ALBUMINURIA(Prezenca e albumines ne urine)
Albuminuria eshte nje shenje e disfunksionit renal, qe do te thote se kemi prezencen e nje sasie te larte te albumines ne urine . Albumina eshte nje proteine e gjendur ne gjak ( funksioni I saj eshte shume I rendesishem per ndertimin e muskujve , luftuar infeksionin etj ) , e cila ne nje veshke te shendetshme nuk duhet te gjendet ne urine . Nje funksion renal I demtuar manifestohet me albuminuri , sa me te larta vlerat saj ne urine aq me shqetesuse eshte gjendja .
Ne disa raste albuminuria eshte quajtur proteinuria .
Monitorimi I nivelit te albumines ne urine eshte shume e rendesishme
ne dy drejtime :
1) Detektimi I patologjive renale .
2) Monitorimin e ecuris se trajtimit .
Nese trajtimi funksionon nivelet e albumines ne urine do te ulen, kjo le te kuptohet se disfunksioni renal nuk do te progresoj ne deshtimin e funksionit renal .
Njerzit te cilet duhet te kontrrollohen me shpesh per nivelet e albumines ne urine jane ato qe kane se paku nje nga keto probleme :
➢ pacientet diabetik
➢ ato me hipertension arterial (hta)
➢ probleme me zemren
➢ pacientet me histori per ptologji renale ne te kaluaren .
➢ Personat qe jane 65 vjec ose/ dhe me te medhenj
➢ amerikanet , indianet , aziatiket , afro-amerikanet , hispaniket etj .
➔ Si ta zbulojme proteinurin dhe vlerat e saj ?
Albuminuria mund te zbulohet me nje analize te thjesht urine , e cila eshte edhe pjese e kontrolleve rutine te kerkuara nga mjeku .
Ndiqen te njejtat hapa si dhe per marrjen e nje kampioni analize per nje test urine te zakonshme , ku pacientit I thuhet te urinoje pocionin e mesit te urines se tij ne nje mbajtese sterile . Sasia e urines se kerkuar per kete analize eshte shume e vogel .
Hapi I pare qe ndiqet nga laborantet ne momentin qe monstra arrin ne laborator eshte berja e testit DIPSTICK , ku ne prani te albumines ne urine letra e lakmusit ndyshon ngjyre .
Testi qe zbulon nivelet e albumines dhe kreatines ne urine , ne fletat e pergjigjeve te analizave shkruhet si UACR ( urin -albumin -kreatin nivel ) .
Pra nivelet e albumines ne urine do te quhen normale kur kemi te bejm me nje sasi me pak se 30mg/gr, dhe cdo shifer tjeter me lart se kjo do te shqyrtohet per probabilitetin e nje disfunksioni renal .
Ne qofte se nivelet e larta te albumines te observuara per se paku 3 testesh do te dalin pozitive , shqyrtohet mundesia e berjes se testit per shkallen e filtrimit glomerular .
Ndersa 2 hapat te tjere qe ndiqen pas saj jane :
1) CT ose ECHO ( jep nje imazh te sistemit renal , per te shqyrtuar
mundesine e nje prezence te gureve ne traktin renal )
2) Biopsia e veshkes si mundesi fundit , kur te gjitha egzaminimet tjera
nuk kane dhene nje diagnoze te qarte )
➔ KUSHTE TE TJERA QE MANIFESTOHEN ME NIVELE TE LARTA TE ALBUMINES NE URINE ?
• Dehidrimi
• Stresi emocional
• Gjendjet gribale , temperatura
• Djegiet nga nxehtesia
• Proceset inflamatore
• Aktiviteti ne shakalle intensive
➔ Gjithashtu duhet marre ne konsiderate nje lidhje e niveleve te albumines me gjendjet e barres te grate .Nivelet e albumines duhen ndjekur nga afer qe ne momentin e zbulimit te barres . Kjo sepse ka nje
korelacion pozitiv mes proteinuris dhe hipertensionit te grat shtatzana , qe ndryshe mund ta quajm preeklampsi. Normalisht nivelet e saj duhet te rriteshin rreth tre-mujorit te 3 te shtatzanis , por ndodh qe ato te rriten qe ne 3 mujorin e pare te saj .
Do te quajm shqetesuese ne shtatzani nese nivelet e albumines arrinin shifrat e me shume se 300mg/dl ne nje moster urine te 24h .
Preeklampsia eshte nje gjendje hipertensive e shtatzanis ne te cilen kemi prezencen e albuminuris dhe edemave( e cila mund te coj ne situata e koplikuara sic eshte DISTAKO PLANCETA , lindje te parakohshme te
fetusit etj ) .
- Distako planceta eshte nje situate mjaft e nderlikuar ne te cilen planceta
eshte e shkeputur nga kaviteti uterin .
REFERENCAT :