjes dhe moshes 7.
Simptomat qe shfaqe tek femija juaj mund te jene:

  1. Syte qe nuk koordinohen se bashku.
  2. Nje sy qe endet(leviz) sa brenda, jashte.
  3. Mbyllja e njerit sy ose perkulja e kokes per te pare diçka.
  4. Problemet me perceptimin e thellesise.
  5. Qepalla e siperme qe bie poshte.
  6. Shpesh favorizojne njeren ane te trupit.

Ndonjehere simptomat nuk jane te dallueshme perveç nese behet nje vizite tek okulisti.

CFARE E SHKAKTON SHFAQJEN E AMBLIOPISE?

Te gjitha foshnjat lindin me shikim te dobet. Ndersa rriten, cilesia e shikimit te tyre permiresohet.
Per nje shikim te mire, te dy syte duhet te japin te njejtin imazh te qarte dhe te fokusuar. Disa femije zhvillojne probleme ne fokusimin e pamjes dhe si rrjedhoje ne cilesine e shikimit, pikerisht keto probleme mund te shkaktojne qe femija te marre nje pamje te ndryshme nga secili sy.
Truri i femijes mund te perpiqet ta rregulloje kete problem duke e bllokuar pamjen qe vjen me e dobet. Nese problemi nuk rregullohet kur femija eshte i vogel, truri i femijes gjithmone do t’i injoroje pamjet nga syri i dobet. Kjo shkakton amblopine.

Çdo problem qe ndalon syrin per te fokusoje ne menyre te qarte mund te shkaktoje ambliopine.
Tre ndryshimet me te zakonshme jane:

  1. Strabismus (ndryshe quhet edhe syte e kryqezuar)
    Syte nuk levizin ne te njejtin drejtim. Ky eshte shkaku me i zakonshem i ambliopise.
  2. Gabim refraktiv
    Kjo perfshin shikimin me mire nga afer, shikimin me mire nga larg dhe astigmatizmin. Ka me shume gjasa te shkaktoje ambliopine nese gabimi eshte me i madh ne njerin sy.
  3. Kataraktet
    Kjo ka te beje me trashjen e thjerrezes se syrit dhe dobesimin e pamjes. Kataraktet ne femije jane te rralla.

Disa femije kane rrezik me te madh per te pasur ambliopi.
Ketu perfshihen femijet që:

  • Kane lindur para kohe.
  • Ishin shume te vegjel ne lindje.
  • Kane histori familjare te ambliopise.
  • Kane aftesi te kufizuara ne zhvillim.

SI DIAGNOSTIKOHET AMBLIOPIA?

Nese vereni ndonje nga simptomat e mesiperme tek femija juaj, madje edhe kur eshte i mitur, thirrni mjekun tuaj. Ai ose ajo do te beje nje ekzaminim te syrit. Po ashtu mjeku mund te kerkoj te dije per simptomat, historine e familjes dhe faktoret e rrezikut.

Femijet duhet te fillojne te bejne kontrolle te syve ne mes te moshes 3-5 vjeçare. Analizat e rregullta do te ndihmojne ne gjetjen e problemeve me heret.

Ambliopia nuk mund te parandalohet, por humbja e shikimit qe rezulton prej tij mund te shmanget.
Kur ambliopia eshte zbuluar dhe trajtuar heret, femijet jane ne gjendje te shpetojne pjesen me te madhe te shikimit te tyre. Nese nuk trajtohet pas moshes 10 vjeçare, femijet ndoshta do te kene probleme shikimi per pjesen tjeter te jetes se tyre. Zbulimi i hershem eshte çelesi per te parandaluar humbjen e shikimit.

SI BEHET TRAJTIMI I AMBLIOPISE?

Trajtimi per ambliopine perfshin perdorimim me shume te syrit te dobet te femijes sepse kjo ndihmon qe syri te behet me i forte.
Per ta bere femijen te perdore syrin e dobet, ai ose ajo duhet te vendose nje cope ngjitese mbi syrin qe ka shikimin me te forte. Shumica e femijeve perdorin kete metode 2-6 ore ne dite.

Ndonjehere, pika per sy ose syze te veçanta perdoren per te turbulluar vizionin ne syrin qe ka pamjen me te forte. Kjo gjithashtu e ben syrin e dobet qe te punoje me shume dhe te forcohet.
Lentet mund te zgjidhin problemet e pershtatjes se syrit ne pamjen larg dhe afer, ndersa kirurgjia mund te jete e domosdoshme per katarakten.

Trajtimi zakonisht zgjat derisa vizioni te jete normalizuar ose derisa vizioni shikohet se nuk mund te permiresohet me tej.
Per shumicen e femijeve, kjo zgjat disa jave deri ne disa muaj, ndersa metoda e mesiperme qe per 2-6 ore ne dite duhet te vendosin nje ngjitese ne syrin me pamjen me te forte mund te vazhdoje 8 deri ne 10 vjeç.

Ka nje shans te vogel qe duke perdorur ngjites ne sy per nje kohe te gjate mund te demtoje syrin e forte dhe per kete arsye femijet duhet te shkojne shpesh per kontrroll tek mjeku gjate trajtimit.

REFERENCAT

  1. Simmers, A.J., Ledgeway, T., & Hess, R.F. (2003). The influences of visibility and anomalous integration processes on the perception of global spatial form versus motion in human amblyopia. Vision Research, 43(26), 2797-2809.
  2. Holmes, J.M., et al. (2011). A randomized trial of prescribed patching regimens for treatment of severe amblyopia in children. Ophthalmology, 118(5), 895-903.
  3. American Association for Pediatric Ophthalmology and Strabismus. (2019). Amblyopia (Lazy Eye). Marrë nga: https://www.aapos.org/terms/conditions/21
  4. National Eye Institute. (2021). Amblyopia (Lazy Eye). Marrë nga: https://www.nei.nih.gov/learn-about-eye-health/eye-conditions-and-diseases/amblyopia-lazy-eye
  5. WebMD. (2021). Amblyopia (Lazy Eye). Marrë nga: https://www.webmd.com/eye-health/amblyopia-lazy-eye

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?