A është ftohja e zakonshme një sëmundje apo alergji?
Hyrje
A është ftohja e zakonshme një sëmundje apo alergji? Ky artikull ka të bëjë me atë se çfarë është ftohja e zakonshme në të vërtetë dhe si mund ta lidhni dhe ta dalloni atë nga alergjia. Ai gjithashtu përfshin modalitete të trajtimit të ndryshme nga alergjia.
Cfare eshte ftohja e zakonshme ?
Ftohja e zakonshme është një nëntip i rinitit (acarim ose inflamacion i mukozës së hundës) i kategorizuar si rinitit infektiv. Siç sugjeron emri, ai është një infeksion dhe jo një reaksion alergjik.
Cfare shkaton ftohjen e zakonshme ?
Më shumë se qindra viruse janë të implikuar në shkaktimin e ftohjes së zakonshme por më të zakonshmet janë rinovirusi. Në përgjithësi përhapet përmes ajrit gjatë kontaktit të ngushtë me një person të infektuar dhe duke prekur objekte të infektuara.
Cilët janë faktorët e rrezikut?
Ajo eshte një sëmundje virale qe transmetohet nepermjet ajrit (sperklave). Ftohja e zakonshme mund te ndodhe në çdo situatë, por jane disa aktivitete që edhe pse rrallë mund te çojnë në ftohje të zakonshme si më poshte:
Qendrat e kujdesit per femije – kujdesi për një grup fëmijësh.
Gjumi i papërshtatshëm – gjumi i parregullt dhe me deficit mund të shkaktojë këtë sëmundje.
Stresi psikologjik.
Cilat janë shenjat dhe simptomat?
Simptoma jane të ngjashme me ato të rinitit alergjik sic janë:
- Rrjedhje te hundeve
- Teshtima
- Sy të përlotur
Simptomat e tjera të ftohjes së zakonshme janë:
- Ethe
- Kollitje
- Dhimbje të fytit
- Gelbaze ne trajte te lëngut të tejdukshëm (transparent në rast të alergjisë).
Në alergji, simptomat shfaqen me shpejtësi menjëherë pas kontaktit me alergjenin, ndërsa në ftohjen e zakonshme, duhen një ose dy ditë.
Cilat janë masat paraprake që duhen marrë?
Larja e duarve pasi të keni prekur një objekt ose pasi të ktheheni në shtëpi dhe para ngrënies.
Mirëmbajtja e higjenës.
Përdorimi i maskës së fytyrës pasi ato parandalojnë thithjen direkte të infeksioneve.
Cilat janë opsionet e trajtimit te semundjes se ftohjes se zakonshme ?
Eshte e vertete qe njerëzit ngaterrojne ftohjen e zakonshme me alergjine dhe ata marrin ilaçe anti-histamine të cilat ofrojnë pak lehtësim simptomatik por nuk kurojnë infeksionin. Trajtimi i ftohjes së zakonshme përfshin terapi simptomatike (heqja e simptomave) si:
-
- Acetaminofen (Paracetamol) për ethe dhe temperature
- Antitusivë për kollën
Nderkohe, nuk ka ilaçe specifike në dispozicion për të trajtuar të ftohtin. Gjithashtu, ajo nuk mund të trajtohet edhe me antibiotikë vetem ne rast te mbivendosjes se infeksioneve bakteriale. Prandaj duhet kujdes i vecante.
Gjithe te mirat.
Dr.Albana Greca Sejdini