Si te mbroheni nga nje shtatzeni e padeshiruar!
Si ndodh shtatzenia?
Sistemi riprodhuese tek femrat perbehet nga: vezoret, tubat e Fallopit, mitra, qafa e mitres(cerviksi) dhe vagina.
Per me teper nje element shume i rendesishem eshte edhe loja hormonale, si: FSH, LH, Progesteron, Estradiol, etj.
Femrat kane nje cikel menstrual te permuajshem, gjete se ciles veza piqet, udheton ne tubujt e Fallopit (ku mund te fekondohet ose jo nga nje spermatozoid) dhe me pas shkon ne miter. Nese ne tubujt e Fallopit veza eshte fekonduar nga nje spermatozoid atehere nuk kemi menstruacione sepse kemi zhvillimin e nje shtatzenie. E kunderta ndodh nese veza nuk eshte fekonduar, ajo zbret ne miter dhe me pas kemi hemoragji.
Fazat e ciklit menstrual!
Cikli menstrual zgjat mesatarisht 28 dite, por mund te quhet normale kohezgjatja nga 25-35 dite.
Fazat e ciklit menstrual jane:
- Faza folikulare
Faza folikulare fillon ne diten e pare te menstruacioneve dhe zgjat 13 deri ne 14 dite. Ne kete faze kemi maturimin e vezes, e cila ka me shume gjasa te ndodh ne diten e 10 te menstruacioneve tuaja. - Ovulacioni
Veza tashme e maturuar dhe e dale nga folikuli udheton ne tubujt e Fallopit, per te shkuar ne uterus. Ovulacioni zgjat vetem 16-32 ore. Ju jeni ne gjendje te mbeteni shtatzene 5 dite para fazes ovulatore dhe nje dite pas saj. Nje veze e shendetshme eshte ne gjendje te fekondohet vetem brenda 24 oreve pas clirimit nga folikuli. - Faza luteale
Pas fazes ovulatore, rritet sasia e prodhimit te progesteronit dhe uljet sasia e estrogjenit sepse behet pergatitja e uterusit per nje shtatzeni te mundshme.
Nese shtatzenia nuk ndodh, atehere nivelet e progesteronit bien dhe kjo behet shkak per ardhjen e menstruacioneve.
Po kush jane menyrat se si mund te parandalojme nje shtatzeni te padeshiruar?
Ashtu sic edhe e kemi thene me siper nese qellimi eshte te shmangni shtatzenine, eshte thelbesore te dini se si ndodh shtatzenia.
Me poshte do tju tregojme disa gjera kryesore qe duhet te dini per te shmangur shtatzenine.
1.Vetem abstinenca eshte 100% e pagabueshme.
Mos kryerja e marredhenieve seksuale eshte menyra me e sigurte per te parandaluar shtatzenine. Flisni me partnerin tuaj per abstinencen dhe per te kufizuar aktivitete seksuale ne periudhen e ovulacionit.
2.Sistemi riprodhues femeror dhe mashkullor.
Sistemi riprodhues femeror eshte i gjithi i ndertuar per nje qellim kryesor, per te prodhuar vezen(e quajtur gjithashtu ovocit) dhe me pas transportimin e saj ne tubat fallopiane ku mund te fekondohet nga sperma e mashkullit. Pasi fekondohet, veza implantohet ne muret e mitres. Kur fekondimi ose implantimi nuk ndodh, atehere muret e mitres bien dhe kemi ardhjen e menstruacioneve.
Sistemi riprodhues mashkullor ka per qellim prodhimin dhe maturimin e spermatozoideve, te cilat nepermjet aktiti seksual futen ne organet riprodhuese te trupit te femres, qellimi i se ciles eshte fekondimi i vezes.
3.Ju dini se si funksionon ovulacioni.
Ovulimi eshte kur veza e pjekur clirohet nga vezorja, udheton poshte ne tubujt e fallopit ku eshte ne gjendje per t’u fekonduar. Perafersisht çdo muaj nje veze do te piqet brenda njeres prej vezoreve tuaja. Ndersa arrin pjekurine, veza leshohet nga vezorja ku hyn ne tubin fallopian per te bere rrugen e saj drejt pritjes se spermes dhe me pas ne miter. Nje veze jeton 12-24 ore pas daljes nga vezorja. Sperma mund te jetoje deri ne pese dite ne tubin fallopian.
4.Merrni parasysh kontracepsionin.
Kontracepsioni eshte kontrolli i lindjeve. Ka nje sere metodash hormonale dhe barrierash fizike. Kur percaktoni se cila metode e kontrollit te lindjes eshte e duhura per ju, merrni parasysh efektivitetin, sigurine, disponueshmerine dhe efektet anesore te seciles metode.
Mos harroni, menyra e vetme 100% efektive per te parandaluar shtatzenine eshte abstinenca.
5.Nese zgjidhni nje metode kontracepsioni, sigurohuni qe po e perdorni sakte.
Çdo metode ka kerkesa per perdorimin e duhur dhe nje shkalle pasaktesie. Sigurohuni qe dini gjithçka per perdorimin e duhur te metodes se zgjedhur. Per shembull, nese jeni duke marre pilula kontraceptive, sigurohuni qe te merrni çdo pilulë sipas planit. Kur perdorni prezervative, sigurohuni qe te lexoni datat e skadences.
Metodat kontraceptive!
1.Barrierat fizike.
- Prezervativi
Prezervativi eshte forma e vetme e kontracepsionit qe mbron nga shumica e SST si dhe parandalon shtatzenine te ndodh. Kjo metode kontracepsioni mund te perdoret pa probleme sepse eshte pa hormone dhe mund te merret lehtesisht me vete. - Diafragma
Nje diafragme eshte nje kube e vogel dhe e bute silikoni qe vendoset brenda vagines per te ndaluar spermen te hyje ne miter. Kjo formon nje pengese fizike midis spermes se mashkullit dhe vezes ne trupin e femres, si nje forme prezervativi te themi.
2.Kontraceptivet hormonal.
- Pilula kontraceptive orale
Ka disa lloje te ndryshme pilulash qe mund ti zgjidhni, pra ka te beje me gjetjen e asaj qe eshte e duhura per ju. Pilula e kombinuar permban estrogjen dhe progestine, por ka edhe minipilula permbajne vetem nje hormon, nje progestin. Pilula mund te kete shume perfitime, megjithate eshte e domosdoshme te mbani mend ta merrni ate ne kohe. - DIU, Dispozitivet Intra-Uterine
Kjo pajisje e vogel ne forme T-je eshte bere nga materiali qe permban hormone progesteron, qe vendoset brenda mitres se nje gruaje nga nje ofrues i trajnuar i kujdesit shendetesor. Kjo eshte nje metode kontraceptive me veprim te gjate dhe te rikthyeshme, e cila mund te qendroje ne vend per 3-10 vjet, ne varesi te llojit. Por duhet te kini kujdes paisja nuk duhet ta tejkaloje kohen e qendrimit ne miter sepse mund te sjelli probleme me vone. - Implanti kontraceptiv
Ne kete metode, nje paisje fleksibel vendoset nen lekure ne pjesen e siperme te krahut te nje gruaje, duke leshuar nje forme te hormonit progesteron. Hormoni ndalon leshimin e vezes nga vezoret dhe trash mukozen e qafes se mitres duke e bere te veshtire hyrjen e spermes ne miter. Implanti kerkon nje procedure te vogel duke perdorur anestezi lokale per te vendosur dhe hequr shufren dhe duhet te zevendesohet pas 3 vjetesh. - Injeksioni kontraceptiv
Injeksioni permban nje version sintetik te hormonit progestogjen. Kjo aplikohet ne formen e nje injeksioni me shiringe ne pjesen e siperme te krahut te femres dhe gjate 12 javeve te ardhshme hormoni leshohet ngadale ne qarkullimin e gjakut. - Pilula kontracepsioni emergjente
Pilula e kontracepsionit emergjent mund te perdoret per te parandaluar shtatzenine pas mardhenieve seksuale nese kontracepsioni nuk eshte perdorur.
3.Metoda kirurgjikale.
- Sterilizimi
Sterilizimi eshte procesi i heqjes plotesisht te aftesise se trupit per t’u riprodhuar permes operacionit te hapur. Kjo eshte nje metode kontraceptive e perhershme, e pershtatshme per njerezit qe jane te sigurt se nuk duan kurre femije ose nuk duan me femije. Sterilizimi eshte i disponueshëm si per femrat ashtu edhe per meshkujt dhe kryhet ne spital me anestezi te pergjithshme.
REFERENCAT
https://americanpregnancy.org/unplanned-pregnancy/how-to-avoid-pregnancy/
https://www.webmd.com/sex/birth-control/best-effective-birth-control