Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

5 Bime shtepiake per nje Shtepi pa Pluhur e Alergji, Jeto Shendetshem e me Pasterti!

Te kesh bime ne shtepi eshte nje sfide me vete. Te gjitheve u kenaqet syri kur hyn ne nje ambjent plot me gjelberim e gjalleri bimore, ama jo te gjithe arrijne t’a kene kete gjelberim brenda ambjenteve ku jetojne.

Gjithesesi, per ata te dashuruarit pas bimeve edhe brenda shtepise, dhe qe kane me shume guxim se te tjeret, me poshte po citoj 5 bime shtepiake per nje shtepi pa pluhur e alergji, e per nje jete te shendetshme e plot pasterti.

I. Bima e Merimangës (Chlorophytum comosum):

Perfitimet: Kap pluhurin dhe pengon qarkullimin e tij te metejshem ne ajrin e ambjentit perreth. Keshtu ndihmon ne largimin e toksinave dhe dhe alergjeneve nga ajri duke e pastruar ate.

Perkujdesja: Fare e thjeshte, nuk ka nevoje per drite dielli direkte, dhe kerkon uje ne sasi te moderuar.

2. Zambaku i Paqes (Spathiphyllum):

Perfitimet: Largon sporet e mykut dhe toksinave te tjera nga ajri, duke e pastruar nga alergjenet. Gjethet e gjera mund te mbledhin pluhurin duke lene nje ajer te paster per personat me alergji.

Perkujdesja: Mjafton nje ambjent me pak/ose mesatarisht me drite, dhe ujitje rregullisht per te mbajtur dheun e lagesht.

3. Palma Areca (Dypsis lutescens):

Perfitimet: Kjo bime vepron si nje lageshtues natyral i ajrit, duke ndihmuar ne zvogelimin e perhapjes se alergjeneve te ndryshem sikurse jane sporet e mykut, grimcat e pluhurit, etj. Ndihmon edhe per te filtruar toksinat e ajrit.

Perkujdesja: Lulezon ne drite te forte indirekt, dhe kerkon ujitje te herepashershme per te mbajtur dheun mesatarisht te lagesht.

4. Fier i Bostonit (Nephrolepis exaltata):

Perfitimet: Ndihmon ne rritje e lageshtires se ajrit dhe ne pastrimin e ajrit nga ndotja me formaldehid. Gjethet e saj me forme te vecante mund te kapin pluhurin nga ajri.

Perkujdesja: Kjo bime kerkon shume lageshti, drite indirekte dhe ujitje te shpeshte per te ruajtur lageshtine e dheut.

5. Bima e Gomes (Ficus elastica):

Perfitimet: Kjo bime eshte e njohur per gjethet e saj te medha dhe me shkelqim, te cilat largojne ndotesit dhe grimcat e pluhurit nga ajri. Ndihmon ne stabilizimin e lageshtires ne ajer.

Perkujdesja: Kerkon ndricim te mire e jo direkte. Gjithashtu duhet ujitur ne menyre te moderuar qe te lejoje tharjen midis ujitjeve.

Ka edhe shume bime te tjera qe mund te mbahen brenda ne shtepi, pa u ekspozuar ne driten e diellit dhe me nje perkujdesje minimale, qe siguron pastrim dhe shendet.

Cdokush nga ju qe i gezon ne shtepi, mund te ndaje eksperiencen dhe njohurite e veta me ne.

Jeni te mirepritur ne komente e bashkebisedime.

Ne nuk mund te ndryshojme boten, por ta shohim ndryshe ate me syrin e diturise dhe eksperiences!

Ju faleminderit!

Burimet e informacionit:

About Dr.Albana GrecaNiveli 5

Dr. Albana Greca Sejdini , M.B.B.S., MMedSc Mjek Familje Detaje te Edukimit 2006 , Mjek i Pergjithshem, Fakulteti i Mjekesise Tirane 2011, Master i Shkencave Mjesore, Fakulteti i Mjekesise, University of Malaya, Malaysia Pjesmarres ne shume Aktivitete Akademike e Trajnime Mjekesore Brenda dhe Jashte vendit. 2007 - deri tani Urdheri i Mjekut te Shqiperise Mars 2010 - deri tani Anetar i Shoqates Malejziane te Parazitologjise dhe Mjekesise Tropikale. Korrik 2024 - tani Anetar i European General Practice Research Network

Follow Me