Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

VAGINITIS

CFARE ESHTE VAGINITIS?

Vaginiti eshte nje term mjekesor qe pershkruan crregullime te ndryshme qe ndodhin ne vaginen dhe qe behen shkak per zhvillimin e infeksioneve dhe inflamacioneve te ndryshme.
Vulvovaginiti i referohet inflamacionit te vagines dhe vulves (organit genitale te jashtem femeror).
Keto gjendje mund te rezultojne nga nje infeksion i shkaktuar nga organizma te tilla si :

  • bakteret
  • majate
  • viruset.

Acarimet nga kimikatet ne kremra,solucionet larese apo edhe veshje qe vijne ne kontakt me kete zone mund te rezultojne gjithashtu ne shfaqjen e vaginitit.
Ne disa raste, vaginiti rezulton nga organizmat qe kalojne ndermjet partnereve seksuale, thatesia vaginale dhe mungesa e estrogjenit.

Llojet me te zakonshme te vaginitit jane:

  1. Infeksionet nga Candida ose “majate” Jane nder infeksionet me te shpeshta qe prekin femrat ne moshe riprodhuese. Mikrobi i quajtur Candida eshte nje mikrob oportunist,qe do te thote se ne kushte normale ai gjendet ne vagine dhe nuk shkakton simptoma. Ne momentin qe krijohet fusha e pershtatshme per te vepruar ai zhvillohet duke shkaktuar semundje. Keshtu per shembull ne momentin qe perdoren antibiotik per te luftuar infeksionet urinare ,kemi edhe vrasjen e mikrobeve te mira ne vagine duke i dhene keshtu mundesine e zhvillimit te Candidas. Po ashtu faktor tjeter permendim diabetin, ndryshimet hormonale, etj.
  2. Vaginoza bakteriale Ky eshte nje nder infeksionet me te shpeshta qe prek grate e moshes riprodhuese. Megjithese shihet shume shpesh ne grup-moshen seksualisht aktive ,kjo nuk eshte nje semundje seksualisht e transmetueshme.
  3. Vaginiti i trikomoniazes Ky lloj vaginit shkaktohet nga nje mikrob i quajtur protozoa , nje infeksion i tille behet shkak per kruarje vaginale dhe sekrecione me ere te keqe. Kjo eshte nje semundje seksualisht e transmetueshme dhe trajtimi i saj behet ne cift,ne te njejten kohe. Po ashtu duhet te nderpriten madheniet seksuale per te pakten 7 dite.
  4. Klamidia ose gonorreja Klamidia eshte infeksioni seksualisht i transmetueshem me i shpeshte,qe shkaktohet tek te rinjte seksualisht aktiv dhe me shume partner seksual. Prandaj lind nevoja te theksohet se duhet te perdoren prezevativet ne mardheniet seksuale jo te sigurta. Ne momenti qe nje person diagnostikohet me Klamidian duhet te testohet edhe per Gonorren,pasi jane semundje qe shoqerojne njera-tjetren.
  5. Vaginiti viral (herpes) Shkaktari me i shpeshte i vaginiteve virale eshte virusi i herpes simplex(HSV). Ky infeksion nese nuk trajtohet mund te udhetoje ne goje ,nepermjet mardhenieve genitale-orale, dhe mund te japi plage te dhimbshme. Prandaj edhe trajtimi duhet te filloj menjehere dhe duhet te jete shume strikt.
  6. Vaginiti jo infektiv Zakonisht nje vaginit i tille njihet si vaginit alergjik, qe shkaktohet nja aplikimi ne kete zone i solucioneve larese dhe kremerave te ndryshem. Po ashtu ajo mund te shkaktohet edhe nga te brendshmet e parehatshme.
  7. Vaginiti atrofik Ky eshte nje forme e vaginitit qe fillon te shfaqet ne menopauz ,atehere kur edhe mbeshtetja hormonale bie. Shpesh here per trajtimin e saj perdoren terapi hormonale me estrogjen,por gjithmone sipas keshilles se mjekut.

CILA JANE SIMPTOMAT QE SHFAQEN NE RASTET ME VAGINIT?

Infeksionet vaginale mund te prodhojne nje sere simptomash, te tilla si :

  • rrjedhje jonormale ose e shtuar vaginale ose edhe nga penisi
  • kruarje ne zonen intime
  • sekrecione si te eres peshkut
  • acarim te lekures se zones intime
  • urinim te dhimbshem
  • gjakderdhje vaginale

Kur keni vaginit, mund te keni disa ose te gjitha prej simptomave te mesiperme.
Nese keni ndonje prej ketyre simptomave te mesiperme, diskutojini ato me mjekun ose infermieren tuaj ne menyre qe te kryeni testimet e nevojshme.

CILAT JANE KOMPLIKACIONET QE SHFAQ SEMUNDJA?

Vaginitet te cfaredo lloji qofshin ato mund te pasohen nga komplikacione te rrezikshme nese nuk trajtohen shpejt dhe ne menyren e duhur.
Nese nuk trajtohet, vaginitet bakteriale mund te rezultoje ne rritje te rrezikut per zhvillimit te semundjes inflamatore te legenit/pelvisit (SIP), infertilitet, lindjes se parakohshme, keputjes se parakohshme te membranave, peshes se ulet te lindjes, infeksioneve intra-amniotike, endometrioz, neoplazi intraepiteliale te qafes se mitres, infeksionet pas operacionit gjinekologjik dhe rritja e rrezikut te semundjeve seksualisht te transmetueshme.

SI VENDOSET DIAGNOZA E VAGINITIT?

Mjeku juaj do tju kerkoj nje histori te plote mjeksore, do tju kerkoj te kryeni nje ekzaminim fizik te zones intime dhe po ashtu do te marret nje moster nga vagina juaj, sekrecionet do te merren ne disa pika te zones intime .
Ata do ta dergojne mostren ne nje laborator ku qelizat do te egzaminohen per ndryshimet qe mund te kene pesuar dhe lloje te tjera te qelizave bakteriale apo virale,parazitare .
Ofruesi juaj i kujdesit shendetesor mund te kerkoj egzaminimin e nivelit te PH te urines suaj apo edhe te sekrecioneve te marra nga vagina.

Mjeket po ashtu rekomandojne qe te mos kryeni mardhenie seksuale 24 oret e para takimit me mjekun.

SI TRAJTOHET VAGINITI?

Celesi per trajtimin e duhur te vaginitit eshte diagnoza e sakte. Kjo nuk eshte gjithmone e lehte pasi te njejtat simptoma mund te ekzistojne ne forma te ndryshme te vaginitit.
Ju mund ta ndihmoni mjekun tuaj duke i kushtuar vemendje simptomave qe keni dhe kur ato jane shfaqur, se bashku me nje pershkrim te ngjyres, konsistences, sasise dhe eres se sekrecioneve jonormal.

Mjekimi percaktohet vetem nga mjeku ne perputhje me pergjigjet e analizave . Mjekimi duhet te ndiqet me kujdes dhe duhet te zbatohet deri ne fund.

Kontaktoni me mjekun tuaj nese :

  • Te gjitha simptomat tuaja nuk largohen plotesisht.
  • Simptomat kthehen menjehere ose pak pas perfundimit te trajtimit.
  • Ju keni ndonje problem tjeter serioz mjekesor si diabeti.
  • Ju mund te jeni shtatzene.
  • Ju keni nje partner te ri seksual dhe jeni te shqetesuar per IST.

Vaginiti joinfektiv trajtohet duke eleminuar shkakun e ndodhjes se semundjes. Nese keni ndryshuar kohet e fundit sapunin ose detergjentin e rrobave, ose keni shtuar nje zbutes rrobash, mund te mendoni te ndaloni produktin e ri per te pare nese simptomat mbeten.
Nese vaginiti eshte per shkak te ndryshimeve hormonale, nje sere opsionesh hormonale jane te disponueshme per te ndihmuar ne uljen e simptomave .

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/vaginitis.html

https://my.clevelandclinic.org/health/diseases/9131-vaginitis

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/vaginitis/symptoms-causes/syc-20354707#:~:text=Vaginitis%20is%20an%20inflammation%20of,disorders%20also%20can%20cause%20vaginitis.

https://www.nhs.uk/conditions/vaginitis/

https://www.hopkinsmedicine.org/health/conditions-and-diseases/vaginitis