Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

VARICELA (LIJA E DHENVE)

VARICELA (LIJA E DHENVE)

CFARE ESHTE VARICELA?

Varicela ose sic njihet ndryshe Lija e Dheneve eshte nje semundje infektive shume ngjitese ,e cila shkaktohet nga nje virus i quajtur Varicella Zoster . Kjo eshte nje nga patologjite me te perhapura ne femijeri . Megjithese nje semundje infektive e lehte dhe jo kercenuese per jeten tek femijet e shendetshem , ajo shfaqet ne kushte te tjera tek te rriturit, tek personat me imunodeficenc(me imunitet te rene) dhe te te porsalindurit .Kalimi i kesaj semundje jep imunitet te gjate nga varicela dhe nje ri-infeksion prej saj eshte shume i rralle i ndodhur.

SI TRANSMETOHET VARICELA?

Varicela eshte nje nga semundjet infektive me lehtesisht te transmetueshme . Kjo patologji mund te perhapet nga nje person ne tjetrin nga kontakti i drejtperdrejt me :

-sekrecionet e traktit respirator
-perdorimi i rrobave dhe mbulesave te tjera personale nga nje i infektuar
-lengjet trupore te nje te infektuari.

Transmetimi aerogjen eshte i mundur permes kollitjes dhe teshtitjes . Prekja nga semundja eshte pothuajse e mundur per te gjithe ato persona qe nuk e kane kaluar kete semundje me pare . Piku me i larte i rasteve nga prekja me kete semundje eshte ne dimer dhe fillimin e pranveres .

CILAT JANE SIMPTOMAT QE MANIFESTON VARICELA?

Simptomat qe shfaqen si rrjedhoje e prekjes nga varicela jane :

  • ethe
  • lodhje te pashpjegueshme
  • eritema (skuqie) ne trup
  • irritime te lekures
  • prurit
  • temperature

Simptomat shfaqen rreth 2 jave pas ekspozimit ndaj virusit te Varicela Zoster. Eritemat fillojne si pika te vogla qe fillimisht shfaqen ne zonen e gjoksit ,stomakut,shpines dhe me pas ne fytyre . Keto pika te vogla eritematoze(te kuqe)pas 3-5 ditesh arrijne te pushtojne te gjithe trupin dhe te shenderrohen ne vezikula te qarta ,te mbushura me likid .Keto vezikula cahen pas 2-3 ditesh dhe mund te formojne nje kore ne siperfaqe te tyre . Keto krusta(kore) qe formohen si rrjedhoje carjes se vezikulave mund te japin nje prurit (kruarje) te shprehur.
Semundja e variceles/lijes se dhenve eshte shume infektuese 1-2 dite para shfaqjes se simptomave deri ne momentin qe te gjitha vezikulat te jene perthare, pra te kene formuar krusta( jane kore qe formohen mbi plage) .

KUSH ESHTE ME I RRISKUAR PER TE ZHVILLUAR KOMPLIKACIONE NGA VARICELA?

Femijet zakonisht nuk zhvillojne komplikacione nga infektimi me varicelen . Personat me imunodeficence, te porsalindurit, femijet deri ne 1 vjec, adoleshentet, te rriturit apo te posalindurit nga nena pozitive me kete virus jane me te rriskuarit . Statistikat ne SHBA tregojne se 1 ne 400 te infektuar nga semundja e variceles kerkoh hospitalizim . Infektimi nga varicela duket se jep nje mbrojtie te gjate ne kohe megjithate ajo mbetet e “fjetur” si semundje ne disa raste per tu shfaqur me vone si Herpes Zoster .

A KA NJE MENYRE MBROJIE NGA VARICELA?!

Menyra me e mire per te parandaluar infektimin nga Varicela eshte marrja e vaksines kunder saj. Te gjithe duke perfshire femijet, adoleshentet dhe te rriturit duhet te marrin dy doza te vaksines kunder lise se dhenve(variceles) nese ato nuk e kane kaluar kurre varicelen ose nuk jane vaksinuar kurre prej saj .

Vaksina e lise se dhenve eshte shume e sigurt dhe efektive ne parandalimin e semundjes. Shumica e njerezve qe marrin vaksinen nuk do te preken nga kjo semundje. Nese nje person i vaksinuar semuret nga lija e dhenve, simptomat jane zakonisht me te buta me pak ose aspak flluska (mund te kenë vetëm njolla te kuqe) dhe temperature te lehte ose pa temperature.

Vaksina kunder variceles parandalon pothuajse te gjitha rastet e semundjeve te renda. Qe nga fillimi i programit te vaksinimit te variceles ne Shtetet e Bashkuara, ka pasur mbi 90% ulje te rasteve te lise se dhenve, shtrimeve ne spital dhe vdekjeve.

Personat me te rriskuar per tu prekur nga semundja jane :

  • mesuesit qe kujdesen per femijet e vegjel
  • punonjesit e kujdesit ditor per femijet apo te moshuarit
  • punonjesit qe sherbejne ne institucione me numer te larte banoresh
  • studentet qe jetojne ne kolegje
  • te burgosurit
  • ushtaraket
  • femrat ne moshe fertile,por qe nuk jane shtatzana.

Varicela eshte nje semundje endemike ne shumicen e endeve te botes .

KUR REALIZOHET VAKSINA E VARICELES?

Te gjithe femijet ne menyre rutinore duhet te marrin dozen e pare te vaksines se variceles ne
moshen 12 deri 15 muaj.
Doza e dyte e vaksines se variceles rekomandohet te behet, kur femijet jane 4 deri në
6 vjeç (dmth., para se nje femije fillon te hyje ne kopesht ose ne klase te pare) .
Per femijet e moshes 11, 12 vjec rekomandohet nje kontroll shendetesor I zakonshem per te vleresuar gjendjen e imunizimit nga vaksinat perfshire dhe ate te variceles.

Vaksina MMRV (Fruth-Rubeol-Parotis-Varicela ) eshte e lejueshme per perdorim ne femijet nga mosha 12 muaj-12 vjec. Femijet e kesaj grupmoshe duhet te marrin 2 doza te vaksines se variceles, 0.5-mL e administruar ne rruge subcutan,te ndara me nje periudhe kohore per te pakten 3 muaj.Kerkohet te behet nje kontrroll tek mjeku per te percaktuar kohen e administrimit te dozes se dyte nga e para ,qe duhet te jete ndermjet 28dite-3muaj pas dozes se pare.
Femijet me te mbedhenj se 13 vjeç pa prova te imunitetit duhet te marrin dy doza 0,5-ml te vaksines se variceles te ndara nga te pakten 28 dite.
Vaksina monovalente e variceles, por jo vaksina MMRV, është e licencuar për përdorim në këtë
grupmoshe.

SI TRAJTOHET INFEKTIMI NGA VARICELA?

Per trajtimin e kesaj patologjie ,jepen acetaminofen (paracetamol) per te kontrolluar situatat e temperatures tek te prekurit. KUJDES asnjehere nuk japim aspirine tek femijet per arsye te rrezikut per te zhvilluar sindromin Reye. Po ashtu mund te jepen antihistaminik per te reduktuar pruritin masiv .

Ndersa per personat qe e kapin semundjen ne statdet e hershme mund te marrin aciklovir ,per te reduktuar pasojat e mevonshme te semundjes .

REFERENCAT
https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/chickenpox.html

http://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2018/11/Protokoll-VARICELA.pdf

https://www.cdc.gov/chickenpox/about/prevention-treatment.html#:~:text=The%20best%20way%20to%20prevent,effective%20at%20preventing%20the%20disease.

https://www.healthline.com/health/chicken-pox-prevention

https://www.gov.nl.ca/hcs/files/publichealth-cdc-varicella-july-2018.pdf