VENAT VARIKOZE(VARICET)
CFARE JANE VARICET?
Venat varikoze jane venat e perdredhura dhe te zgjeruara qe dallohen qarte mbi lekure. Çdo vene qe eshte afer siperfaqes se lekures mund te behet varikoze. Venat varikoze me se shpeshti prekin venat e kembes. Kjo sepse qendrimi ne kembe dhe ecja rrisin presionin ne venat e pjeses se poshtme te trupit.
SIMPTOMAT E VARICEVE
Varicet mund te mos shkaktojne dhimbje, por ato duken shume keq ne pamje te pare(nga ana estetike).
Shenjat e venave me varice perfshijne:
- Venat kane nje ngjyre vjollce te erret ose blu.
Venat qe shfaqen te perdredhura dhe te fryra, shpesh duken si gunga ne kembe.
Ne momentin qe kjo semundje shoqerohet me dhimbje, ajo mund te shfaqet si: - Nje ndienje dhimbjeje ose rendimi ne kembe.
- Djegie, dridhje, ngerce muskulore dhe enjtje ne pjesen e poshtme te kembeve.
- Dhimbje qe perkeqesohet pas qendrimit ulur ose qendrimit per nje kohe te gjate ne kembe.
- Kruarje rreth rreth venave te fryra.
- Ndryshime ne ngjyren e lekures ne zonen ku jane shfaqur varicet.
KUSH JANE SHKAQET QE MUNDESOJNE SHFAQJEN E VARICEVE?
Valvulat e demtuara mund te cojne ne shfaqjen e variceve. Arteriet transportojne gjakun nga zemra ne pjesen tjeter te trupit. Venat e kthejne gjakun nga trupi ne zemer. Per te kthyer gjakun ne zemer, venat ne kembe duhet te kene nje funksionim te mire te valvulave.
Kontraksionet e muskujve ne pjesen e poshtme te kembeve veprojnë si pompa dhe muret elastike të venave ndihmojnë qe gjaku te kthehet ne zemer. Nese keto valvula jane te demtuara, gjaku mund te rrjedhe prapa dhe te grumbullohet ne pjesen e fundit te kembeve duke formuar varicet.
Disa faktorre rriskues per zhvillimin e variceve jane:
- Mosha.
Plakja shkakton dobesim te valvulave ne vena dhe ben te mundur grumbullimin e gjakut ne ekstremitete,vecanerisht ne kembe. - Gjinia.
Grate kane me shume gjasa te zhvillojne varice ne krahasim me burrat. - Shtatzenia.
Gjate shtatzenise, sasia gjakut ne trup rritet. Ky ndryshim mund te behet shkak per fryrjen e venave te kembes. - Historia familjare.
- Obeziteti.
Te qenit mbipeshe shton presion mbi venat.
Qendrimi ne kembe ose ulur per periudha te gjata kohore. Levizja ndihmon ne qarkullimin e gjakut.
DIAGNOSTIKIMI I VARICEVE
Nje nder vizitat kryesore qe mund te beje mjeku ne keto raste me varice eshte ti kontrrolloje ate duke i prekur dhe i pare fizikisht.
Analizat
Per te diagnostikuar varicet, mjeku mund te kerkoj te beni nje EKO dhe saktesisht nje lloj te vecante te saj EKO Dopler. Nje ekografi Doppler eshte nje test joinvaziv qe perdor per te pare rrjedhen e gjakut ne vena. Ekografia e kembeve mund te ndihmoje ne zbulimin e mpiksjes se gjakut.
TRAJTIMI I VARICEVE
Trajtimi varicet mund te perfshije:
- Ndryshimin e stilit te jetes.
- Corape elastike(kompresuese).
- Nderhyrje kirurgjikale.
- Ndryshimi i stilit te jeteses.
Ushtrimet, ngritja e kembeve kur jeni ulur ose shtrire mund te ndihmoje ne lehtesimin e dhimbjes tek pacientet me varice dhe mund te parandaloje qe ato te perkeqesohen. - Çorapet elastike.
Mbajtja e corape kompresuese gjate gjithe dites eshte shpesh qasja e pare per t’u provuar. Çorapet mbajne kemben te bledhur duke parandaluar zgjerimin e eneve te gjakut, duke ndihmuar venat dhe muskujt e kembeve te levizin gjakun ne menyre efikase.
Ato jane te disponueshme ne cdo farmaci.
3. Nderhyrjet kirurgjikale.
Nese corapet elastike dhe ndryshimi i stilit te jeteses nuk funksionon, ose varicet jane perkeqesuar, mjeku mund te rekomandoje nderhyrje kirurgjikale.Ketu do te permendim:
- Skleroterapia.
Mjeku injekton ne variçe nje solucion qe demton dhe mbyll venat. Brenda disa javesh, varicet fillojne dhe zbehen. - Trajtimi me laser.
Trajtimi me lazer dergon shperthime te forta drite ne vene, gje qe e bene varicen te zbehet dhe te zhduket. - Flebektomia ambulatore .
Mjeku heq varicet e vogla permes nje sere shpimesh te vogla te lekures. Ne kete procedure ambulatore mpihen vetem ato zona te kembes qe jane duke u shpuar. Dhimbjet ne pergjithesi jane minimale.