Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

STREPTOKOKU I GRUPIT A

CFARE ESHTE STREPTOKOKU I GRUPIT A?

Streptokoku i grupit A eshte nje mikrob(bakter), i cili gjendet ne gryke (fytin) e njerezve po ashtu dhe ne lekure. Ky mikrob eshte pjese e flores bakteriale normale(sistemit ) te lekures dhe fytit, por ne prishjen e kesaj balance ai eshte ne gjendje te shkaktoje semundje. Jane me shume se 120 lloje bakteresh te streptokokut te grupit A qe mund te shkaktojne semundje,por me i shpeshti eshte Streptokoku B-hemolitik i grupit A. Shumica e semundjeve te shkaktuara nga ky mikrob jane pergjithesisht te lehta. Megjithate ka raste ku neglizhenca e trajtimit te semundjes ka sjellur simptoma te renda deri ne kercenuese per jeten.

CILAT JANE SEMUNDJET QE SHKAKTON STREPTOKOKU I GRUPIT A DHE CILAT JANE PASOJAT PREJ TYRE?

Semundjet qe shkaktohen nga Streptokoku i grupit A variojne nga ato te nje shkalle te lehte,si psh dhimbje fyti, deri te nje shkalle rriskuese per jeten nese lihen pa trajtuar.

INFEKSIONET E LEHTA TE SHKAKTUARA NGA STREPTOKOKU I GRUPIT A

  1. CELULITI Celuliti eshte nje infeksion bakterial i lekures dhe i indeve nen lekure. Cdo kush mund te preket prej tij,por nje plage e hapur ne lekure qe lejon depertimin e mikrobeve(baktereve) apo nje sistem imunitar i dobet , e stimulojne zhvillimin e kesaj semundje.
  2. IMPETIGO Impetigo eshte nje infeksion i lekures qe shkaktohet nga streptokoku i grupit A dhe manifestohet me krijimin e plageve me se shumti per-rretth buzeve, por edhe ne krahe apo kembe. Simptomat e saj jane : -ethe -edem te gjendrave limfatike ne pergjithesi -dhimbje fyti
  3. DHIMBJE TE FYTIT Kjo eshte nje tjeter semundje e shkaktuar nga ky mikrob dhe qe shfaq simptome kryesore dhimbjen e fytit. Zakonisht kjo dhimbje sherohet nga perdorimi i lengjeve te ngrohta apo thjesht edhe mundeson qetesimin nga diskomforti/dhimbja.
  4. TONSILIT(INFLAMACION TE BAJAMEVE) Tonsiliti/Infeksioni qe prek bajamet eshte nje semundje qe po ashtu shkaktohet nga Streptokoku.Simptomat e semundjes munde te jene nga te lehta deri ne te renda dhe trajtimi zakonisht kerkon perdorimin e antibiotikeve per te pakten 10 dite. Simptomat e saj jane: -bajamet jane te veshura me nje shtrese gri ne te bardhe. -nyje limfatike edematoze/te fryra -veshtiresi ne gelltitje(disfagi) dhe dhimbje ne gelltitje(odinofagi) -dhimbje koke

INFEKSIONET E RENDA TE SHKAKTUARA NGA STREPTOKOKU I GRUPIT A

  1. BAKTEREMIA(INFEKSION NE GJAK) Bakteremia ka te beje me prezencen e nje mikrobi,ne rastin tone te Streptokokut te grupit A, ne qarkullimin e gjakut.
  2. ETHJA E SKARLATINES Skarlatina eshte nje semundje e cila shkaktohet nga streptokoku i grupit A dhe qe manifestohet me shfaqjen e zonave eritematoze(te kuqe) ne te gjithe trupin. Simptomat e saj jane : -gjuhe e kuqe”luleshtrydhe” -dhimbje fyti -temperature
  3. SINDROMI I SHOKUT TOKSIK Ky sindrom ka te bej me nje infeksion multi organor(dmth qe prek shume organe). Ky infeksion mund te kaloj ne qarkullimin e gjakut duke shkaktuar edhe vdekje te personit. Simptomat e saj: -fillimi i menjehershem i dhimbjeve te forta qe mund te jene te lokalizuara ose te gjeneralizuara(te gjithanshme) -marramendje , konfuzion mendor,etj. -ethe,temperature te larte,etj.
  4. ETHJA REUMATIZMALE Semundja e ethes reumatizmale eshte nje gjendje shendetesore shume serioze. Ajo shkaktohet ne momentin qe ethja e skarlatines apo tonsiliti lihen pa trajtimin e duhur mjekesor.
  5. NEKROZA MUKSULORE Simptomat e saj jane : – dhimbje dhe enjtie te forta e qe jane ne rritje te vazhdueshme -ethe -skuqje(eriteme) ne vendin e plages
  6. GLOMERULONEFRIT Ky lloj mikrobi demton funksionin e veshkes, duke ulur filtrimin glomerular. Simptomat e saj jane: -gjak ne urine apo urine me shkume -edema(enjtje) ne kyce,kembe,bark apo ne fytyre.

SI TRANSMETOHET STAFILOKOKU GRUPIT A?

Stafilokoku i grupit A transmetohet nga te gjithe njerezit qe jane mbartes te mikrobit, pavaresisht faktit qe kane apo jo simptoma te semundjes.
Transmetimi i semundjes mund te ndodhe nga :

  • Kontakti i drejtperdrejte.
    Kjo ndodh ne momentin qe kemi kontakt te drejtperdrejt me lengjet trupore te nje te infektuari. Per shembull mukozen ose sekrecionet(psh ato te hundes).
  • Kontaktit jo te drejtperdrejte.
    Kjo behet duke rene ne kontakt me sendet qe nje i infektuar ka perdorur.
    Koha qe i duhet mikrobit per tu inkokuluar(vendosur) ne organizmin prites eshte 1-3 dite para shfaqjes se simptomave.
    Personi i infektuar eshte i afte ta transmetoj semundjen per 10-21 ditet e para nese nuk trajtohet.
    Nje person i infektuar zakonisht nuk eshte me infektues pas 24h nga fillimi i trajtimit.

SI DIAGNOSTIKOHET STREPTOKOKU I GRUPIT A?

Vendosja e diagnozes varet nga lloji i infeksionit qe mbartni dhe mikrobi pergjegjes per zhvillimin e semundjes .
Para se gjithash mjeku do te bej nje vleresim te gjendjes suaj te pergjithshme dhe te kontrrolloj per simptomat qe do shfaqni.Po ashtu do tju kerkoj ti tregoni per sa kohe i keni patur keto simptoma dhe sa te shpeshta kane qene.
Gjithashtu mund tju kerkoje :

  • nje test/analize gjaku
  • nje analize kulture te fytit tuaj
  • nje moster indi,nese kerkohet biopsia e indit
  • teste imazherike si:MRI(Rezonanc Magnetike),CT(Skaner),ECHO(eko).

SI TRAJTOHET NJE INFEKSION I TILLE!

Infeksionet e shkaktuara nga streptokoku i grupit A trajtohen duke perdorur antibiotike.
Antibiotiket e perdorur mund te jepen ne rruge orale(nga goja) apo topikale(aplikim te jashtem/nga lekura).
Benefitet e perdorimit te antibiotikeve jane :

  • minimizon simptomat
  • parandalon perhapjen e metejshme te baktereve
  • parandalon zhvillimin e semundjeve te renda dhe komplikacionet
  • pershpejton procesin e sherimit

Grupet e medikamenteve qe perdoren jane :

  • Antibiotiket si penicilina,amoksaciklin+ac.klavulonik,etj.
  • Alternativa per pacientet qe jane alergjik ndaj penicilines si azitroicin, klaritromicin,etj.
  • Medikamente per perdorim te jashtem si : mupirocin,retapamulin

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/group-a-streptococcus.html

https://my.clevelandclinic.org/health/articles/5911-group-a-streptococcal-infections

https://www.health.state.mn.us/diseases/strep/gas/gasfacts.html#:~:text=What%20is%20Group%20A%20Streptococcus,skin%20and%20not%20become%20ill.

https://www.cdc.gov/groupastrep/diseases-public/index.html

https://www.cdc.gov/groupastrep/diseases-public/index.html