ACIDI URIK .
CFARE ESHTE TESTI I Acidit Urik ?
Testi I acidit urik eshte nje lloj testi I cili perdoret per te matur nivelin e acidit urik
ne gjak apo ne urine . Acidi urik eshte nje produkt qe rrjedh nga shkaterrimi I disa substancave te quajtura PURINA . Purinat gjenden ne organizem dhe ne disa ushqime te tille si : fasulet , sardelet , birra ,
agucet etj .
Pas shkaterrimit ne organizem acidi urik futet ne qarkullimin e gjakut , ku me pas filtrohet nga veshkat dhe largohet nga organizmi me ane te urines .
Ne qofte se organizmi prodhon vazhdimisht acidin urik dhe nuk eshte ne gjendje ta largoje ate prej saj , ateher ai akumulohet ne nyje duke formuar te ashtquajturat kristale te acidit urik .
Zhvillimi I ketij disfunksioni njihet ndryshe si GOUT ose ‘perdhesi ‘ , ai eshte nje forme e artritit qe shkakton nje inflamacion te dhimbshem ne kyce .
Por ky disfunksion mund te perparoj me tej duke u ber shkak per formimin e gureve ne veshka dhe me tej deshtimin e funksionit renal .
Per cfare perdoret testi I acidit urik ?
Testi I acidit urik perdoret me shpesh per :
• Ndihmon në diagnostikimin e GOUT ose ‘ përdhes ‘
• Ndihmon në gjetjen e shkakut të gureve të shpeshte ne veshka
• Monitoron nivelin e acidit urik te njerezit qe i nenshtrohen trajtimeve te caktuara te kancerit. Kimioterapia dhe terapia me rrezatim mund te shkaktojne qe nivele te larta te acidit urik te
hyjne ne gjak .
Cilat jane simptomat qe e drejtojne pacientin ne
kryerjen e nje analize te acidit urik ?
➔Simptomat e mundshme qe drejtojne pacientin ne kryerjen e nje
analize te acidit urik jane :
• Dhimbje dhe/ose enjtje ne nyje : veçanerisht ne gishtin e madh,
kyçin e kembes ose gjurin
• Lekure e kuqerremte, me shkelqim rreth kyçeve
• Nyje që ndihen te ngrohte kur palpohen
➔ Simptome tjeter qe te drejton ne kryerjen e kesaj analize
perfshihen edhe guret ne veshka :
• Dhimbje te forta ne bark, ane ose ne ije
• Dhimbje shpine
• Gjak në urinen tuaj
• Deshira e shpeshte per te urinuar
• Dhimbje gjate urinimit
• Urina e turbullt ose me ere te keqe
• Nauze dhe te vjella
Si merret nje analize per te bere nje test te acidit
urik ?
Testi I acidit urik mund te realizohet duke marre nje analize gjaku ose nje analize urine .
MARRJA E NJE MOSTRE GJAKU .
Identifikohet pacienti dhe pozicionohet ne menyren me te pershtatshme per marrjen e gjakut .
Zgjidhet vendpuktimi dhe behet palpimi I venes para se te vendoset zhguti .
Vishen dorezat dhe lidhet zhguti .
Pastrohet zona ne forme cirkulare me antiseptik dhe me ndihmen e nje age futesh ne vene dhe merret mostra e kerkuar . Po ashtu merret dhe sasia e kerkuar e mostres . Ne fund transportohet per ne laborator duke realizuar egzaminimin e nevojshem .
Si merret nje mostre urine ?
Ti duhet te :
- te perdoresh nje gote sterile per te marre mostren e urines , kjo gote merret ne farmaci , spital apo qender shendetesore .
2. nese nuk keni mundesi ta dergoni menjehere ne laborator keshillohet te mbahet ne frigorifer .( jo me shume se 24 ore ) .
Ofruesit e sherbimit shendetsor instruktojne personin te mbledhi urinen tij per nje afat kohor prej 24 oresh . Por gjithashtu pacienti / personi instruktohet ta ruaj mostren ne ambiente te freskta per te anashkaluar mundesine e rritjes se mikroorganizmave dhe me pas transportohet
urina per ne laborator .
Cfare tregojne rezultatet ?
Nese rezultatet e testit te gjakut tregojne nivele te larta te acidit urik, mund te nenkuptoje se keni:
• Semundja e veshkave
• Preeklampsia, nje gjendje qe mund te shkaktoje presion te larte te
gjakut te grate shtatzena
• Nje diete qe perfshin shume ushqime te pasura me purina
• Alkoolizmi
• Efektet anesore nga trajtimi i kancerit
Nivelet e uleta te acidit urik ne gjak jane te rralla dhe zakonisht nuk shkaktojne shqetesim.
Nese rezultatet e testit tuaj te urines tregojne nivele te larta te
ures, mund te nenkuptoje se keni:
• Gout
• Nje diete qe perfshin shume ushqime te pasura me purine
• Leuçemia
• Mieloma e shumefishte
• Efektet anesore nga trajtimi i kancerit
• Obeziteti
Nivelet e uleta te acidit urik ne urine mund te jene shenje e :
• semundjes se veshkave,
• helmimit nga plumbi
• perdorimit te rende te alkoolit.
Ka trajtime qe mund te ulin ose rrisin nivelet e acidit urik. Keto perfshijne ilaçe dhe/ose ndryshime ne diete. Nese keni pyetje ne lidhje me rezultatet dhe/ose trajtimet tuaja, bisedoni me ofruesin tuaj te
kujdesit shendetesor.
Mesoni me shume rreth testeve laboratorike, intervaleve te references dhe rezultatit te kuptuarit.
Sigursht per cdo ankese qe personi ka duhet ti drejtohet ofruesit te
sherbimit shendetsor !
REFERENCAT