Register Now

Login

Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Add question

Login

Register Now

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

GURET NE TEMTH

CFARE JANE GURET NE TEMTH?

Guret ne veziken biliare apo guret ne temth formohen ne fshikezen e temthit, nje qese e vogel ne forme dardhe ku ruhet lengu biliar, shume i rendesishem per tretjen e ushqimeve.
Guret jane pjese te materialeve biliare te forta qe formohen aty si rezultat i ndryshimeve qe ndodhin ne organizem. Lengu biliar permban kolesterol, bilirubine, kripera biliare dhe lecitine. Guret e temthit zakonisht perbehen nga kolesteroli ose bilirubina qe mblidhen ne fund te vezikes(qeses) se temthit derisa te forcohen e te behen si “gure” .

Guret e temthit mund te jene te vegjel sa nje kokerr rere ose mund te rrisin permasat e tyre edhe sa nje rruaze.
Ne fakt, jane guret e vegjel qe kane me shume mundesi te shkaktojne telashe. Kjo per shkak se guret me te vegjel mund te levizin drejt nje organi tjeter, ndersa ata me te medhenj priren te qendrojnë te vendosur.
Guret e temthit qe udhetojne mund te ngecin diku dhe te krijojne nje bllokim.

CFARE MUND TE SHKAKTOJE FORMIMI I GUREVE NE TEMTH?

Kolelitiaza eshte nje semundje qe prek veziken(qesen) e temthit si pasoj e problemeve qe sjellin formimi i gureve ne te. Shume njerëz mund te vuajne nga kolelitiaza dhe nuk e dine se jane te semure.
Guret e temthit nuk do te shkaktojne domosdoshmerisht ndonje problem, por duke marre parasysh se ato mund te levizin dhe te japin nje bllokim te orgneve te tjera poshte saj atehere eshte pare e domosdoshme trajtimi i kesaj semundje. Kjo sepse guret e vegjel mund te udhetojne nga vezika biliare drejt rrugeve biliare, ngecja qofte edhe e nje guri te vogel aty mund te behet shkak per nje pamjaftueshmeri te pankreasit. Po ashtu nje semundje e tille mund te japi demtim te melcise dhe probleme me tretjen e ushqimeve ne zorren e holle, sidomos te yndyrnave.

Guret e temthit jane nje semundje e zakonshme ne vendet e zhvilluara, duke prekur rreth 10% te te rriturve dhe 20% te atyre mbi 65 vjeç. Vetem 20% e njerezve te diagnostikuar me gure ne temth kane nevoje per trajtim kirurgjikal.

KUSH JANE SIMPTOMAT E GUREVE NE TEMTH?

Ju nuk do te jeni ne gjendje te kuptoni nese keni gure ne temth nese njeri prej gureve nuk ngec diku dhe te shkaktoj nje bllokim. Kur kjo ndodh, simptoma me tipike eshte dhimbja e barkut, ne kuadrantin e siperm te djathte te barkut, e quajtur dhimbje barku biliare (Vizatoni nje vije imagjinare qe ta ndaje barkun tuaj ne 4 kuadrate te barabarta, dhe dhimbja gjendet ne kuadratin e siperm djathtas).
Dhimbja eshte shume e madhe pas konsumimit te vakteve te medha te ushqimit, atehere edhe kur duhet nje sasi e madhe lengu biliar per te tretur ushqimet. Nese ka ndodhur bllokimi atehere tkurrja e vizkes biliare per te derdhur bilen do te japi dhimbje te barkut.

Si eshte dhimbja nga guret e temthit?


Dhimbja e vezikes se temthit ndodh me shpesh ne kuadratin e siperme te djathte te barkut, poshte kafazit e kraharorit. Por ndonjehere ne rastet e renda dhimbja mund te duket edhe si nje dhimbje e te gjithe barkut dhe ti nuk mund te vendosesh dot doren ne nje pike te vetme.
Po ashtu dhimbja mund te irridiatohet diku tjeter larg vezikes se temthit, me shpesh ne krahun e djathte ose ne shpatull. Fillon si dhimbje e vogel dhe më pas rritet vazhdimisht ne intensitet, sidomos pas ngrenies se ushqimit.

Dhimbja eshte e qendrueshme(nuk largohet) dhe fillon si nje shqetesim i lehte, pra zakonisht eshte e shurdher, por mund te rritet intensiteti i dhimbjes dhe perkeqesohet gjendja me kalimin e kohes.
Dhimbja biliare shpesh shoqerohet me nauze dhe te vjella, qe quhet gjithashtu “sulm i fshikezes se temthit”.

A shkaktojne guret e temthit simptoma te tjera?


Kur nje gur i temthit shkakton nje bllokim te vazhdueshem ose nje infeksion, do te keni simptoma te inflamacionit akut. Kjo mund te perfshije:

  1. Dhimbje e vazhdueshme.
  2. Ethe dhe te dridhura.
  3. Rritje te numrit te rrahjeve te zemres.

Ju gjithashtu mund te shfaqni simptoma te akumulimit te biles ne qarkullimin e gjakut, te tilla si:

  1. Verdhezen.
  2. E bardha e syrit(Sklera) ne gjyre te verdhe.
  3. Urina me ngjyre si caj i erret.

SI MUND TE DIAGNOSTIKOHEN GURET NE TEMTH?

  1. Ekografia
    Ekografia e barkut eshte nje egzaminim i thjeshte dhe shume i rendesishem per te zbuluar guret ne temth. Zakonisht eshte gjithçka qe nevojitet per te lokalizuar guret ne temth. Megjithate, ai nuk e vizualizon shume mire kanalin biliar dhe nese dyshohet se ka nje gur te fshehur aty, ai mund te kete nevoje te perdore nje lloj tjeter egzaminimi.
  2. MRCP
    Kolangiopankreatografia me rezonance magnetike (MRCP) eshte nje lloj e MRI qe vizualizon kanalet biliare dhe krijon imazhe shume te qarta te sistemit biliar. Mjeku mund ta perdore kete egzaminim fillimisht per te gjetur nje gur te dyshuar te temthit. Por nese ata tashme jane mjaft te sigurt se guri eshte atje, ata mund ta kalojne ate dhe te shkojne direkt ne nje ERCP.
  3. ERCP
    ERCP nenkupton kolengiopankreatografine retrograde endoskopike eshte i dobishem per gjetjen e gureve te temthit sepse mund te perdoret gjithashtu per t’i hequr ato nga kanalet e rrugeve biliare nese kane ngecur atje. Ai perdor nje kombinim te rrezeve X dhe endoskopisë, qe do te thote te kalosh nje kamere te vogel ne fund te nje tubi, qe shkon nepermjet rrugeve tretese ne veziken biliare.

Kolangiopankreatografia retrograde endoskopike (ERCP) mund te diagnostikoje dhe ndonjehere trajtoje guret e temthit.

KUSH JANE TRAJTIMET E MUNDESHME PER GURET NE TEMTH?

Largimi i gureve te temthit pa kirurgji.
Guret e temthit ne kanalet biliare qe nuk kane ngecur diku mund te kalojne me sukses nepermjet zorreve tuaja, ato mund te largohen permes jashteqitjes tuaj.

Ka disa medikamente qe mund te ndihmojne ne shperberjen e gureve me te vegjel te temthit. Keto ilace kerkojne shume muaj per te funksionuar, keshtu qe nuk jane zgjedhja me praktike per njerezit qe perjetojne simptoma e kolecistitit. Ato gjithashtu mund te jene praktike per njerezit qe kane gure ne temth, por nuk kane ende simptoma.

Ka disa menyra per te hequr guret biliar ne rruge kirurgjikale.

Guret e temthit ne fshikezen e temthit hiqen duke hequr veziken e temthit (kolecistektomia). Kjo zakonisht mund te behet me laparoskopi, nje teknike kirurgjikale minimalisht invazive.

  1. Laparoskopia
    Nje kolecistektomia laparoskopike përdor “prerje te vogla me vrima sa te nje çelesi” ne barkun tuaj per te operuar me ndihmen e nje kamere te vogël te quajtur laparoskop. Prerjet e vogla sjellin me pak dhimbje pas operacionit dhe nje kohe me te shpejte rikuperimi sesa operacioni me metoden e hapur.
  2. Kirurgji e hapur.
    Disa njerez mund te kene nje gjendje shendetesore me te komplikuara qe kerkojne kirurgji te hapur per t’u menaxhuar. Nese keni nje operacion te hapur, do te keni nje qendrim me te gjate ne spital me pas dhe nje rikuperim me te gjate ne shtepi. Disa kolecistektomi laparoskopike mund te kene nevoje te kalojne ne kirurgji te hapur nese kirurgu juaj has ne komplikacione gjate procedures.

REFERENCAT

  1. Everhart JE, Khare M, Hill M, Maurer KR. Prevalence and ethnic differences in gallbladder disease in the United States. Gastroenterology. 1999;117(3):632-639. doi:10.1016/s0016-5085(99)70394-0
  2. Portincasa P, Di Ciaula A, de Bari O, Garruti G, Palmieri VO, Wang DQ. Management of gallstones and its related complications. Expert Rev Gastroenterol Hepatol. 2016;10(1):93-112. doi:10.1586/17474124.2016.1101465
  3. Shaffer EA. Gallstone disease: Epidemiology of gallbladder stone disease. Best Pract Res Clin Gastroenterol. 2006;20(6):981-996. doi:10.1016/j.bpg.2006.05.004
  4. Lammert F, Gurusamy K, Ko CW, Miquel JF, Méndez-Sánchez N, Portincasa P, van Erpecum KJ, van Laarhoven CJ. Gallstones. Nat Rev Dis Primers. 2016;2:16024. doi:10.1038/nrdp.2016.24