Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

SEMUNDJA E ARTERIEVE PERIFERIKE

Semundja e arterieve periferike eshte nje semundje ne te cilen arteriet jane te ngushtuara dhe pakesojne rrjedhjen e gjakut ne krahe ose kembe. Kjo semundje mund te coje me pase edhe ne semundje te tjera sic jane Vena Varikoze (Varicet).

Ne semundjen e arterieve periferike, kembet ose krahet, por zakonisht kembet me shume si rrjedhoje e ngushtimit te arterieve nuk marrin sasine e mjaftueshme te gjakut. Kjo mund te shkaktoje dhimbje ne kembe gjate ecjes dhe shenja te tjera te ngjashme.
Semundja e arterieve periferike eshte zakonisht nje shenje e grumbullimit te pllakave yndyrore ne arterie (ateroskleroza). Ateroskleroza shkakton ngushtim te arterieve dhe per rrjedhoje zvogelon rrjedhen e gjakut ne ekstremitete.
Trajtimi i semundjes se arterieve periferike eshte multidisiplinare dhe perfshin ushtrimet, ushqimin e shendetshem dhe ndalimin e pirjes se duhanit .

SIMPTOMAT E SEMUNDJEVE TE ARTERIEVE PERIFERIKE!

Simptoma me e zakonshme e semundjeve te arterieve periferike eshte dhimbja gjate ecjeve, si per shembull ne rruget e gjata, qendrimi gjate ne kembe.
Kjo dhimbje perfshine, dhimbjet muskulore ose ngercet ne kembe ose krahe qe fillojne gjate qendrimit ne kembe per nje kohe te gjate dhe qetsohet kur personi pushon. Dhimbja ndihet me se shpeshti ne ne pjesen e pulpes se kembes dhe me nyjen e saj.

Simptoma te tjera te semundjeve te arterieve periferike mund te perfshijne:

  1. Ftohtesia ne pjesen e poshtme te kofshes, vecanerisht kur krahasohet me anen tjeter te shendoshe te kembes.
  2. Mpirje ose dobesi te kembeve.
  3. Nuk ka puls ose puls eshte shume i dobet .
  4. Ngerce te dhimbshme ne njeren ose te dy anet e ekstremiteteve, pra te kofsheve.
  5. Nje lekure qe shkelqen ne pjesen e kembeve
  6. Ngjyra e lekures fillon dhe merr nje pamje tjeter, si ne ngjyre gri.
  7. Kemi nje rritje te ngadalte te thonjve te kembes.
  8. Plage ne gishta, kembe dhe qe sherohen me shume veshtiresi.
  9. Renie/rritje e ngadalte e qimeve ne zonen e kembes.
  10. Nese semundja e arterieve periferike perkeqesohet, dhimbja mund te shfaqet gjate pushimit ose kur jeni shtrire duke ju shqetesuar gjumin. Varja e kembeve ne ane te krevatit ose ecja mund te lehtesoje perkohesisht dhimbjen.

SHKAQET E LINDJES SE KESAJ SEMUNDJE?

Shkaku numer nje i semundjeve te arterieve periferike jane pllakat aterosklerotike. Ndersa shkaqe te tjera me pak te rastisura jane : – inflamacioni i eneve te gjakut, – demtimi fizik i gjymtyreve, – anomalit e lindura dhe ekspozimi ndaj rrezatimit.
Ndersa faktoret rriskues qe mund te behen shkak per kete semundje jane :

  • Pirja e duhanit ose edhe diabeti rrit shume rrezikun e zhvillimit te semundjeve te arterieve periferike.
  • Nje histori familjare me semundje te arterieve periferike, semundje te zemres ose goditje ne tru.
  • Tensioni i larte i gjakut.
  • Kolesteroli i larte.
  • Rritja e moshes, vecanerisht pas 65 vjeç (ose pas 50 vjeç nese keni faktore rreziku per aterosklerozen).
  • Obeziteti (nje indeks i mases trupore mbi 30).

SI ZBULOHET SEMUNDJA E ARTERIEVE PERIFERIKE?

Mjeku, si ne cdo vizite tjeter do te filloje duke ju pyetur per shqetesimet qe keni apo qe keni pasur me pare. Po ashtu do tju vizitoje dhe te shikoje nga afer krahet dhe kembet tuaja.
Keshtu psh nese keni semundjen e arterieve periferike, pulsi ne zonen e prekur mund te jete i dobet ose mungon fare.

Analizat/egzaminimet qe mund te behen per te diagnostikuar semundjen e arterieve periferike jane:

  1. Analizat e gjakut.
    Testet e gjakut behen per te kontrolluar nivelin e yndyrnave si kolesteroli i larte, trigliceridet e larta dhe diabeti.
  2. Indeksi i kyçit te kembes-brachial (ABI).
    Ky eshte nje test i zakonshem qe perdoret per te diagnostikuar kete semundje. Ai krahason tensionin e gjakut ne kyçin e kembes me tensionin e gjakut ne krah.Mjeku mund t’ju kerkoj te beni nje ecje si zakonisht dhe me pas bene matjet e tensionit te gjakut.
  3. EKO te ekstremiteteve(kembe dhe/ose krahe).
    Ky test shikon se si gjaku leviz neper enet e gjakut. Ekografia Doppler eshte nje lloj i veçante i EKO qe perdoret per te dalluar arteriet e bllokuara ose te ngushtuara.
  4. Angiografia.
    Ky test perdor rreze X, MRI ose CT jane ato qe perdoren per te kerkuar bllokime ne arterie.

SI TRAJTOHET SEMUNDJA E ARTERIEVE PERIFERIKE?

Qellimet e trajtimit te semundjes se arterieve periferike jane:

  1. Menaxhimi i simptomave, te tilla si dhimbjet e kembeve gjate ecjeve te gjata ose qendrimit gjate ne kembe.
  2. Permiresimi i shendetit te arterieve per te zvogeluar rrezikun e sulmit ne zemer dhe goditjes ne tru.
  • Ndryshimi i stilit te jeteses.

Ndryshimet e stilit te jeteses mund te ndihmojne ne permiresimin e simptomave, vecanerisht ne fillimet e semundjes se arterieve periferike. Lenia e duhanit eshte nje nga ndryshimet me te mira qe mund ti beni vetes.Po ashtu ushtrimet fizike dhe nje plan i rregullt ushtrimesh fizike mund te kete nje ndikim shume te rendesishem ne semundje.

  • Medikamentet.

1.Ilacet per kontrrolllin e kolesterolit.
Medikamentet e quajtura statina zakonisht jepen nga mjeku per njerezit qe vuajne nga kjo semundje. Statinat ndihmojne ne uljen e kolesterolit te keq dhe zvogelojne grumbullimin e pllakave aterosklerotike ne arterie. Statinat gjithashtu ulin rrezikun e sulmeve ne zemer dhe goditjeve ne tru.
2.Ilaçet per te kontrrolluar hipertensionin.
Tensioni i larte, i pakontrolluar i gjakut mund t’i beje arteriet te ngurtesohen dhe te humbasin elasticitetin. Kjo mund te ngadalesoje rrjedhen e gjakut.
3.Ilacet per kontrollin e sheqerit ne gjak.
Nese keni diabet, kontrolli i niveleve te sheqerit ne gjak behet edhe me i rendesishem.
4.Antikoagulantet.
Semundja e arterieve periferike lidhet me uljen e qarkullimit te gjakut ne gjymtyre. Pra, mund te jepen ilace per te permiresuar qarkullimin e gjakut. Aspirina ose nje ilac tjeter, si klopidogrel (Plavix), mund te perdoret per te parandaluar mpiksjen e gjakut.
5.Ilace per dhimbjen e kembeve.
Ilaçi cilostazol hollon gjakun dhe zgjeron enet e gjakut. Ajo rrit rrjedhjen e gjakut ne gjymtyre. Efektet anesore te zakonshme te ketij ilaci perfshijne dhimbje koke dhe diarre. Nje ilac alternativ mund te jete pentoksifilina. Efektet anesore jane te rralla me kete mjekim, por ne pergjithesi nuk funksionon aq mire sa cilostazoli.

  • Operacionet .
  1. Angioplastika dhe vendosja e stentit.
    Kjo procedure behet per te hapur arteriet e bllokuara. Mund te diagnostikoje dhe trajtoje nje ene te bllokuar ne te njejten kohe.
  2. Kirurgji bypass.
    Kirurgu krijon nje shteg rreth arteries se bllokuar duke perdorur nje ene gjaku te marre nga vena safena ne kembe zakonisht.
  3. Terapia trombolitike.
    Nese nje mpiksje gjaku bllokon nje arterie, nje ilac per tretjen e mpiksjes mund te jepet direkt ne arterien e prekur.

REFERENCAT

https://www.webmd.com

https://www.everydayhealth.com

https://www.cdc.gov

https://www.hopkinsmedicine.org

https://www.healthline.com