TESTI I PSA-se
CFARE ESHTE TESTI I PSA-se?
Testi PSA eshte nje test shume I rendesishem per te zbuluar kancerin e prostates tek meshkujt. Kjo analize realizohet me ane te nje testi gjaku per te ndihmuar ne zbulimin e kancerit te prostates.
E megjithate ky test nuk eshte gjithmone perfekt dhe nuk do te detektoje te gjitha llojet e kancerit te prostates.
Testi, i cili mund te behet per nje vleresim te pergjithshem te gjendjes shendetesore, mat nivelin e antigenit specifik te prostates (PSA) ne gjakun tuaj. PSA eshte nje lloj antigeni qe prodhohet si nga qelizat kancerogjene ashtu edhe nga qelizat jo-kancerogjene te prostates
PSA eshte nje proteine e prodhuar vetem nga gjendra e prostates. Nje sasi e kesaj proteine gjendet e lire ne gjak ne kushte kur nuk egziston nje kancer I prostates, por sa varet nga mosha dhe shendeti i prostates.
Sasi te larta te proteines ne fjale mund te sherbejne si indicator te kancerit te prostates ,por ka edhe indikatore te tjere qe mund te rrisin nivelet e PSA ne gjak.
Ketu permendim :
-zmadhimi I prostates
-inflamacioni I prostates
Ju keni nje rrezik te larte per kancerin e prostates nese:
- Keni nje histori familjare te kancerit te prostates
- Kane origjine etnike te zeze
- Jane mbipeshe ose obeze
CFARE ESHTE NJE PSA E RRITUR NE NJE TEST GJAKU?
Sasia e PSA ne gjak matet me njesine nanograme per mililiter gjak (ng/ml).
Nese jeni meshkuj te moshes 50 deri ne 69 vjeç, PSA e rritur eshte 3ng/ml ose me e larte.
Nje nivel i rritur i PSA I detektuar ne gjakun tuaj mund te jete nje shenje e kancerit te prostates, por mund te jete gjithashtu nje shenje e nje gjendjeje tjeter qe nuk eshte kancerogjene, si p.sh.
- nje prostate e zmadhuar
- prostatitis(inflamacion I prostates)
- infeksion te traktit urinar
Ne disa studime te bera ka rezultuar se 3 ne 4 burra me nivel te larte te PSA ne gjak nuk kane kancer te prostates,por nje gjendje tjeter shendetesore qe mund te japi rritje te PSA . Po ashtu eshte pare se 1 ne 7 burra me kancer te prostates kane nje nivel normal te PSA ne gjak.
Pas nje rezultati dyshues te testit te PSA, nje egzaminim rektal I prostates mund te lind nevoja te kerkohet nga mjeku.
Perfitimet e testit te PSA!
Nje test PSA mund te ndihmoje ne zbulimin e kancerit te prostates ne nje faze te hershme. Kanceri eshte me i lehte per t’u trajtuar dhe ka me shume gjasa te kurohet nese diagnostikohet ne fazat e hershme.
Por per te gjykuar perfitimet nga testit I PSA, eshte e rendesishme te dini se zbulimi i hershem dhe trajtimi i hershem do te permiresojne rezultatet e trajtimit dhe do te ulin numrin e vdekjeve nga kanceri i prostates.
Kanceri i prostates zakonisht perparon ngadale gjate shume viteve. Prandaj, eshte e mundur qe te keni kancer te prostates qe kurre nuk shkakton simptoma ose behet problem mjekesor gjate jetes tuaj.
Kufizimet e testit te PSA !
Faktoret e rritjes se nivelit te PSA.
Pervec kancerit, kushte te tjera qe mund te rrisin nivelet e PSA perfshijne nje prostate te zmadhuar (e njohur edhe si hiperplazi beninje e prostates) dhe nje prostate te perflakur ose te inflamuar (prostatiti). Gjithashtu, nivelet e PSA normalisht rriten me moshen.
Faktoret e uljes se nivelit te PSA.
Disa barna te perdorura per trajtimin e hiperplazis beninje te prostates ose semundjeve urinare, si dhe doza te medha te medikamenteve te caktuara te kimioterapise, mund te ulin nivelet e PSA. Obeziteti gjithashtu mund te uli nivelet e PSA.
Rezultate falce.
Testi nuk jep gjithmone nje rezultat te sakte. Nje nivel i rritur i PSA nuk do te thote domosdoshmerisht se keni kancer. Dhe eshte e mundur qe te keni kancer te prostates dhe gjithashtu te keni nje nivel normal te PSA.
Mbidiagnoza.
Disa kancere te prostates te zbuluara nga testet PSA nuk do te shkaktojne simptoma ose te cojne ne vdekje. Keto kancere pa simptoma konsiderohen si mbidiagnoze – identifikimi i kancerit qe nuk ka gjasa te shkaktoje semundje ose te paraqese rrezik vdekjeje.
Rreziqet e mundshme!
Rreziqet e mundshme te testit PSA jane ne thelb te lidhura me zgjedhjet qe beni bazuar ne rezultatet e testit, sic eshte vendimi per t’iu nenshtruar testeve dhe trajtimit te metejshem per kancerin e prostates. Rreziqet perfshijne:
Biopsia. Nje biopsi eshte nje procedure qe mbart rreziqet e veta, duke perfshire dhimbjen, gjakderdhjen dhe infeksionin.
Efektet psikologjike. Rezultatet false-pozitive te testit ( nivele e larta te PSA, por pa kancer te gjetur ne biopsi ) mund te shkaktojne ankth ose shqetesim.
Nese jeni diagnostikuar me kancer te prostates, por duket se eshte nje tumor me rritje te ngadalte qe nuk rezulton ne semundje, mund te perjetoni ankth te konsiderueshem vetem duke e ditur se eshte aty.
`
Variacionet e testit te PSA!
Mjeku juaj mund te perdore menyra te tjera per te interpretuar rezultatet e PSA perpara se te vendose nese do te urdheroje nje biopsi per te testuar indet kancerogjene. Keto metoda te tjera synojne te permiresojne saktesine e testit PSA si nje mjet kontrolli.
Variacionet e testit PSA përfshijne:
Shpejtesia e ndryshimit te niveleve te PSA.
Shpejtesia e PSA eshte ndryshimi ne nivelet e PSA me kalimin e kohes. Nje rritje e shpejte e PSA mund te tregoje pranine e kancerit ose nje forme agresive te kancerit.
Perqindja e PSA e lire ne qarkullimin e gjakut.
PSA qarkullon ne gjak ne dy forma – ose i lidhur me proteina te caktuara te gjakut ose i palidhur (I lire ne qarkullimin e gjakut). Nese keni nje nivel te larte PSA, por nje perqindje te ulet te PSA te lire, mund te kete me shume gjasa qe te keni kancer te prostates.
Dendesia e PSA.
Kanceri i prostates mund te prodhoje me shume PSA per vellim te indeve sesa mund te prodhojne kushtet beninje te prostates. Matjet e densitetit te PSA rregullojne vlerat e PSA per vellimin e prostates. Matja e densitetit te PSA ne pergjithesi kerkon nje MRI ose ultratinguj transrektale.
CFARE DUHET TE DINI PARA SE TE REALIZONI TESTIN NE FJALE?
Nese jeni duke bere nje test PSA, nuk duhet te keni:
- ejakuluar ne 48 oret e fundit
- ushtrime fizike te renda ne 48 oret e fundit
- nje infeksion urinar
- nje biopsi te prostates ne 6 javet e fundit
Secila prej tyre mund te japi nje lexim te pasakte te PSA.
NESE TESTI NE FJALE DEL POZITIV, SI VEPROHET NE KETE RAST?
Trajtimet e mundshme perfshijne:
- vemendje mbi ecurine e semundjes
- teste te rregullta (mbikeqyrje aktive)
- prostatektomia radikale (kirurgji)
- radioterapi
Efektet anesore te disa trajtimeve mund te perfshijne probleme me ereksionin, humbjen e fertilitetit dhe mosmbajtjen urinare.
REFERENCAT
https://www.mayoclinic.org/tests-procedures/psa-test/about/pac-20384731
https://www.cancer.gov/types/prostate/psa-fact-sheet
https://www.nhs.uk/conditions/prostate-cancer/should-i-have-psa-test/
https://medlineplus.gov/lab-tests/prostate-specific-antigen-psa-test/
https://prostatecanceruk.org/prostate-information/prostate-tests/psa-blood-test