Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

AFAZIA

Afazia eshte nje çrregullim ne te cilen ju keni probleme me te foluren ose te kuptuarit se çfare thone njerezit e tjere. Zakonisht ndodh per shkak te demtimit te nje pjese te trurit, por mund te ndodhe edhe si rrjedhoje e problemeve qe prishin menyren se si funksionon truri juaj. Ekzistojne gjithashtu lloje te shumta te afazise. Vendndodhja e demtimit ne trurin tuaj percakton edhe llojin e afazise qe keni.

Kjo gjendje eshte pothuajse gjithmone nje simptome e nje problemi tjeter, siç eshte nje goditje ne tru ose demtim traumatik i trurit. Mund te ndodhe gjithashtu si nje efekt i perkohshem i semundjeve si migrena. Afazia eshte shpesh e trajtueshme, veçanerisht kur problemi themelor eshte i trajtueshme ose mund te sherohet vete.

KUSH ESHTE NDRYSHIMI NDERMJET AFAZIS, DISARTRIS, DISFAZIS DHE APRAKSISE?

Afazia
Ky eshte termi i pergjithshem per crregullimet gjuhesore qe shkaktare kane problemet e trurit , duke perfshire te folurit ose te kuptuarit e njerezve te tjere kur ju flasin. Ekspertet e perdorin kete term per humbje te plote ose te pjesshme te aftesive gjuhesore.
Disfazia
Ky eshte nje term i vjeter per humbjen e pjesshme te aftesive gjuhesore nga nje problem i lidhur me trurin. Nje arsye se perse ky emer qe ne nje fare menyre tregon per problemet gjuhesore, eshte rreziku i ngaterrimit me termin “disfagi”(qe tregon per probleme me gelltitjen).
Disfagia
Ky eshte termi mjekesor qe perdoret per te treguar per nje problem me gelltitjen.
Disfagia mund te ndodhe ne çrregullime te trurit ose nervave ose probleme me vete muskujt.
Disartria
Ky eshte nje term mjeksor,qe perdoret kur keni probleme me te folurin sepse nuk mund te kontrolloni plotesisht muskujt e gojes, fytyres dhe sistemit te siperm te frymemarrjes. Kjo mund t’ju beje te flisni me ze shume te ulet, qe dridhet apo te shqiptoni gabimisht fjalet .
Apraksia
Ky eshte nje term qe tregon per nje problem ku nuk mund te beni diçka edhe pse keni mesuar se si ta beni ate ose e keni bere me pare.Njerezit me apraksi shpesh e kane te veshtire te thone fjalet sakte.

KUSH JANE PERSONAT ME TE RRISKUAR PER TU PREKUR NGA AFAZIA?

Afazia mund te prek kedo qe ka demtime ne zonat e trurit qe kontrollojne te foluren ose aftesine per te kuptuar njerezit e tjere qe flasin. Kjo eshte me e zakonshme tek te rriturit e moshes se mesme dhe te moshuarit, por gjithashtu mund te preke çdo moshe ne situata te vecanta.

Afazia eshte nje crregullim i pazakonte, ajo ndodh shume shpesh ne semundje te caktuara. Nje shembull i kesaj eshte goditja ne tru, ku gati nje e treta e njerezve me ate gjendje kane gjithashtu nje forme afazie.

Per shkak se kjo ndikon ne aftesine tuaj per te komunikuar, njerezit me kete problem shpesh mendojne se eshte e veshtire qe te tjeret t’i kuptojne ata.

KUSH JANE SIMPTOMAT E AFAZISE?

Ka shume lloje te afazise dhe semundje te ngjashme me afazine. Ndersa simptomat e afazise kane shume ngjashmeri, ka ende disa dallime te rendesishme mes tyre. Per te kuptuar se si shfaqet afazia, po ju tregoj dy pjeset e trurit qe jane pergjegjes per te foluren dhe te kuptuarit.

Zona e Brokes
Kjo pjese e trurit e ka marre emrin nga mjeku francez, qe zbuloi se ajo zone kontrollon muskujt qe perdoren per te foluren. Kjo hapsire eshte pjese e lobit tuaj ballor(parietal).
Zona e Wernicke
Kjo pjese e trurit e ka marre emrin nga neurologu gjerman i cili zbuloi se kontrollon aftesine per te kuptuar dhe zgjedhur fjalet e duhura kur flisni. Kjo zone eshte pjese e lobit parietal, gjendet ne anen tuaj te majte pak mbi veshi .

Keto dy zona te trurit punojne se bashku per t’ju ndihmuar te flisni. Zona e Wernicke perpunon kuptimin e fjaleve dhe zgjedh ato qe duhet te perdorni dhe me pas dergon sinjale ne zonen e Broca. Pasi zona e Brokes e di se çfare fjalesh duhet te perdore, ajo dergon sinjale te muskujt qe perdorni kur flisni.

Afazia e Brokes.
E njohur gjithashtu si “afazia shprehese”, kjo eshte nje nga format me te zakonshme te afazise. Njerezit me afazine e Brokes zakonisht kane :

  1. Humbje te rrjedhshmerise ne shprehjen e fjaleve.
  2. Kuptimi nuk ndikohet, vetem rrjedhshmeria e te folures ndikohet.
  3. Shfaqin shume riperseritje te fjaleve.
  4. Simptoma te tjera.
    Demtimi i zones se Brokes, shpesh prek edhe nje pjese te afert te trurit qe kontrollon muskujt e lëvizjes. Per shkak te kesaj, njerezit me afazine e Brokes kane me shume gjasa te kene te pakten nje paralize ne njerën ane te trupit te tyre.

Afazia e Wernicke
E njohur gjithashtu si “afazia receptive”, kjo eshte gjithashtu nje forme relativisht e zakonshme e afazise. Njerezit me afazi te Wernicke zakonisht kane:

  1. Fjalimi i rrjedhshem, por aftesia e te kuptuarit eshte ne dyshim.
  2. Probleme me te kuptuarit.
  3. Shfaqin shume riperseritje te fjaleve.
  4. Simptoma te tjera.
    Zona e trurit e Wernicke eshte afer pjeseve te trurit qe ndikojne ne shikim.

SHKAQET E SHFAQJES SE AFAZISE?

Shkaqet e mundshme per shfaqjen e afazise jane:

  • Semundja e Alzheimerit.
  • Kirurgjia e trurit.
  • Tumoret e trurit .
  • Tronditje dhe demtim traumatik i trurit.
  • Demenca .
  • Çrregullime lindura te trurit.
  • Epilepsi ose kriza .
  • Migrena .
  • Toksinat dhe helmet (te tilla si helmimi me monoksid karboni ose helmimi me metale te renda).
  • Goditjet ne tru .

SI VENDOSET DIAGNOZA E SEMUNDJES?

  1. Testet e funksionit shqisor dhe nervor.
    Keto teste do te sigurojne qe problemet e degjimit ose demtimi nervor nuk jane shkak i nje problemi qe duket si afazi.
  2. Testet njohese dhe te kujteses.
    Keto teste sigurojne qe problemi nuk ka lidhje me aftesine e te menduarit ose kujtesen e personit.
  3. Testet diagnostike dhe imazherike.
    Keto teste kerkojne per lezione ose shenja te demtimit te pjeses perkatese te trurit.
    -Analize gjakut.
    -Skaner (CT).
    -Elektroencefalogrami (EEG).
    -Elektromiografia.
    -Testimi gjenetik.
    -Rezonanca magnetike (MRI).

SI MUND TE TRAJTOHET AFAZIA?

Fatkeqesisht, nuk ka kure te drejtperdrejte per afazine. Megjithate, zakonisht eshte e trajtueshme ne nje fare menyre.
Hapi i pare ne trajtimin e afazise eshte zakonisht trajtimi i gjendjes qe e shkakton ate. Ne aksidente si goditja ne tru, rivendosja e shpejte e rrjedhes se gjakut ne zonen e prekur te trurit ndonjehere mund te kufizoje ose parandaloje demtimin e perhershme.

Ne rastet kur afazia ndodh per shkak te nje problemi te perkohshem, si per shembull nga nje tronditje, migrene ose ndonje lloj infeksioni, afazia eshte gjithashtu e perkohshme. Afazia zakonisht permiresohet ose largohet plotesisht ndersa sheroheni dhe truri juaj sherohet me kalimin e kohes dhe trajtimit.

Per njerezit qe kane demtime afatgjata ose te përhershme te trurit, si ajo qe ndodh me goditjet e renda, terapia e te folurit ndonjehere mund te ndihmoje aftesite gjuhesore te nje personi. Keto opsione terapie mund te ndihmojne gjithashtu nje person ne permiresimin e te kuptuarit te te tjereve dhe si te menaxhoje afazine e tyre. Terapia e te folurit mund te perfshije gjithashtu kujdestaret dhe te afermit, ne menyre qe ata te dine se si te komunikojne dhe t’ju vijne ne ndihme.

REFERENCAT

  1. National Aphasia Association. “Aphasia.” https://www.aphasia.org/.
  2. American Speech-Language-Hearing Association. “Aphasia.” https://www.asha.org/public/speech/disorders/aphasia/.
  3. National Institute on Deafness and Other Communication Disorders. “Aphasia.” https://www.nidcd.nih.gov/health/aphasia.
  4. Stroke Association. “Aphasia.” https://www.stroke.org.uk/what-is-stroke/what-is-aphasia.
  5. Mayo Clinic. “Aphasia.” https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/aphasia/symptoms-causes/syc-20369518.