Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI

Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

TESTI CA-125

Cfare eshte testi/analiza CA-125?

Nje test CA 125 mat sasine e proteines CA 125 (antigen kanceroz 125) ne gjak.

Ky test mund te perdoret per te monitoruar disa lloje kanceri gjate dhe pas trajtimit. Ne disa situata, testi mund te perdoret per te kerkuar shenjat e hershme te kancerit ovarian te njerezit me nje rrezik shume te larte te semundjes.

Nje test CA 125 nuk eshte mjaft i sakte per t’u perdorur per shqyrtimin e kancerit ovarian ne pergjithesi sepse shume gjendje shendetesore te tjera mund te rrisin nivelin e kesaj proteine.

Gjendjet shendetesore qe mund te shkaktojne nje rritje te CA 125 perfshijne shume situate qe nuk jane kanceroze, te tilla si menstruacionet dhe fibroidet e mitres.

Disa lloje te kancerit mund te shkaktojne gjithashtu nje nivel te rritur te CA 125, duke perfshire kancerin :

  • ovarian
  • endometrial
  • peritoneal
  • te tubit fallopian

Pse ju duhet te kryhet nje test gjaku CA-125?

Nese jeni diagnostikuar me kancer ovarian, mund te beni disa teste gjaku CA-125:

  • Gjate trajtimit per te pare nese kanceri eshte larguar nga organizmi. Nese nivelet e CA-125 ulen, kjo zakonisht do te thote se trajtimi po funksionon
  • Pas trajtimit, per te pare nese kanceri eshte  rishfaqur

Nese keni nje gunge ne pelvis/legen qe mund te jete kancer ovarian, mund t’ju duhet nje test CA-125 per t’ju ndihmuar te zbuloni nese mund te jete kancer ovarian. Por vetem nje biopsi mund te diagnostikoje me saktesi kancerin ovarian.

Nese keni nje rrezik shume te larte per t’u prekur nga kanceri ovarian, mjeku  mund te sugjeroje kontrollimin e niveleve të CA-125. Nese ato jane te larta, ndoshta do t’ju nevojiten me shume teste per te  zbuluar nese keni  apo jo kancer.

Ju keni me shume gjasa te diagnostikoheni me kancer ovarian nese:

  1. Keni nje nene ose moter, ose dy ose me shume te aferm te tjere qe kishin kancer ovarian
  2. Keni anetare te familjes qe kane pasur kancer gjiri ose kancer kolorektal (kanceri i zorres se trashe)
  3. Keni trasheguar disa ndryshime genesh ose kushte qe rrisin rrezikun e kancerit tevezoreve, si p.sh.

       – Ndryshimet ne genet tuaja, duke perfshire genet       BRCA 1 ose BRCA 2

                – Sindroma e Lynch (i quajtur edhe kanceri kolorektal i trasheguar jo polipoz), nje crregullim i trasheguar qe rrit rrezikun per shume lloje te kancerit

4. Keni pasur kancer te gjirit, mitres   ose kolorektal

Nese jeni te  shqetesuar per kancerin e vezoreve, bisedoni me mjekun tuaj per rrezikun.

Cfare duhet te pergatiteni per testin?

Nese testi I CA 125 do te realizohet nga nje moster gjaku,nuk kerkohet asnje pergatitje e vecante. Mund te kerkohet qe  para testit ,pra para marrjes se gjakut,personi te mos kete ngrene 12 ore me para .

Si merret nje moster gjaku per analizen e CA 125?

Per nje test CA 125, nje anetar i ekipit te kujdesit shendetesor merr nje moster gjaku duke futur nje gjilpere ne nje vene, zakonisht ne dore ose krah. Mostra e gjakut dergohet ne laborator per egzaminime te metejshme. Menjehere pas kesaj ju mund ti riktheheni jetes suaj te perditshme.

Rezultatet e analizes!

 Mjeku juaj do te shqyrtoje rezultatet e testit CA-125 se bashku me informacione te tjera ne lidhje me gjendjen tuaj. Se bashku, ju mund te diskutoni se si rezultatet tuaja ndikojne ne diagnozen, trajtimin dhe nevojen per me shume testime.

Ne pergjithesi:

  • Nese jeni duke u trajtuar per kancerin e vezoreve dhe rezultatet e disa testeve tregojne se nivelet e CA-125 po bien, kjo zakonisht do te thote se trajtimi po ju ndihmon.
  • Nese nivelet tuaja rriten ose mbeten te njejta me kalimin e kohes, kjo mund te nenkuptoje se trajtimi nuk po funksionon.
  • Nese keni perfunduar trajtimin per kancerin e vezoreve dhe nivelet e CA-125 fillojne te rriten me kalimin e kohes, kanceri mund te kthehet.

Nese keni nje rrezik te larte per kancer ovarian ose keni nje gunge te dyshimte ne legen, nje nivel i larte CA-125 mund te jete nje shenje e kancerit. Mjeku juaj zakonisht do te urdheroje me shume teste per te bere nje diagnose te sakte.

Nje nivel i larte CA-125 nuk do te thote gjithmone kancer.

Kushtet e tjera mund te rrisin CA-125, duke perfshire:

  • Endometrioza
  • Semundja inflamatore e legenit (PID)
  • Fibroidet e mitres
  • Semundje te melcise
  • Shtatzenia
  • Menstruacionet tuaja, ne periudha te caktuara gjate ciklit menstrual

Nje rezultat normal i testit CA-125 nuk perjashton kancerin ovarian. Kjo per shkak se nivelet e CA-125 mund te jene te uleta ne fazat e hershme te kancerit. Dhe jo te gjithe me kancer ovarian prodhojne nivele te larta te CA-125.

REFERENCAT

https://medlineplus.gov/lab-tests/ca-125-blood-test-ovarian-cancer/

https://www.mayoclinic.org/tests-procedures/ca-125-test/about/pac-20393295

https://www.365doctor.in/diagnostic-centers/med-plus-diagnostic-center

https://www.mediyaar.com/pathology-labs/nandi-pathology-laboratory-and-imaging-centre-kukatpally-hyderabad-lab.html

Konsultohu me Refije Kadiu

×

Përshëndetje!

Gati për tu lidhur? Zgjidhni një prej mjekëve tanë për të filluar një bisedë në WhatsApp për të marrë konsulten mjekesore që ju nevojitet!

× Si mund tu vijmë në ndihmë?