ADENOMIOZA
Adenomioza eshte nje semundje e rende,ne te cilen shtresa e brendshme e mitres fillon dhe rritet(invadon) ne shtresen muskulore te saj. Ky ind megjithese aspak normal fillon dhe vepron si normalisht :rritet,deskuamohet(shkeputet ne muri i mitres) dhe bie ne formen e hemorragjive te permuajshme. Duke shkaktuar keshtu perioda te dhimbshme dhe me hemorragji te madhe ,sikunderse edhe nje rritje te permasave te mitres.
Nuk eshte ende e sigurte se cili eshte shkaku i vertete i adenomiozes,por kjo semundje ka te dhena qe nuk eshte hasur me me fillimin e menopauzes.
Zakonisht grate qe vuajne nga kjo semundje mund te kene njekohesisht edhe endometrioz.
SHKAQET QE MUNDESOJNE LINDJEN E ADENOMIOZES!
Shkaku i vertete i semundjes nuk eshte ende i njohur, por ka disa teori qe e mbeshtesin zhvillimin e ketij crregullimi.
- Invadimi(hyrja) e qelizave te endometriumit(shtres qe bene te mundur hemorragjin gjate periodave) ne murin e mitres.
Mendohet se shkak per kete teori behen nderhyrjet kirurgjikale ne miter, sic eshte rasti i operacioneve cezariane per lindjen e bebit.Mendohet se kjo eshte nje menyre qe qelizat endometriale te vendosen ne miter dhe te funksionojne normalisht,megjithese nuk eshte aspak vendi normal i tyre. - Hyrja e qelizave endometriale ne murin e mitres qe ne momentin qe ky organ formohet(embrionogjenez).
- Inflamacioni i mitres ne momentin pas lindjes se femijes.
Periudha pas lindjes se femijes eshte nje pike ku duhet ti kushtohet rendesi shendetit te gruas,pasi nje inflamacion i mitres ne periudhen e lehonise mund te behet shkak per invadimin e ketyre qelizave ne murin e saj. - Me origjine nga qelizat burimore.
Nuk ka aq shume rendesi lindja e adenomiozes,se sa ka fakti qe zhvillimi i saj lidhet drejt per drejt me nivelin e hormoneve estrogjen.
FAKTORET E RRISKUT
- Nderhyrjet kirurgjikale te miters,si psh lindja cezariane(me operacion) e bebit ,heqja e fibromiomave,etj.
- Lindjet e femijeve.
- Mosha e mesme,si rrjedhoje e ekspozimit te gjate ndaj hormoneve estrogjen.
SIMPTOMAT E ADENOMIOZAVE!
Ne pjesen me te madhe te rasteve adenomiozat shkaktojne shenja apo simptoma specifike te semundjes,por megjithate mund te shoqerohen ndonjehere me dhimbje te lehta ne fund te barkut.
- Hemorragji menstruale te zgjatur(ne dite) dhe te shumte(ne sasi)
- Dhimbje ne forme krizash apo therese gjate menstruacioneve
- Dalje te koagulave te gjakut gjate ciklit menstrual
- Dhimbje kronike(vazhdueshme) te barkut
- Dhimbje gjate mardhenieve intime
- Zmadhimi i mitres,shikohet si nje rritje e presionit ne bark
Ne momentin qe vini re nje gjendje jo-normale ne trupin tuaj per sa i perket hemorragjis apo edhe probleme ne kryerjen e aktiviteteve te perditshme, duhet me patjeter te kontaktoni me mjekun tuaj.
KOMPLIKACIONET E ADENOMIOZES?
- Veshtiresojne aktivitetet e perditshme te personit ne fjale. Kjo me pas mund te behet shkak per rritje te ankthit dhe gjendje depresioni ne trup,sikurse dhe veshtiresi ne krijimin e lidhjeve te reja.
- Anemi,si rrjedhoje e hemorragjise se madhe gjate periodave.
- Mardhenie te veshtira ne cift
SI DIAGNOSTIKOHET ADENOMIOZA?
• Shenjat dhe simptomat e adenomiozes (anamneza )
• Egzaminimi pelvik: shihet mitra e zmadhuar dhe e dhimshme
• Egzminimi ekografik
• Magnetic resonance (MRI)
E fundit dhe me e rendesishmja eshte marrja e biopsis.
SI TRAJTOHET KJO SEMUNDJE?
Adenomioza zhduket pas menopauzes, ndaj dhe trajtimi do te varet sesa afer kesaj faze ndodhet gruaja. Gjithesesi trajtimi perfshin:
• Preparatet antiinflamator.
Per te kontrolluar dhimbjet menstruale dhe per te kufzuar sasine e hemoragjise: ibuprofen,naproxen etj, duke nisur 2-3 dite para ardhjes se ciklit dhe ne vazhdim te ciklit.
• Terapia hormonale.
Perdorimi i kontraceptiveve te kombinuar estro –progestativ,perdorimi i perberesve vetem progestativ apo i DIU me progestatov si psh Mirena, eshte nje tjeter metode trajtimi.
• Histerektomi.
Nese dhimbjet dhe hemoragjia eshte e pakontrollueshme me medikamente rekomnadohet heqja e mitres ndersa heqja e vezoreve nuk eshte e domosdoshme.
REFERENCAT
https://my.clevelandclinic.org/health/diseases/14167-adenomyosis
https://www.webmd.com/women/guide/adenomyosis-symptoms-causes-treatments
https://www.hopkinsmedicine.org/health/conditions-and-diseases/adenomyosis