Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

KANCERI I TIROIDES

KANCERI I TIROIDES

Cfare eshte kanceri i tiroides?

Tiroidja eshte nje gjender ne formen e flutures dhe gjendet ne pjesen e perparme te qafes , poshte “Molles se Adamit “. Tiroidja eshte nje gjender me funksion prodhimin e disa substancave hormonale shume te rendesishme .

Gjendra tiroide ka/perbehet nga dy lloje qelizash :

  1. Qelizat folikulare .
    Prodhojne hormonet T3 dhe T4 ( hormonet e tiroides ) , qe ndihmojne ne rregullimin e : temperatures , te rrahurave e zemres dhe nivelin e energjis ne trup .
  2. Qelizat C
    Funksioni kryesor i tyre eshte prodhimi i Kalcitonines , i cili kontrollon nivelet e kalciumit ne gjak .

Kanceri i gjendres tiroide mund te shfaqet ne 3 forma te ndryshme :

  1. Karcinoma e tipit Papilar dhe Folikular.
    Perben 80-90% te te gjitha rasteve me karcinom te gjendres tiroide .
    Nese zbulohet heret kjo lloj karcinome mund te trajtohet me sukses .
  2. Karcinoma Medulare e Tiroides (MTC) .
    Kjo lloj karcinome formohet ne qelizat C te tiroides dhe eshte i lehte per tu kontrolluar nese zbulohet heret , para se te perhapet ne pjese te tjera te trupit . MCT ne 80% te rasteve identifikohet te ato persona pa ndonje histori familjare pozitive per kete patologji .
  3. Karcinoma Anaplastike e Tiroides .
    Kjo lloj karcinome eshte me pak e zakonshme nder llojet e tjera , perben 1-2 % te rasteve me karcinom te tiroides . Kjo karcinom fillon nga qelizat folikulare dhe ka nje tendence te perhapet shpejt duke e bere trajtimin nje sfide te vertete .

Cilat jane shkaktaret dhe faktoret e rriskut per zhvillimin e kancerit te tiroides?

Shkaqe te qarta , te cilat jane provuar te shkaktojne patologjine e kancerit te tiroides nuk ka . E megjithate si faktore rrisku te mundshem mund te permendim :

  • Kanceri i tiroides shfaqet me shpeshe tek grate sesa tek burrat , duke prekur me shume hispaniket dhe banoret e ishujve te Paqesorit sesa racen e bardhe ose popujt me ngjyre ( zezaket ).
  • Nje diete me mungese te theksuar te jodit eshte e zakonshme ne rastet e kancerit folikular te tiroides . Po ashtu kombinimi i : nje diete me sasi te ulura te jodit dhe ekspozimi ndaj rrezatimit rrit shancet per zhvillimin e kancerit papilar te tiroides .

Rrjedhja radioaktive ( te mbijetuarit e aksidentit te Cernobilit ne 1986 dhe ato qe jetoje prane impianteve te prodhimit te armeve berthamore ) kane nje rrezik te larte per te zhvilluar kancer te tiroides .

Personat e ekspozuar ndaj dozave te larta te rrezatimit ne vitet 1920-1950 , si trajtim per semundjet e femijeris , po ashtu paten nje rrisk teper te larte per zhvillimin e kancerit te tiroides .

Shumica e rasteve me kancer papilar dhe folikular te tiroides , gjenden tek ato persona ndermjet moshes 20-60 vjec . Kanceri i tiroides eshte pare, ne saj te studimeve statistikore , qe prek te rinjte e moshes 20-55 vjec . Rreziku per kancer te tiroides rritet me rritjen e moshes , ndikuar edhe nga faktore rrisku te tjere . Rastet me noduset beninje te tiroides dhe karcinoma te tiroides kane nje shkalle mbijetese deri ne 97%.

Cilat jane simptomat e kancerit te tiroides?

Stadet fillestare te kancerit te tiroides nuk manifestohen me simptoma te dukshme , e ndersa ai fillon te perhapet ne trup mund te manifestohet me keto simptoma :

  1. Dhimbje ne qafe ose ne fyt .
  2. Veshtiresi ne frymemarrje .
  3. Ze i ngjirur dhe disfagi( veshtiresi ne te gelltitur ).
  4. Formimin e disa noduseve ( gungave ) ne pjesen e perparme te qafes , posht molles se Adamit
  5. Prezenca/jo e edemave qe perfshijne noduset ne zonen e qafes .

Duhet patjeter te kontaktoni me mjekun tuaj nese perjetoni ndonje prej simptomave te mesiperme . Megjithese nje semundje shume e veshtire , diagnostikimi i hershem mund te krijonte mundesi shume te mira trajtimi . Zbulimi i masave jonormale ne gjendren e tiroides ne stade te hershme mund te jete shume pozitive per trajtimin me pas .

Megjithese rrezatimi jonizues eshte nje nder shkaktaret kryesor te kancerit te tiroides , perdorimi i Jodit radioaktiv -131 eshte pare si burim pozitiv per trajtimin e kancerit te tiroides . Pra I-131 eshte nje mjet shume efektiv per te vrare qelizat kancerogjene ne tiroide .

Si mund ta parandalojme shfaqjen e kancerit te tiroides?

Nuk ka pothuajse asnje menyre per ta parandaluar shfaqjen e kancerit te tiroides , pasi nuk ka pothuajse asnje lidhje mes personave te prekur nga kanceri i tiroides dhe faktoreve te rrezikut . Testimi gjenetik i MCT Familjare mund te perdoret per te depistuar/detektuar rrezikun tek personat me histori familjare per kete semundje . Keto persona me kete rrisk per patologjin do te kene mundesine ta ndjekin ecurin e tiroides nga afer dhe nese del e nevojshme heqja e tiroides per te parandaluar zhvillimin e nje MCT.

  • Ngrenia e nje diete te shendetshme , me shume fruta dhe perime dhe me pak yndyrna shtazore
  • Mbajtia e nje peshe optimale
    Te dyja keto element jane pare te ndikojne ne parandalimin e shume llojeve te kancerit , perfshire edhe kete te tiroides .

REFERENCAT

https://dph.illinois.gov/topics-services/diseases-and-conditions/diseases-a-z-list/thyroid-cancer.html

https://www.cancer.org/

https://www.cancer.gov/

http://www.thyca.org/

https://www.medinfo.al/Semundjet/Kanceri_i_tiroides.html