DHIMBJA E FUNDSHPINES(MESIT)
CFARE ESHTE DHIMBJA E FUNDSHPINES(MESIT)?
Dhimbja e mesit mund te jete pasoje e shume lendimeve, aksidenteve ose semundje te ndryshme, por me shpesh, nje demtim i muskujve ose tendinave ne shpine.
Dhimbjet mund te variojne nga te lehta ne te renda. Ne disa raste, dhimbja mund ta beje te veshtire ose te pamundur ecjen, gjumin, punen ose aktivitetet e perditshme.
Zakonisht, dhimbja e shpines permiresohet me pushim, qetesues dhimbjesh dhe fizioterapi. Injeksionet e kortizonit dhe fizioterapia mund te lehtesojne dhimbjen dhe te ndihmojne procesin e shërimit. Disa lendime dhe semundje te shpines kerkojnë riparim kirurgjikal.
SA TE SHPESHTA JANE DHIMBJET E FUNSHPINES(MESIT)?
Cdonjeri ne rreth 4 deri ne 5 persona ka dhimbje ne pjesen e poshtme te shpines ne nje moment te jetes.
Ajo perben nje nga arsyet me te shpeshta te vizitave tek mjeku.
Disa njerez kane me shume gjasa te kene dhimbje ne pjesen e poshtme te shpines se te tjeret. Faktoret e rrezikut per dhimbjen e shpines perfshijne:
- Mosha
Njerezit mbi 30 vjeç kane me shume dhimbje shpine. Disqet (ind i bute qe mbron kockat ne shtyllen kurrizore) konsumohen me kalimin e moshes. Ndersa disqet dobesohen dhe konsumohen, mund te coje ne dhimbje dhe ngurtesi. - Pesha
Njerezit me mbipeshe/obezitet ose me peshe shtese kane me shume gjasa te kene dhimbje shpine. Pesha e tepert ushtron presion ne nyje dhe disqe. - Shendeti i pergjithshem
Muskujt e dobesuar te barkut nuk mund te mbeshtesin shtyllen kurrizore, gje qe mund te çoje ne tendosje dhe ndrydhje te shpines. Njerezit qe pinë duhan, pine shume alkool ose bejne nje menyre jetese te keqe kane nje rrezik me te larte per dhimbje te shpines. - Profesioni dhe menyra e jeteses
Punet dhe aktivitetet qe kerkojne ngritje te peshave ose perkulje mund te rrisin rrezikun e nje demtimi te shpines. - Probleme strukturore
Dhimbja e forte e shpines mund te rezultoje nga semundje, te tilla si skolioza, qe ndryshojne shtrirjen e shtylles kurrizore. - Histori familjare
Njerezit qe kane nje histori familjare te osteoartritit, llojeve te caktuara te kancerit dhe semundjeve te tjera kane nje rrezik me te larte te dhimbjes se shpines. - Shendeti mendor
Dhimbja e shpines mund te rezultoje nga depresioni dhe ankthi.
KUSH JANE SIMPTOMAT E DHIMBJES SE FUNDSHPINES(MESIT)?
Simptomat e dhimbjes se shpines mund te shfaqen papritur ose te shfaqen gradualisht. Ndonjehere, dhimbja shfaqet pas nje ngjarjeje specifike, te tille si perkulja per te marre diçka. Here te tjera, ju mund te mos e kuptoni se çfare e shkaktoi dhimbjen.
Dhimbja mund te jete e mprehte ose e shurdher, ajo mund te preki mesin edhe pjesen e pasme te kembeve. Dhimbja eshte shpesh me e keqe ne pozicione te caktuara (si perkulja) dhe permiresohet kur shtriheni.
Simptoma te tjera te dhimbjes se shpines perfshijne:
- Ngurtesia
Mund te jete e veshtire te levizesh ose drejtosh shpinen. Ngritja nga nje pozicion ulur mund te marre pak kohe dhe mund te ndiheni sikur duhet te ecni ose te shtriheni per t’u liruar. Mund te vereni ulje te levizjes. - Problemet e qendrimit
Shume njerez me dhimbje shpine e kane te veshtire te qendrojne drejt. Ju mund te qendroni “shtrember” ose te perkulur, me bustin tuaj anash. Pjesa e poshtme e shpines mund te duket e sheshte dhe jo e lakuar. - Spazma e muskujve
Pas nje tendosjeje, muskujt ne pjesen e poshtme te shpines mund te ngerthejne ose tkurren ne menyre te pakontrolluar. Spazmat e muskujve mund te shkaktojne dhimbje ekstreme dhe ta bejne te veshtire ose te pamundur qendrimin ne kembe, ecjen ose levizjen.
SI MUND TE ZBULOHEN DHIMBJET E SHPINES?
Ne keto lloj dhimbjesh eshte shume e rendesishme qe mjeku te beje nje vizite fizike me pacientin. Per te kontrolluar per kocka te thyera ose demtime te tjera, mjeku mund te urdheroje analiza imazherike. Keto teste ndihmojne mjekun te shohe pamje te qarta te rruazave, disqeve, muskujve, ligamenteve dhe tendinave.
Mjeku mund tju kerkoj te beni:
- Radiografi te shtylles kurrizore, e cila perdoret per te marre imazhe te disqeve te shtylles kurrizore.
- MRI, e cila perdor nje magnet dhe vale radio per te krijuar imazhe te eshtrave, muskujve, tendinave dhe indeve te tjera te buta.
- Skanimi CT, i cili perdor rrezet X dhe nje kompjuter per te krijuar imazhe 3D te eshtrave dhe indeve te buta.
- Elektromiografia (EMG) per te testuar nervat dhe muskujt dhe per te kontrolluar per neuropati (demtim nervor), i cili mund te shkaktoje ndjesi shpimi gjilperash ose mpirje ne kembet.
Ne varesi te shkakut te dhimbjes, mjeku mund te urdheroje gjithashtu analiza gjaku ose analiza te urines. Testet e gjakut mund te zbulojne shenues gjenetikë per disa gjendje qe shkaktojne dhimbje shpine (si spondiliti ankiloz). Testet e urines kontrollojne per guret ne veshka, te cilet shkaktojne dhimbje ne krah (anet e shpines).
CILAT JANE TRAJTIMET PER DHIMBJEN E FUNDSHPINES(MESIT)?
Dhimbja e shpines zakonisht permiresohet me pushim, akull dhe qetesues kunder dhimbjeve pa recete. Pas disa ditesh pushimi, mund te filloni te ktheheni ne aktivitetet tuaja normale.
Qendrimi aktiv rrit rrjedhjen e gjakut ne zone dhe ju ndihmon te sheroheni.
Trajtime te tjera per dhimbjen e shpines varen nga shkaku. Ato perfshijne:
- Medikamentet
Mjeku mund te rekomandoje barna anti-inflamatore josteroidale (AIJS) ose barna me recete per te lehtesuar dhimbjen. Medikamente te tjera relaksojne muskujt dhe parandalojne spazmat e shpines. - Ushtrimet fizike
Keto ushtrime mund te forcojne muskujt ne menyre qe ata te mund te mbeshtesin shtyllen kurrizore dhe te permiresojne fleksibilitetin/levizshmerine e saj duke parandaluar nje demtim akoma me te rende. - Fizioterapia
Disa trajtime praktike mund te relaksojne muskujt e shtrenguar, te zvogelojne dhimbjen dhe te permiresojne qendrimin dhe shtrirjen. Ne varesi te shkakut te dhimbjes, mund te keni nevoje per manipulimin e nje fizioterapisti. - Injeksione
Mjeku mund te perdor nje gjilpere per te injektuar ilace ne zonen qe shkakton dhimbje. Injeksionet steroide lehtesojne dhimbjen dhe reduktojne inflamacionin. - Kirurgjia
Disa lendime dhe semundje kane nevoje per riparim kirurgjikal. Ekzistojnë disa lloje operacionesh per dhimbjen e shpines, duke perfshire shume teknika minimalisht invazive.
Per te zvogeluar rrezikun e nje demtimi te shpines, duhet:
- Mbani nje peshe te shendetshme.
Pesha e tepert ushtron presion mbi rruazat dhe disqet e shtylles kurrizore. - Forconi muskujt e barkut.
Forcimi i muskujve baze qe mbeshtesin shtyllen kurrizore. - Ngrini ne menyren e duhur objektet apo peshat.
Per te shmangur lendimet, ngrini me kembe (jo me shpine). Mbani sende te renda prane trupit tuaj. Perpiquni te mos e perdridhni bustin ndersa jeni duke e ngritur.
REFERENCAT
https://my.clevelandclinic.org