ALFAVIRUSET
CFARE ESHTE NJE ALFAVIRUS ?
Alfaviruset jane viruse , te cilat sulmojne trurin .
Ky lloj virusi perfaqesohet nga tre nenlloje kryesore :
– EEE ( EncefaloMieliti i Kuajve Lindor )
– VEE ( EncefaloMieliti i Kuajve Venezuelas )
– WEE ( EncefaloMieliti i Kuajve Perendimor )
SI MUNDET NJE PERSON TE INFEKTOHET ME MIKROORGANIZMAT ALFAVIRUS ?
Shperthimet e epidemive te alfaviruseve ndodhin pergjithsisht gjate veres .
Mjeti i cili sherben per transmetimin e alfaviruseve jane mushkonjat .
Keto lloje virusesh jane rezisten ne kushte te veshtira , pikerisht ne saj te qendrueshmeris se tyre ato kane aftesi te shumohen ne sasi te medha duke dhen shpesh perhapje te madhe ne popullate .
!!! Kujdes fakti i te qenit i prekur nga alfaviruset ( mbartes ) nuk do te thote patjeter qe ju jeni i semure prej saj .
CFARE NDODH NESE NJE PERSON SEMURET NGA NJE ALFAVIRUS ?
Te qenurit i prekur nga nje virus i tille manifestohet ne organizem me :
– temperature
– dhimbje koke
– dhimbje muskujsh
Po ashtu mund te shfaqet me kriza te forta dhimbjesh koke , muskuj te qafes te forte , konfuzion , konvulzione ,koma deri ne humbje te jetes.
SA GJASA KA QE NJE PERSON I PREKUR NGA ALFAVIRUSI TE VDESI PREJ SAJ ?
Duke marre ne shqyrtim te gjitha nenllojet e alfaviruseve , me i rrezikshmi nder to do te konsiderohet virusi EEE , qe ka nje perqindje te larte vdekshmerie rreth 35%. Kjo perqindje eshte e larte ne saj te demtimeve te larta qe jep tek trurit .
Viruset e tjera si VEE dhe WEE nuk kane te njejten rrezikshmeri si ai me siper .
Shkalla e vdekshmeris per VEE eshte rreth 1% , ndersa ajo e WEE eshte rreth 3%.
CILA ESHTE METODA E TRAJTIMIT TE ALFAVIRUSEVE ?
Pas infektimit nga alfaviruset nuk eshte se ka nje plan trajtimi te caktuar dhe qe te gjithe mjeket infeksionist te mbeshteten ne te .
Plani i trajtimit per alfaviruset eshte simptomatik ,pra eshte mbeshtetes per simptomat qe shfaqen .
Ketu mund te permendim perdorimin e antipiretikeve , analgjezikeve dhe suplementeve ushqyese intravenoze .
A EGZISTON NJE VAKSINE PER ALFAVIRUSET ?
Per alfaviruset aktualisht ka vaksine , po efektiviteti i saj eshte per tu vene ne dyshim .
Per kete arsye jane ne studim edhe lloje te tjera vaksinash per kete virus .
SI DUHET TE VEPROJE NJE PERSON , I CILI TASHME ESHTE I INFEKTUAR NGA NJE ALFAVIRUS ?
Nese nje person qe ju njihni infektohet nga ky virus atehere nenjehere duhet te informohet Instituti i Shendetit Publik .
Institucionet perkatese do te marrin te gjitha masat e nevojshme .