A jane te shendetshme dietat qe humbasin peshe shpejt!
Dietat drastike apo dietat qe humbin peshe shpejt zgjidhen me shpesh nga njerezit obez qe duan te humbin peshe shpejt ne kohe. Keto lloje dietash nuk rekomandohen nga specialistet qe merren me hartimin e dietave per humbjen ne peshe.
Humbja e shpejte e peshes mund te mos jete e sigurt per disa njerez qe i hartojne vete planin e tyre dietik, por ato duhet te ndiqen nga afer me nje dietolog.
Keto dieta duhet te perdoren vetem per nje kohe te shkurter dhe zakonisht nuk rekomandohen per me shume se disa jave.
Njerezit qe kerkojne te humbasin peshe shume shpejt kane shume me shume gjasa ta rifitojne peshen e humbur me kalimin e kohes sesa njerezit qe humbin peshe ngadale permes ndryshimeve me pak drastike te dietes dhe aktivitetit fizik.
Humbja e peshes eshte nje stres i madh per trupin dhe pergjigja hormonale ndaj humbjes se peshes eshte shume e forte. Pergjigja hormonale eshte nje nga arsyet qe humbja e peshes ngadalesohet me kalimin e kohes dhe gjithashtu qe shtimi ne peshe ndodh kur dieta nderpritet.
Kush jane me te shendetshme dietat me shume pak kalori apo dietat me kalori te ulet?
- Diete me shume pak kalori.
Ne nje diete me shume pak kalori, ju mund te humbni deri ne 1,5-2 kg ne jave. Shumica e ketyre dietave perdorin zevendesues te vakteve te rregullta ushqimore, te tilla si formula, supa dhe drithera. Kjo ju ndihmon te siguroheni qe te merrni te gjitha lendet ushqyese qe ju nevojiten çdo dite.
Dietat me shume pak kalori rekomandohet vetem per te rriturit qe jane obez dhe kane nevoje te humbin peshe per arsye shendetesore. Keto dieta shpesh perdoren para operacionit per humbje peshe. Ju duhet gjithmone ti provoni keto lloje dietash vetm me ndihmen e dietologut tuaj. Shumica e tyre nuk rekomandojne perdorimin e ketyre dietave per me shume se 12 jave.
- Diete me kalori te ulet
Dietat me kalori te uleta jane nje zgjedhje me e mire se ato me shume pak kalori per shumicen e njerezve qe duan te humbin peshe shpejt. Por ju ende edhe ne dietat me kalorazh te reduktuar duhet te mbikeqyreni nga nje dietolog. Ju nuk do te humbni peshe aq shpejt sa dieta me siper, por do te humbni peshe ne menyre me graduale.
Per cilen grup te popullates dietat me humbje te shpejta ne peshe mund te jene te duhurat?
Dietat per humbje te shpejta ne peshe jane zakonisht per njerezit qe kane probleme shendetesore per shkak te obezitetit.
Per keta njerez, humbja e shpejte e peshes mund te ndihmoje ne permiresimin e:
- Diabeti
- Kolesterol i larte
- Tensioni i larte i gjakut
Pse dietat me humbje te shpejta te peshes mund te jene te rrezikshme?
Shume dieta moderne premtojne humbje te shpejta ne peshe duke eleminuar ushqimet ose duke kufizuar ne menyre drastike kalorite, por duke e bere kete, ato gjithashtu eliminojne burimet e rendesishme te te ushqyerit.
Humbja e me shume se 2 kg ne jave per disa jave konsiderohet humbje e shpejte e peshes dhe ne pergjithesi eshte rezultat i konsumimit te shume pak kalorive dhe mund te jete e demshme nese nuk jeni nen mbikëqyrjen e nje dietologu.
Humbja e shpejte e peshes mund te shkaktoje stres ne trup dhe te ndryshoje pergjigjen tuaj hormonale.
Hormonet e urise, leptina dhe grelina, te cilat i tregojne trupit perkatesisht kur jeni te ngopur dhe kur jeni te uritur, mund te dalin jashte sinkronizimit, duke ju bere te deshironi te hani me shpesh.
Humbja e 10 kilogrameve gjate javeve te para te dietes, mund te duket si nje sukses i madh, por humbja e peshes ka te ngjare te ngadalesohet dhe madje mund ta fitoni ate peshe menjehere pasi te ndaloni dieten.
Metabolizmi juaj gjithashtu mund te demtohet sepse trupi pershtatet me marrjen me te ulet te kalorive duke ngadalesuar shkallen me te cilen djeg kalori, ne nje perpjekje per t’u mbrojtur nga uria. Kjo quhet “përshtatje metabolike” dhe ndodh sa here qe digjni me shume kalori sesa merrni. Pasi t’i riktheheni te ngrenit rregullisht, trupi nuk do te dije se çfare te beje me kalorite e teperta, dhe ketu fillon shtimi ne peshe.
Humbja e shpejte e peshes mund te kete edhe efekte te tjera anesore jo te shendetshme, per shembull:
- Humbja e mases muskulore, ujit dhe densitetit te kockave
- Mund te sjelle probleme shendetesore, duke perfshire guret e temthit, perdhes, lodhjen, kapsllekun, diarrene dhe te perzierat.
Humbja e peshes shume shpejt mund te jete veçanerisht e rrezikshme per njerëzit me semundje kronike, veçanerisht diabetin, semundjet e veshkave ose stomakut. Po ashtu humbja e shpejte e peshes mund te ndryshoje dozat ilaçeve, keshtu qe eshte e rendesishme te punoni lidhur me nje mjek per te rregulluar regjimin tuaj nese shihni ndryshime te medha ne peshe.
Kush eshte menyra me e mire per te humbur ne peshe?
Ndryshe nga dietat drastike, humbja e shendetshme e peshes zakonisht perfshin ndryshimin e stilit te jeteses.
Krijimi i zakoneve te shendetshme si ngrenia e nje diete ushqyese, aktiviteti fizik, menaxhimi i stresit dhe gjumi i mire mund te shperblehen me kalimin e kohes me mire se humbja e peshes ne menyre drastike.
Keto zakone te mira, nuk duhet te perjashtohen nga jeta juaj pasi te jete arritur pesha e synuar. Ideja eshte qe duke futur zakone ne jeten tuaj qe te jene me afatgjata, nje menyre jetese e shendetshme per shembull qe do t’ju ndihmoje te mbani peshen e deshiruar.
Strategjite e shendetshme, si per shembull venien ne dispozicion e ushqimeve te shendetshme ne shtepi, ngrenien e mengjesit rregullisht, ngrenien e me shume perimeve dhe me pak ushqime me sheqer dhe yndyre dhe rritjen e aktivitetit fizik.
Nuk duhet te shqetesoheni per rezultatet nese nuk i shihni ato shpejt, duhet te shihni larg sepse nuk do te keni shume perfitime shendetesore nese humbisni peshe shume shpejt.