Gjendra Tiroide
Question
Pershndetje
Doja tju pyesja kam gjendrat tiroide dhe analiza e tyre ka problem te behet dhe kur je e ngrene apo behet vetem esull dhe pa a marr medikamentin .Faleminderit
Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.
Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën "siç është" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Per te kryer analizat e funksionit te tiroides nuk ka rendesi nese hani apo jo, pasi truri stimulon prodhimin e hormonit te tiroides gjate gjithe dites pa u ndikuar aspak nga ushqimi. Ne pergjithsi testohet niveli i TSH dhe T3 e T4, varet se cfare ju kerkon endokrinologu juaj.
Eshte e vertete qe jane disa faktore qe ndikojne ne rezultate jo te verteta. Psh.:
– Vlerat e TSH mund te dalin me te ulta nese perdorni aspirin, steroide, dhe jeni nen mjekim me heparin. Nderkohe keto vlera mund te dalin me te larta nese perdorini ilace si lithium, kalium, jod dhe injeksione me TSH.
– Vlerat e T4 mund te ndikohen nga perdorimi i estrogjenit, antikonvulsanteve, aspirines dhe antikoaguluesve te gjakut. Ne pergjithsi ne shtatzani ato mund te dalin te larta.
Nese doktori ju ka dhene te testoni TPO (Microsomal Thyroid Antibodies), atehere vlerat mund te ndikohen nga perdorimi i steroideve apo dhe amiodaronit; nga osteoporoza, shtatzania, semundje te melcise dhe nga diabeti insulino vartes.
Ne pergjithsi ne rekomandojme kryerjen e testit te tiroides ne cilen orar te doni gjate dites, pavaresisht se keni ngrene apo jo, dhe themi te mos e marrin dozen e asaj dite nese jane duke marre mjekim per tiroiden.
Shpresoj tju jem pergjigjur pyetjes suaj.
Gjithe te mirat.