Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

RUBEOLA

CFARE ESHTE RUBEOLA?

Rubeola eshte nje infeksion viral ngjites i njohur me se miri nga skuqja karakteristike e lekures se personit te infektuar.
Rubeola nuk eshte e njejte me fruthin, por te dy semundjet ndajne disa shenja dhe simptoma te njejta, sic eshte skuqja karakteristike e lekures.
Rubeola, e quajtur ndryshe edhe si fruthi gjerman, eshte nje semundje virale qe perhapet nga nje person ne nje person tjeter duke rene ne kontakt me sperklat e sekrecioneve respiratore te nxjerra nga nje person i infektuar.
Semundja mund te perhapet gjithashtu duke prekur hunden ose gojen me duart e kontaminuara/te papastra te nje personi qe aksidentalisht mund te kete rene ne kontakt me sekrecionet e nje personi te semure.
Vaksina e fruthit-shytave-rubeolës (MMR) eshte e sigurt dhe shume efektive ne parandalimin e rubeoles.
Vaksina siguron mbrojtje te perjetshme kunder semundjes se rubeoles.
Ne shume vende, infeksioni i rubeoles eshte i rralle ose edhe inekzistent. Megjithate,virusi ende shkakton probleme serioze per foshnjat, nenat e te cileve jane te infektuara gjate shtatzenise.

CILET JANE SHKAKTARET E KESAJ SEMUNDJE?

Rubeola shkaktohet nga nje virus qe ka aftesine te transmetohet nga nje person tek nje tjeter.
Infeksioni mund te perhapet kur nje person i infektuar kollitet ose teshtin ne nje distance shume te afer kundrejt nje personi tjeter.
Mund te perhapet edhe nga kontakti i drejtperdrejte me mukozen e infektuar nga hunda dhe fyti.
Rubeola gjithashtu mund te transmetohet nga grate shtatzena te femijet e tyre te palindur permes qarkullimit te gjakut.

Nje person qe eshte infektuar me virusin qe shkakton rubeolen eshte ngjites per rreth nje jave para fillimit te skuqjes deri rreth nje jave pasi skuqja te zhduket.
Nje person i infektuar mund ta perhape semundjen perpara se personi te kuptoje nese eshte i infektuar .

Rubeola eshte e rralle ne shume vende sepse shumica e femijeve vaksinohen kunder infeksionit ne moshe te re.
Ne disa vende te botes, virusi eshte ende aktiv. Kjo eshte diçka qe duhet marre parasysh perpara se te shkoni jashte vendit, vecanerisht nese jeni shtatzene.

Pasi te keni kaluar semundjen, ju do te keni nje imunitet te perjetshem.

CILAT JANE SIMPTOMAT QE MANIFESTON RUBEOLA NE ORGANIZEM?

Shenjat dhe simptomat e rubeoles jane shpesh te veshtira per tu zbuluar, vecanerisht tek femijet,kjo sepse 25-50% e rasteve me rubeol jane asimptomatike.

Inkubacioni(koha nga infektimi deri ne shfaqjen e simptomave) normalisht zgjat 16-18 dite, por mund te zgjase edhe 12-23 dite. Personat me rubeole jane infektues nga 7 dite para fillimit te skuqjes deri ne 7 dite pas shfaqjes se skuqjes.
Shenjat dhe simptomat zakonisht shfaqen midis 2-3 javesh pas ekspozimit ndaj virusit. Ato zakonisht zgjasin rreth 1-5 dite dhe mund te perfshijne:

  • Ethe e lehte e shoqeruar me temperature 38,9 grade celcius.
  • Dhimbje koke.
  • Hunde te bllokuara ose rrjedhje hundesh.
  • Sy te skuqur, kruarje te syve.
  • Nyjet limfatike te zmadhuara dhe te buta ne bazen e kafkes(vendi i bashkimit te qafes me koken), ne pjesen e pasme te qafes dhe pas vesheve.
  • Nje skuqje e lehte roze qe fillon ne fytyre dhe perhapet shpejt ne trung(trup) dhe me pas ne krahe dhe kembe.
  • Dhimbje kycesh, vecanerisht te femrat e reja.

Tek grate shtatzana simptomat jane:

Defektet kongenitale jane shume te shpeshta per femijet,nenat e te cileve jane infektuar me rubeole gjate shtatzanise, Dhe simptomat e semundjes jane:

  • defektet e syrit,
  • defektet e zemres
  • shurdhim sensorineural
  • vonesa mendore
  • mangesi te tjera te imunitetit.

SI BEHET DIAGNOSTIKIMI I RUBEOLES?

Rubeola zakonisht diagnostikohet bazuar ne nje histori te plote mjekesore dhe ekzaminim fizik te femijes suaj ose te pacientit ne fjale.
Lezionet e rubeoles jane unike dhe zakonisht lejojne te vendoset diagnoza thjesht me nje ekzaminimin fizik.
Pervec kesaj, mjeku i femijes suaj mund te rekomandoj teste gjaku ose urine per te konfirmuar diagnozen.

SI REALIZOHET TRAJTIMI I SEMUNDJES SE RUBEOLES?

Trajtimi perfshin pushimin e gjate ne shtrat, konsumimin e shume lengjeve dhe medikamenteve per trajtimin e ethes, dhimbje koke ose dhimbje kycesh.
Antibiotiket as nuk sherojne dhe as parandalojne rubeolen. Nuk ka ilace antivirale per trajtimin e rubeoles.

Parandalimi me i mire kunder rubeoles eshte imunizimi.
Vaksina e rubeoles eshte pjese e vaksines MMR (fruthi-shytat-rubeole) qe administrohet tek femijet qe nga mosha 12 muajshe. Personeli i prekshem i spitalit, vullnetaret,infermieret, mjeket dhe te gjithe personat qe nuk jane te imunizuar duhet te vaksinohen kunder rubeoles.
Grate qe jane shtatzene ose synojne te mbeten shtatzene brenda tre muajve, megjithate, nuk duhet te marrin vaksinen e rubeoles.

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/rubella.html

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/rubella/symptoms-causes/syc-20377310

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/rubella/diagnosis-treatment/drc-20377315#:~:text=So%20health%20care%20providers%20usually,infection%20or%20a%20rubella%20vaccine.

https://my.clevelandclinic.org/health/diseases/17798-rubella