VIRUSI SEOUL
CFARE ESHTE VIRUSI SEOUL?
Virusi Soeul eshte nje virus i cili mbartet dhe transmetohet nga minjte dhe eshte pjese e familjes se hantaviruseve.
Virusi i Seoul mbartet dhe transmetohet nga minjte.
Virusi eshte gjetur si tek minjte e rritur ne ambiente shtepie ashtu edhe tek minjte e eger .
Njerezit mund te infektohen me kete virus pasi bien ne kontakt me urinen, jashteqitjet ose peshtymen e minjve te infektuar.
Kur urina, jashteqitjet ose materialet e tjera te minjve (te fresketa) perzihen se bashku, si per shembull gjate fshirjes me fshese korrenti , si rrjedhoje kemi kontaminimin e ajrit me keto viruse.
Transmetimi mund te ndodhe gjithashtu kur urina ose fecet e infektuara bien ne kontakt te drejtperdrejte me prerjet e ndodhura ne lekure ose ne sy, hunde ose goje.
Pervec kesaj, individet qe punojne ne laboratore me minjte e gjalle mund te ekspozohen ndaj virusit te Seoul permes pickimeve nga kafshet e infektuara.
Nuk dihet nese virusi i Seoulit transmetohet nga nje person te tjetri.
CILAT JANE SIMPTOMAT E VIRUSIT TE SEOUL?
Simptomat si rrjedhoje e infektimit me virusin e Seoul zakonisht zhvillohen brenda 1-2 javesh pas ekspozimit ndaj virusit.
Jo te gjithe te infektuarit me virusin e Seoul do te kene simptoma.
Ne raste te rralla, simptomat mund te zgjasin deri ne 8 jave pa u zhvilluar.
Simptomat e para fillojne papritur dhe mund te perfshijne :
- dhimbje koke te forta
- dhimbje shpine dhe barku
- ethe
- te dridhura
- te perziera
- shikim te paqarte.
Individët mund te shfaqin po ashtu :
- skuqje te fytyres
- inflamacion ose skuqje te syve
Ne rastet me te renda, simptomat mund te perfshijne :
- presionin e ulet te gjakut(ulje te tensionit)
- shokun akut
- rrjedhjen vaskulare dhe deshtimin akut te veshkave, te cilat mund te shkaktojne mbingarkese te rende me likide dhe te coj ne Sindromi Renal me Ethe Hemorragjike
Infeksionet e virusit të Seoul jane zakonisht te lehta deri ne te mesme . Sherimi i plote mund te zgjase nga dias jave deri ne disa muaj.
SI DIAGNOSTIKOHET VIRUSI SEOUL NE ORGANIZEM?
Ne rastet e infektimit me virusin e Seoul,ajo qe vendos diagnozen eshte nje test/analize gjaku. Rastet fatale te kesaj semundje jane te rralla dhe % e vdekshmerise eshte 1-5 %.
SI TRAJTOHET NJE INFEKSION I ARDHUR NGA VIRUSI SEOUL?
Nuk ka trajtim specifik per infeksionin e shkaktuar nga virusi i Seoul.
Kujdesi mbeshtetes( trajtimi mbeshtetes simptomatik) perdoret per pacientet me infeksione.
Kjo perfshin menaxhimin e kujdesshem te niveleve te lengjeve (hidratimit) dhe elektroliteve (psh, natriumit, kaliumit, klorurit) te pacientit, mirembajtjen e niveleve te oksigjenit dhe presionit te gjakut dhe trajtimin e duhur te cdo infeksioni dytesor.
Ne raste te renda, mund te kerkohet dialize.
REFERENCAT
https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/seoul-virus.html
https://www.cdc.gov/hantavirus/outbreaks/seoul-virus/faqs-seoul-virus.html