Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

KOLLA ALERGJIKE

CFARE ESHTE NJE KOLLE ALERGJIKE DHE SI LIND AJO?

Nje kolle alergjike fillon kur ju thithni nje mikrob apo nje substance qe sistemi imunitar e njeh si te rrezikshme, megjithese ne te vertete nuk eshte e tille. Kolla eshte zakonisht e thate dhe pa sekrecione, qe do te thote se personi nuk nxjerr mukoze(gelbaze) nga goja.
Kolla nuk shkaktohet nga ndonje infeksion, siç eshte e ftohura ose grip. Perkundrazi, eshte nje simptome e zakonshme e alergjive sezonale.
Poleni i pemeve dhe barit, gezofi i kafsheve shtepiake, pluhurat ose myku jane disa alergene qe mund te shkaktojne nje kolle alergjike.
Mos harroni qe nje kolle alergjike do te zgjase derisa te trajtohet ose te hiqni alergenin qe e ka shkaktuar ate.

Si ndodh nje pergjigje e sistemit imunitar perkundrejt mikrobit alergen?
Kur jeni te ekspozuar ndaj nje alergeni, sistemi juaj imunitar prodhon imunoglobulinën E(IgE). Kjo substance shkakton nje reaksion zinxhir qe fillon me qelizat imune (mastocitet dhe bazofilet) qe leshojne histaminen kimike ne qarkullimin e gjakut.

Histamina eshte shkaktari kryesor i simptomave te alergjise. Ajo shkakton zgjerimin e eneve te vogla te gjakut dhe rrjedhjen e lengjeve ne indet aty prane. Kur kjo ndodh ne hunde dhe sinuse, mund te çoje ne bllokim dhe rrjedhje hundesh.

Nje kolle e lidhur me alergjine ndodh kur mukusi i mbiprodhuar rrjedh nga pjesa e pasme e hundes per ne pjesen e pasme te fytit. Drenimi mund te nxise reflekset e kolles dhe te japi lindjen e asaj qe quhet kolle alergjike.

KOLLA ALERGJIKE QE NDODH NGA NGACMIMI I SISTEMIT TE SIPERM RESPIRATOR (RRUGEVE TE SIPERME AJRORE)?

Ethet e barit, e njohur gjithashtu si riniti alergjik, eshte nje gjendje e zakonshme alergjike ne sistemin e siperm te rrugeve te frymemarrjes qe mund te shkaktoje kolle. Sipas Shoqatës Amerikane te Mushkerive, ethet e barit mund te kene simptoma te ngjashme me ato te ftohjes se zakonshme, si kolla e thate, rrjedhje te hundeve dhe teshtitje.

Nese nje person eshte i ekspozuar vazhdimisht ndaj nje shkaktari alergjik, ai mund te shkaktoje edhe kullim te hundeve drejt rrugeve te poshtme ajrore. Kjo ndodh per shkak te prodhimit te shtuar te mukusit si rrjedhoje e nje reagim ndaj alergeneve. Ndersa keto sekrecione derdhen ne fyt, mund te shkaktojne zhvillimin e nje kolle te thate.

KOLLA ALERGJIKE QE NDODH NGA NGACMIMI I SISTEMIT TE POSHTEM RESPIRATOR (RRUGEVE TE POSHTME AJRORE)?

Ne sistemin e poshtem te rrugeve te frymemarrjes, lind astma alergjike atehere kur alergenet shkaktojne simptoma te astmes. Kjo eshte forma me e zakonshme e semundjes se astmes.

Fondacioni Amerikan i Astmes dhe Alergjise rendit simptomat e meposhtme te astmes:

  • kollitje
  • shtrengim ne gjoks
  • kolle me fishkellima
  • gulçim
  • frymemarrje e shpejte

Organizata thote se vetem nje profesionist mjekesor mund ta diagnostikoje astmen alergjike. Nese nje person po perjeton ndonje nga keto simptoma, ai duhet te kontaktoje mjekun e familjes i cili do tju drejtoje drejt trajtimeve te duhura.

SI MUND TA TRAJTONI NJE KOLLE ALERGJIKE NE KUSHTE SHTEPIE?

Disa menyra per te trajtuar nje kolle alergjike ne shtepi jane:

  1. Marrja e disa medikamenteve pa recete
    Ilaçet kunder alergjive, te tilla si antihistaminiket, sprajet e hundeve dhe dekongestantet, mund te ndihmojne ne reduktimin e inflamacionit dhe prodhimit te mukusit qe mund te çoje kolle.
    Sprajet e hundes dhe antihistaminiket mund te ndihmojne ne zbutjen e nje kolle alergjike qe prek traktin e siperm respirator. Inhalatoret (p.sh., albuterol) zakonisht nevojitet per te trajtuar nje kolle alergjike qe prek rruget e poshtme te frymemarrjes.
  2. Perdorimi i nje lageshtuesi ose avullit te ujit nga dushi
    Lageshtuesit mund te ndihmojne ne pastrimin e sekrecioneve dhe qetesimin e irritimit te fytit.
  3. Perdorimi i nje pastruesi ajri
    Nje pastrues ajri me cilesi te larte mund te ndihmoje ne reduktimin e numrit te alergeneve dhe irrituesve ne ajer brenda shtepise ose zyres se nje personi.

SI TA DALLONI NESE NJE KOLLE ESHTE ALERGJIKE OSE JO?

Lloji i kolles qe shfaqet tek nje njeri.Simptomat e mundshme.
Kolle alergjike1. Hunde qe rrjedhin ose jane te bllokuara.
2. Teshtitje.
3. Sy te skuqur ose qe lotojne.
4. Lodhje.
5. Dhimbje koke.
6. Kolle me gulcima.
Kolle astmatike1. Kolle me gulcima.
2. Ndjesia e shtrengimit ne gjoks.
3. Kolle me fishkellima.
4. Perkeqesimi i kolles kur qeshni ose beni ushtrime fizike.
Kolle si pasje e te ftohures dhe gripit1. Ethe.
2. Dhimbje te fytit.
3. Rrjedhje te hundeve.
4. Lodhje te pergjithshme.
5. Teshtitje.
6. Dhimbje koke.
Covid-191. Ethe.
2. Lodhje.
3. Humbje te shijes ose aromave.
4. Dhimbje te fytit.
5. Dhimbje koke.
6. Dhimbje te pergjithshme.
7. Diarre.
8. Gishtat e duarve ose te kembeve te zbardhura.
9. Sy te skuqur ose te irrituar(qe kruhen vazhdimisht).

REFERENCAT

  1. Pawankar, R. (2014). Allergic diseases and asthma: A major global health concern. Current opinion in allergy and clinical immunology, 14(1), 1-2.
  2. Bousquet, J., Khaltaev, N., Cruz, A. A., Denburg, J., Fokkens, W. J., Togias, A., … & Zuberbier, T. (2008). Allergic Rhinitis and its Impact on Asthma (ARIA) 2008 update (in collaboration with the World Health Organization, GA2LEN and AllerGen). Allergy, 63(S86), 8-160.
  3. Brozek, J. L., Bousquet, J., Agache, I., Agarwal, A., Bachert, C., Bosnic-Anticevich, S., … & Casale, T. (2017). Allergic Rhinitis and its Impact on Asthma (ARIA) guidelines—2016 revision. Journal of Allergy and Clinical Immunology, 140(4), 950-958.
  4. Bachert, C., Zhang, N., Holtappels, G., & De Lobel, L. (2016). Pathogenesis of chronic rhinosinusitis: inflammation. Journal of allergy and clinical immunology, 138(6), 1502-1510.
  5. Pawankar, R., Canonica, G. W., & Holgate, S. T. (Eds.). (2013). White book on allergy. World Allergy Organization.